Shpikës në ndarjen e Tevhidit në Uluhijje dhe Rububijje është Ibën Tejmije



Shejh Jusuf Dixhevi El-Ezheri i cili vdiq në vitin 1365 h. thotë: "Shpikës në ndarjen e Tevhidit në Tevhidu'l-Uluhijje dhe Tevhidu'r-Rububijje është Ibën Tejmije". Pejgamberët nuk janë dërguar për asgjë tjetër veçse t'ua mësojnë njerëzve "Tevhidu'l-UIuhijje" - besimin se vetëm Allahu meriton adhurimin, ndërsa sa i takon "Tevhidu'r-Rububijje" - besimit se Allahu është Zot i botërave dhe qeveris me çështjet e tyre, nuk e ka kundërshtuar këtë askush, as prej mushrikëve (politeistëve), as prej muslimanëve. Argument për këtë është ajeti: "Dhe nëse i pyet ata: Kush i ka krijuar qiejt e tokën? - Do të thonë: Allahu" - (Lukman: 25).

Mendimi se tevhidi ndahet në "Tevhidu'l-Uluhijje" dhe "Tevhidu'r-Rububijje" është mendim i Ibën Tejmijes. Ky mendim nuk është njohur para tij. Ky mendim ashtu siç është i panjohur para Ibën Tejmijes, po ashtu është edhe i palogjikshëm, sepse Pejgamberi a.s. nuk i ka thënë askujt që ka hyrë në Islam se ka dy tevhida dhe ti nuk bëhesh musliman përderisa ta besosh "Tevhidu'l-Uluhijje". Pejgamberi a.s. as që ka dhënë ndonjë shenjë në këtë drejtim. Jo vetëm ai, por kjo as që është dëgjuar nga ndonjëri prej selefit, në ndjekjen në çdo gjë të të cilëve thirren këto njerëz. Kjo ndarje as nuk ka kuptim, ngaqë Zoti i vërtetë (Ilah, Hyjni) është Zot i vërtetë (Rabb), dhe Zoti i pavërtetë (Ilah, Hyjni) është Zot i pavërtetë (Rabb), kështu që nuk meriton të adhurohet dhe të hyjnizohet askush tjetër përveç atij që është Zot - Rabb. Prandaj nuk ka kuptim të adhruojmë dikë që nuk besojmë se është Zot, bën dobi dhe bën dëm, gjë e cila varet nga ai besim, siç thotë Allahu xh.sh.: "Zot i qiejve dhe i tokës. Adhuro atë dhe bën durim në adhurimin e tij! A, i di atij një të ngjashëm?" - (Merjem: 65). Shohim se adhurimin e kushtëzon me besimin se ai është Zot - Rabb, sepse nëse ne nuk e besojmë se ai ëshët Zot, sjell dobi e sjell dëm, nuk do të kishte kuptim ta adhurojmë, siç thamë më lartë.

Allahu xh.sh. thotë: "A nuk i bëjnë sexhde atij që e nxjerr habe në qiej në tokë?" - (En-Neml: 25), jep shenjë se nuk duhet t'i bëhet sexhde askujt tjetër veç atij që është i Plotëfuqishëm, prandaj nuk ka kuptim t'i bëjmë sexhde dikujt tjetër. Kjo është logjika e kësaj çështjeje. Këtë logjikë e dëshmon Kur'ani dhe Suneti.

Kur'ani thotë: "Dhe nuk ju urdhëron t'i merrni pejgamberët dhe melekët për zotëra (erbab)" - (Ali Imran: 80). Shihet se Kur'ani thekson qartë se ata kanë shumë zotra. Mirëpo, ndërsa Kur'ani thekson qartë se ata i kanë bërë melekët zotra, Ibën Tejmija dhe Muhammed ibën Abdulvehhabi thonë se ata e besojnë Njëshmërinë e Krijimit - Tevhidu'r-Rububijje dhe kanë vetëm një Zot Krijues, mirëpo i bëjnë shok Atij në Njëshmërinë e Adhurimit - Tevhidu'l-Uluhijje!!! Kështu Jusufi a.s. u thotë dy shokëve të burgut kur i thirr të besojnë në një zot - tevhid: "A zotra të ndryshëm aty-këtu janë më të mirë, apo Allahu, Një i Plotëfuqishëm?" - (Jusuf: 39). Allahu xh.sh. thotë: "Ata nuk i besojnë Rahmanit (Allahut). Thuaj, Ai është Zoti im (Rabb)" - (Er-Ra'd: 30). Kështu, Kur'ani ata i quan zotra, ndërsa Ibën Tejmija dhe Abdulvehhabi nuk i quajn zotra.

Gjithashtu Allahu xh.sh. thotë: "Jo, por Ai është Zoti im" -(El-Kehf: 38), u drejtohet atyre që nuk e besojnë se Ai xh.sh. është Zoti Krijues (rububijje). Pastaj shiko ç'thonë pabesimtarët Ditën e Gjykimit: "Për Allahun ne ishim në humbje të vërtetë, pasi që u barazonim me Zotin e botërave" - (Esh-Shuarau:97,98), domethënë ju bënim zotra (erbab). Shiko ajetin në vijim: "Kur u thuhet atyre bëni sexhde Rahmanit, ata thonë: Ç'është Rahmani?! A t'i bëjmë sexhde atij që na urdhëron ..." - (El-Furkan: 60). A e quan këtë person besimtarë në Njëshmërinë e Allahut ose njohës të Tij?! Shiko mandej ajetin: "Ata polemizojnë rreth Allahut" - (Er-Ra'd: 13), dhe shumë ajete tjera që nuk dëshirojmë të zgjatemi më tepër në përmendjen e tyre.

Pra, pasi ata pabesimtarë, nuk e njihnin Zotin si Krijues të vetëm (Tevhidu'r-Rububijje), siç mendon Ibën Tejmija, Jusufi a.s. i thirrte të besojnë në Tuhidu'r-Rububijje, sepse nuk gjendet te Jusufi a.s. një gjë që quhet Tevhidu'r-Rububije dhe një tjetër që quhet Tevhidu'l Uluhije. A thua vallë, këta janë më të dijshëm se Jusufi a.s. lidhur me Tevhidin dhe e quajnë shprehjen e tij gabim pasi thotë "erbaben" në vend se të thoshte "alihetun"?!

Vini re këtë ajet: Allahu xh.sh. e merr besën nga bijt e Ademit a.s. the thotë: "A, nuk jam Unë Zoti (Rabb) i juaj? -Thanë: Po, Ti je Zoti jonë" - (El-A'raf: 172). Nisur nga ky fakt, sikur të mos mjaftonte pranimi i Tevhidu'r-Rububije, edhepse ishte prezentë te mushrikët por nuk u sjell dobi, siç thotë Ibën Tejmija, atëherë marrja e besës nga ana e tyre nuk do të qëndronte në këtë formë, as nuk do të qëndronte të përgjigjen Ditën e Gjykimit: "Ne nuk ishim në dijeni për këtë". Kështu që do të ishte e detyrueshme që Allahu xh.sh. ta nderonte Formulën e Besës (mithak) në një formulë e cila do të patjetërsonte pranimin e Tevhidu'l Uluhije nga ana e tyre, për derisa Tevhidu'r-Rububije nuk mjafton, sipas mendimit të tyre. Sikur që shihet, Allahu kërkoi nga ata ta pranojnë Tevhidu'r-Rububije, kurse sikur ky të mos e patjetërsonte Tevhidu'l Uluhije, atëherë do të kërkonte prej tyre që ta pranojnë edhe atë gjithashtu.

Sa i takon Sunetit, mjafton të kujtojmë këtu se melekët në varr do ta pyesin njeriun vetëm për Zotin-Rabb jo edhe për Zotin - Ilah, sepse ata nuk bëjnë dallim mes Rabbit dhe Ilahit, sepse ata nuk janë 'tejmistë', sipas të cilëve do të duhej ta pyesnin të vdekurin: "Kush është Rabbi yt?" apo "Kush është Ilahi yt?".

Pas gjithë kësaj që thamë i kthehemi ajetit: "Dhe nëse i pyet ata: Kush i ka krijuar qiejt e tokën? Do të thonë: Allahu" - (Llukman: 25). Ajeti paraqet rastin kur politeistët thonë me gojën e tyre atë që nuk e beson zemra e tyre, si përgjigje momenti, të detyruar nga argumentet e prera dhe faktet e qarta. Ose e thonë atë që nuk ia del të bëjë vend në zemrat e tyre apo të arrijë në shiprtrat e tyre, në një anë, mbështetur në faktin se ata këtë thënie të tyre e përcjellin me diçka tjetër që tregon gënjeshtrën e tyre, ngase sjelljen dëm dhe dobi ia atribuojnë edhe tjetërkujt përveç Allahut, dhe në anën tjetër, mbështetur në faktin se ata janë plotësisht injorant lidhur me njohjen e Allahut, derisa i japin përparësi tjetër kujt përpara Tij.

Shiko çka i thonë Hudit a.s.: "Ne mendojmë se të ka prekur ndonjë e keqe nga zotrat tonë" - (Hud: 54). Atëherë, si thotë Ibën Tejmija se ata besojnë se idhujt as nuk bëjnë dëm as dobi ...! Shiko mandej ç'thonë për të mbjellat dhe kafshët e tyre: "Kjo është për Allahun, sipas trillimeve të tyre, kurse kjo është për zotrat tonë. Andaj kjo që është për Allahun arrin te zotrat e tyre, kurse ajo që është për zotrat e tyre nuk arrin te Allahu" - (El-En'am: 136). Shih si u japin zotërave të tyre përparësi para Allahut edhe në sendet më të imta e më të pavlera.

Le të përmendim edhe ajetin: "Mos i shani zotat që i thirrin përpos Allahut e ta shajn për këtë Allahun pa dije!" - (El-En'am: 108), ajet i cili ende me fuqishëm e dëshmon atë që cekëm më lartë. A mund që pas tërë kësaj të mendosh se te ata gjendet tevhid që mund ta quash besim-akide?!

Pas gjithë kësaj, ndjekësit e Ibën Tejmijes ende thonë: "Ata besojnë në Teuhidu'r-Rububijje dhe pejgamberët nuk kanë luftuar kundër tyre për asgjë tjetër vetëm për shkak të Teuhidu'l-Uluhijje, më lëshimin e të cilit ata edhe bëhen pabesimtarë ...!!!".



Autor: Jusuf DIXHEVI, burimi: "Mekalatu Shejh Jusuf Dixhevi",
përktheu: Ahmed MEHMEDI, shkëputur nga libri: "Akaidi Hanefij".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...