Frikacakët me fushatë paniku!



Disa qyqarë vazhdimisht na flasin për Serbinë dhe ushtrinë e saj! Serbia ka bërë gati ushtrinë që të sulmoj Kosovën-thonë ata. Sipas këtyre zuzarëve duhet të bëjmë kompromise me Serbinë që të marrmin njohjen e saj! Këto dhe shumë broçkulla të ngjashme.

Nëse serbët kanë moral për të sulmuar Kosovën vallë ne nuk kemi moral dhe shpirt për ta mbrojtur atë?! Kush i paguan këta frikacakë që mbjellin panik në popull dhe kërkojnë me çdo çmim të qetësojmë Serbinë dhe të blejmë paqen me të?! Politika nuk bëhet me frikë e qyqari.

Politika kërkon burra trima e të urtë. Njerëz që duan vendin e tyre. Njerëz që punojnë për atdheun. Që nuk janë të korrupruar dhe nuk pasurohen në kurriz të popullit. Njerëz në pozita me dije e përgjegjësi. Mbi 100 vjet në Ballkan rendi është ngritur në dëm të drejtave të kombit tonë.

Tani është koha që rendi të ngritet mbi drejtësi. Përndryshe ç'rëndësi ka paqja në kurriz të popullit tonë. Fuqive të mëdha u intereson paqja pavarësish nëse është e ngritur mbi drejtësi! Neve si popull na intereson drejtësia. Gjatë shekullit të kaluar pjesa dërmuse e tij ka qenë paqë.

Por ishte paqe me padrejtësi. Paqe e diktuar me tytë serbe. Andaj qemë detyruar që për drejtësi të flijonim edhe jetët tona! Tani nuk ka kuptim të kërkojmë paqe e të mos kërkojmë drejtësi. Pra duam paqe me drejtësi.

Edhe Kosova le të jetë si gjithë shtetet tjera të Ballkanit e Evropës. Vetëm kaq!



Autor: Dr. Ajni SINANI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...