Marre edhe me fol ...!



Komisioni parlamentar e paska miratuar martesen 'gay' si një e drejtë individuale në kuadër të kodit të ri civil të Kosovës. Nuk ka mbetur m'u çudit asgjë, se tash e disa vite e kanë përla Prishtinën me defilime e protesta, pa kurrfarë nevoje.


- 1. -

Problemi është te arsyeshmëria e ligjeve dhe qasja ndaj institucionit të familjes, duke filluar prej Bashkimit Evropian e deri te Kosova jonë. Gjthmonë më ka pëlqyer ligji kundër kufizimit të duhanit në hapësira të mbyllura, sepse është një preventivë për të tjerët që mos ta ngjesin. Martesat 'gay', duke i lënë jashtë kodit civil, sado pak do të përbënte një preventivë kundër kësaj anomalie njerëzore.

Por, ky farë legjitimimi me ligj, në një të ardhme jo të largët, do t'i shtyjë të bëhen të tillë, edhe ata që nuk janë në të vërtetë, për shkak të benifiteve që kjo Evropë e jona do t'u ofrojë, siç ndodh me keqpërdorimin e benifiteve gjithandej botës.


- 2. -

Asgjë më shumë, nuk ka nevojë për sublimim në kodin civil, ngaqë disa të drejta ekzistojnë duke mos u ndaluar shprehimisht me ligj. Pastaj, na tregoni çfarë përfitimesh iu paskan privuar atyre gjer më tani nga institucionet apo shoqëria, e që ky ligj ua garantuaka!? Ata, më duket nuk lindin fëmijë sa që të kenë nevojë për të drejta prindërore.

Nëse, kurorizimi u duhet për përfitime të pasurisë, edhe këtë mund ta mbulojnë privatisht me një akt noterial, siç veprojnë partnerët. Përndryshe, sipas kësaj analogjie, do të duhej që shprehimisht ta theksojmë në ligj edhe lejimin e kurvërisë, bashkëjetesën, pastaj martesën me kafshë, me qenë, me maca, etj.. Ku është dallimi?


- 3. -

Kemi të bëjmë me një anomali njerëzore, që vetë kjo kategori e di se është e tillë. Pastaj, këto martesa parasëgjithash janë të rrezikshme për shëndetin e tyre. Institucionet duhet ta kenë parasysh edhe këtë aspekt, ta zëmë siç veprojnë në kufizimin e shumë të lirive njerëzore, që rrezikojnë vetë individin apo shoqërinë. Individi, me vetëdëshirë e pi drogën, por shteti e dënon, sepse është shkatërrimtare!?

Prandaj, deputetë të nderuar, mos e votoni këtë pjesë të kodit civil. A nuk bën që Kosova t'i japë mend Evropës në këtë pikë!? Sipas fesë, këmbëngulja në të keqen është më e keqe se vetë akti. Ligjet, në princip janë për gjërat e mira, e jo për promovimin e të këqiave. A ka ndonjë justifikim shkencor, që thotë se këto martesa janë të shëndetshme? Përkundrazi! Atëhera, sa është e arsyeshme një gjë e tillë, përse kemi nevojë të krenohemi me këtë element!?


- 4. -

Ne jemi popull fetarë, secili në fenë e tij. E kemi këtë familje të shëndoshë e këtë rini të mrekullueshme, falë traditave tipike kombëtare që rrënjët i kanë thellë në fe. Kosova po zbrazët përditë nga rinia, sepse vende të caktuara të Perëndimit kanë nevojë për ta plotësuar mortalitetin e madh e natalitetin e munguar, si pasojë e këtyre politikave kundër familjes.

Çdo gjë që është kundër planit të Zotit, është e keqe pa fund!



Autor: Orhan BISLIMAJ

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...