Si të rritim fëmijë kriminelë



1. Ti japësh fëmijës tënd gjithçka që ai kërkon. Do të besojë se ka të drejtë të marrë gjithçka që dëshiron.

2. Të qeshësh kur yt bir thotë fjalë të këqija. Do të rritet duke menduar se të mos respektosh është zbavitëse.

3. Të mos e kritikosh kurrë birin për sjelljen e tij të keqe. Do të rritet duke menduar se në shoqëri nuk egzistojnë rregulla.

4. Të mbledhësh gjithçka që yt bir lë rrëmujë. Do të rritet duke menduar se barra për përgjegjësitë e tij bie mbi të tjerët.

5. Ti lejosh që të shikojë çdo lloj programi në televizion. Do të rritet duke besuar se nuk ka ndonjë dallim midis një fëmijë dhe një të rrituri.

6. Ti japësh birit të gjitha paratë që të kërkon. Do të rritet duke menduar se është e lehtë ti marrësh paratë dhe nuk do të mendohet dy herë të vjedhë për ti arritur ato.

7. Të mbash gjithmonë anën e tij, kundër komshinjve, mësuesve dhe policisë. Do të mendojë se ajo që bën ai është gjithmonë e drejtë dhe janë të tjerët ata që gabojnë.

"Duke ndjekur këshillat e mësipërme ju garantojmë se fëmija juaj do të bëhet një kriminel dhe ne do të bëjmë gati një qeli për të"!

(Departamenti i Policisë së Hjustonit, Texas.)



Këshillë nga: Policia Amerikane

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...