Për çfarë Islami po na flasin? Qafir, i pa fe, me vra, etj.!



Ne flasim për projektin sheriatik. Qe 50 vite ne kemi filluar të flasim për zbatimin e ligjit të Zotit (sheriatit) si: dënime fizike me goditje shkopi, vrasja me gurë, prerja e duarve, prerja e kokës! Në këtë mënyrë vëllezër të nderuar, ne e keni shndërruar fenë tonë në objekt tallje humori, si diçka të pa vlerë. Turp! Pse, sepse, ne ende nuk jemi vetëdijshëm se në gjithë Kuranin numri i ajeteve të cilat flasin për rregulla sheriatike nuk kalon më shumë se 200 ajete, nga 6236 sa janë gjithsejtë në Kuran.

Pra, të gjitha ajetet të cilat flasin për haxhin, umren, luftën në rrugën e Zotit, agjërimin, shkurorëzimin dhe rregullimin e gjendjes civile, të gjitha këto nuk janë më shumë se 200 ajete. E kjo jep për të kuptuar, se esenca e fesë islame nuk është legjislacioni sheriatik, por është edukata, morali, shpirtërorja, lidhja me Zotin, këndvështrimi i thellë njerëzor dhe human ndaj Zotit, e jo ai sipërfaqësor, pra kjo është feja, dhe jo kjo çfarë sot na paraqitet të nderuar vëllezër. Sot gjithçka çfarë na paraqitet si fe është fikh (halali dhe harami).

Dijetar i Islamit sipas përceptimit të sotëm është ai që është dijetar i fikhut. Me fjalë të tjera, fe e njerëzve sot është fikhu (e drejta sheriatike). Ndërsa nëse dikush në minber na fletë për kozmosin, për çështje filozofike, racionale, i thonë se ai nuk po fletë për fe, edhe pse në fakt dhe në realitet kjo është esenca e fesë. Sipas tyre: vrasja, derdhja e gjakut mes njerëzve është më e rëndësishëm sesa pjesa tjetër e ajeteve të cilat janë me mira më shumë se ato të dispozitave.

Ajetet e kisasit (ekzekutimit), texhlidit (ndëshkimit) me shkop e me gurë, ato që flasin për luftëtarë si dhe dënimit në përgjithësi janë gjithsejtë 9 ajete prej 200 atyre të përgjithshme që flasin për 4 dispozita sheriatike të lartpërmendura. E pra ky nuk është sheriati, ky nuk është zbatimi i sheriatit siç po pretendohet. Sipas Islamit, së pari duhet të sigurohen të drejtat e njeriut dhe për to të flitet para se të flasim për dënimin me shkop si dhe për dispozitat tjera, pra para së gjithash, njerëzve duhet t'u sigurohen të drejtat e tyre, e jo të flitet për dënimet dhe ekzekutimet para se të sigurohen të drejtat e tyre njerëzore.

Çdo njeri i cili fletë për ndonjë projekt, i cili nxit dhe rrit anën shpirtërore apo ndonjë projekt tjetër, dhe jo për një projekt i cili i siguron shoqërisë së tij mirëqenie sociale, është i pa pranueshëm, sepse njeriu nuk mund t'i drejtohet Zotit duke menduar 24 orë se si të gjej rrugën për të siguruar kafshatën e bukës për veten dhe fëmijët e tij. Ndryshe, një projekt i tillë do të ishte projekt i dexhallit!

Edhe Ibrahimi a.s., babai i monoteizmit është lutur që populli i tij të jetë i furnizuar më të mira ushqyese si formë e vetme për t'i drejtuar qetë zemrat e tyre drejtë Zotit. Nuk ka botë tjetër, ai që nuk ka jetë të kësaj bote. Unë së pari dua të shoh projekt ekonomik para se dikush të më ofroj projekt të Islamit. Pra, neve parasëgjithash ma duhet një projekt i cili e lufton papunësinë në rend të parë, shlyen borxhet, e ngrit standardin e jetës, siguron dhe mbulon nevojat qoftë edhe më të vogla të shoqërisë.

A keni studim të qartë për këtë, apo vetëm flisni në ajër në emër të Islamit. Të thuhet thjeshtë se Islami është zgjidhje nuk mjafton, çfarë dhe si është zgjidhje?! Shihni çfarë po ndodhë në Egjipt, sa e sa grupe selefiste me drejtime të shumta, të cilat të gjitha thonë se kanë mbështetjen e tyre të saktë burimore. Selefitë në njërën anë e vëllazëria islame në anën tjetër. Që të gjithë flasin në emër të Islamit! Në emër të të cilit Islam?! Pse njerëzit kanë dhe mund të kenë mendime të kundërta kjo është në rregull, por jo të sakrifikohen e të mbyten mes vete e ta quajnë njëri tjetrin pabesimtar e qafir!

Disa thonë po, ne kemi projekt Islam të rritjes së vetëdijes morale dhe të orientimit të drejtë, në mënyrë që qytetari të jetë i sigurt dhe i sinqertë, që të mos gënjej, mos të mashtroj, mos të vjedh, mos të bëjë krime, etj.. Atij i themi: ti, pa rregullim dhe zhvillimi ekonomik, pa rregullim të jetës së qytetarëve je vetëm një dexhall! Betohem në Zotin se nuk ka gjë më të keqe sesa veprimet të cilat njerëzit i bëjnë të varfër. Kurani thotë: "Le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie i cili ( njerëzve) ua ka larguar urinë dhe i ka siguruar nga frika". Nëse nuk ka ushqim dhe siguri nuk ka as ibadet!

Për këtë arsye, shtyrja dhe nxitja e ymetit në të tilla teori, e shtrembërojnë dhe e shkatërrojnë ekonominë dhe sigurinë dhe kjo është e vërtetuar dhe e mbështetur me tekst kuranor. Nxjerrja e njerëzve nga besimi përmes akuzave të ndryshme ndaj njëri tjetrit. Çfarë feje o vëlla. Më jep kafshatën e bukës, sigurinë time, birit tim dhe të nipave të mi, e pastaj më fol për fenë ... I varfëri është në gjendje të gënjej për të plotësuar nevojat e tij, sepse është i detyruar!



Autor: Adnan IBRAHIMI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...