Shoqatat feministe!



Para se të dëgjojmë thirrjet e shoqatave feministe të kuptojmë magjen ideologjike nga ku ushqehen ato! Islami i ka dhënë gjinisë femrore të drejtat e natyrshme në të gjitha fazat e jetës:

- Si vajzë, ku djali dhe vajza trajtohen njëjtë, madje edhe para lindjes së tyre, kur ndaloi mbytjen e foshnjeve femra.

- Si bashkëshorte kur kërkoi që jeta bashkëshortore të ndërtohet mbi parimin e drejtësisë, respektit, dashurisë e dhembshurisë.

- Si nënë kur tha se "xheneti qëndron nën këmbët e saj".

Nuk them se nuk ka shoqata feministe që me të drejt kërkojnë të drejta që padrejtësisht i janë marrë gjinisë femrore. Por parasegjithash duhet të dimë se çfarë ofron ligji hyjnor islam për pozitën e femrës në të gjitha stadet e saj të jetës.

Jeta jonë duhet të përvijohet nga përshpirtësia. Slloganet pa përqasje shpirtërore prodhojnë shund, kiç e absurditet që rezultojnë me vetmi, dëshprim e humbje të shpresës. Vetëm me mësime hyjnore jeta ka kuptim.



Autor: Dr. Ajni SINANI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...