Psikologjia sipas Gazaliut



Sipas El-Gazalit, qenia shpirtërore ose vetvetja e vërtetë e njerëzimit është Kalb (zemra), e cila banon në trupin fizik dhe kontrollon funksionet e tij organike dhe trupore. Ai e përshkruan personalitetin si një bashkim të forcës trupore me atë shpirtërore. Studimi i tij mbi natyrën psikologjike të qenies njerëzore, përqendrohet në zbulimin e natyrës së vetvetes, në qëllimin e saj (qenies) themelor, si dhe në shkaqet e vuajtjes dhe lumturisë së saj. Çdo qenie njerëzore, sipas mësimeve të Kuranit, ka lindur për ta dashur dhe për ta njohur Zotin. Njeriu ka lindur në këtë botë si një personalitet me tipare shumë të ndërlikuara, që konsiston në një shumëllojshmëri atributesh jetësore, si arsyeja, inteligjenca dhe natyra hyjnore. Njeriu është i përbërë nga forcat pozitive dhe ato negative; forcat pozitive e udhëheqin njeriun drejt Zotit, ndërsa forcat negative e largojnë nga Zoti. Të jesh afër Zotit, është baras me "gjendje normale", kurse të qenët larg nga Zoti të çon drejt "gjendjes jonormale". Duke ndjekur traditën islame, El-Gazali e nis diskutimin e tij nga gjendja normale, ndryshe nga shumë dijetarë të tjerë perëndimorë, të cilët e nisin nga gjendja jonormale.

Në terminologjinë islame, fëmija lind në një gjendje "natyrore", që do të thotë se është i pafajshëm në kohën e lindjes, domethënë, është në drejtpeshim dhe harmoni. Fëmija bëhet i krishterë, mysliman, etj., vetëm përmes ndikimit të prindërve. Në Islam, koncepti i gjynahut zhvillohet në jetën e fëmijës në një periudhë të mëvonshme, por në shumë fe të tjera perëndimore, njeriu lind me "gjynahe".


Koncepti i vetvetes

Koncepti i vetvetes është shprehur nga katër terma në gjuhën arabe (që përmenden në Kuran), sipas El-Gazalit. Këta terma janë: Kalb (zemra), Ruh (shpirti), Nefs (natyra për të dëshiruar), dhe Akl (mendja, arsyeja). Secili prej këtyre termave tregon për një qenie shpirtërore. El-Gazalit i pëlqen të përdorë termin Kalb për vetveten në punën e tij. Njeriu në thelb kërkon ta njohë këtë Kalb, për të zbuluar të vërtetën themelore. Kalb është një nga termat më të rëndësishëm teknikë në Sufizëm. Ai nuk është më shumë sesa është përmendur si bërthama shpirtërore e Njeriut të Dritës, si një tërësi përbërëse e organeve të mprehta dhe të fshehta të gjërave. Kalb është një organ superndijor i njohjes nga aktivizimi i të cilit realizohet ajo që zakonisht njihet si përvoja mistike. Sipas teorisë sufiste të 'shpirtit', Kalb, që është shtresa e tretë, dhe është pragu i dimensionit hyjnor të Qenieve, në thelb ka natyrë ndriçuese, dhe bota e cila është shpalosur nga aktiviteti i kalb-it përbën në mënyrë ontologjike gjysmën e fushës ndërmjet botës me dritë të pastër të Zotit, dhe botës së errësirës materiale nën sundimin e shejtanit.

Trupi ka disa nevoja të cilat duhen kënaqur. El-Gazali i përshkruan këto si arsye lëvizëse (Muharrika). Arsyeja lëvizëse përbëhet nga prirje (baitha bil-haraka) dhe shtysa (Mubashira bilharaka ose kudra). Lloji i parë i prirjes së veçantë është oreksi (El-Kuvvat ash-shahvanijja). Kjo prirje e shtyn dëshirën dhe siguron atë që mendohet se është e mirë për të. Ajo përfshin urinë, etjen, dëshirat seksuale, etj.. Prirja e dytë është inati-zemërimi (El-Kuvvat El-Gadabijja). Kjo e nxit trupin që të shmanget ose të zmbrapset nga ajo që është e dëmshme për të. Inati merr forma të ndryshme, si tërbimi, zemërimi, hakmarrja, etj.. Nxitja është banori i fuqishëm që gjendet në muskuj, nerva, dhe inde të tjera që i lëviz organet sipas urdhrit të oreksit dhe zemërimit. Fuqia e të kuptuarit është arsyeja e ndijimit (Mudrika), e cila bën dallimin e asaj që është e dëmshme dhe asaj që është e mirë, për trupin.

Pa të, njeriu do të rropatej verbërisht. Të kuptuarit përfshin ndjenjat e jashtme dhe të brendshme. Ndjenjat e brendshme janë treguar si ndjenjë e përgjithshme (Mushtarak), imagjinatë (Tahajjul), shëmbëllim (Tefakkur), përkujtim (Tedhekkur) dhe regjistrim (Hafiza). Ndjenjat e jashtme përbëhen nga dëgjimi, shijimi, shikimi, nuhatja dhe prekja, të lidhura me organet e tyre ndijore. El-Gazali ndjenjat e brendshme i trajton disi ndryshe në librin Mizan El-Amel (Guri provë i të menduarit logjik) dhe në librin Kimia-i-Sa'adet (Njohja e vetes - Balsami i lumturisë). Këto janë trajtuar në mënyrë të ndryshme nga libri Kuvvat El-Hajal (Forca e imagjinatës). Këtu përmendet një ndjenjë tjetër, të cilën ai e quan Kuvvatul-Vahm (forca e frymëzimit). Ky veprim kryhet për të kuptuar domethëniet e paqarta të diçkaje të ndjeshme.

Kështu përjetohet edhe në librin Tahajjul, ku i jepet mundësi një krijese që të ruajë imazhin e çdo gjëje të ndjeshme. Për shembull, imazhi i objektit të parë mbetet në mendje pasi të jetë mbyllur syri. Fuqia që bashkon mendimet dhe shoqëritë e përshtatshme, quhet Tefekkur, e cila gjithashtu mund të shkëputet prej tyre nëse e konsideron të përshtatshme. Ajo nuk mund të krijojë diçka të re, që nuk është e pranishme në mendje. Regjistrimi (Hafza) ruan përshtypjet që janë marrë nëpërmjet ndjenjave. Tefekkur sjell ndërmend domethënien që është e pakuptueshme, ndryshe nga objektet e dukshme të kujtesës. Një aftësi e veçantë që përmbledh përshtypjet ndijore, është His-e-Mushtarak (ndjenja e përbashkët), e cila i dërgon ato në tru dhe atyre u jep kuptim.


Mendja i jep formë arsyes sipas nevojave të saj

El-Gazali besonte në kufizimin e funksionit në tru, ngjashëm me disa psikologë të sotëm, se aftësitë mendore kanë shtresa përkatëse në tru. Për shembull, ai thotë se forca e imagjinatës është e vendosur në atë që sot njihet si lobi frontal i trurit. Kujtesa është e vendosur në atë që sot njihet si lobi i zverkut të trurit, dhe forca e shëmbëllimit është e vendosur në atë që njihet si "mbështjelljet e mesme" të trurit. Njeriu është i pajisur që në këtë situatë të veprojë me anë të pesë ndjenjave të jashtme, ndërsa pesë ndjenjat e brendshme e ndihmojnë atë që të mësojë nga përvojat e kaluara dhe të parashikojë situatat e ardhshme.

Kalb (zemra) i kontrollon dhe drejton të gjitha këto forca që drejtojnë dhe rregullojnë trupin. Në këtë mënyrë, El-Gazali pohon se mendja është forca dinamike, e cila i jep formë arsyes sipas nevojave të saj. Ajo ka epërsi mbi arsyen dhe është burim i të gjitha veprimtarive. Dëshira e brendshme e shpirtit ndikon edhe në zhvillimin e organeve të trupit. Kalb (zemra) kontrollon dhe drejton të gjitha forcat që kontrollojnë dhe rregullojnë trupin. Të njohësh dhe të duash Zotin, është qëllimi i krijimit të qenieve njerëzore. Kjo është vlera më e lartë e jetës. Përmbushja e shpirtit në jetën tjetër është bazuar në përfytyrimin e tij të Zotit në këtë jetë - përfundimi i drejtpërdrejtë i njohjes së Zotit. Virtyti dhe udhëzimi i mirë nuk janë të mundura pa të.

Kështu, dituria është një nga gurët e themelit të sistemit moral të El-Gazalit. Ka dy koncepte të diturisë: ekzistuese dhe formale. Dituria formale është të qenët i informuar për parimet e vetëkuptueshme të formës në të cilën objekte të ndryshme të përvojës dhe intuitës janë të kuptueshme. Kjo dituri nis me përvojën, por nuk është e bazuar në përvojë; është apriori. Të njohësh përmbajtjen e diturisë si të dallueshme nga forma e saj, është një dituri e qenësishme. Kjo është dituria e objekteve dhe ngjarjeve të realizuara nga përvoja dhe intuita. Siç u përshkrua më përpara, dituria e qenësishme ndahet në dy lloje: fenomenale dhe shpirtërore. Fenomenale është dituria e botës materiale, ndërsa shpirtërore është dituria e të vërtetave shpirtërore, si p.sh. shpirti dhe Zoti. Dituria shpirtërore është forma më e lartë e vetëdijes.

Ajo vjen në mënyrë të ndryshme tek njerëz të ndryshëm, por parimisht - ajo varet nga intuita (Mukashefa). Disa njerëzve ajo u shpallet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kurse shumicës u vjen ngadalë përmes edukimit të vetes (Muxhaheda). Mundësia e zhvillimit të diturisë në fillim është intelekti, i cili nuk mund të kthehet në realitet përveçse me dy kushte: 1) zhvillimi i intelektit varet nga zhvillimi i trupit, dhe 2) duhet të jenë disa shkaqe të jashtme për ta futur atë në veprim. Pra, El-Gazali nxjerr përfundimin se baza e të gjitha shkencave ka mundësi të jetë te intelekti që vjen nga brenda; ajo që vjen nga jashtë, është një ngjarje e cila e sjell atë në realitet. Përmes përvojës dhe intuitës, intelekti të udhëheq drejt shtimit të diturisë. Pra, intelekti dhe dituria zhvillohen me moshën. Dituria formale dhe ekzistuese ndodhin së bashku, por dituria formale është e lindur, kurse dituria ekzistuese është e fituar. El-Gazali e shpjegoi shumë qartë natyrën e diturisë. Dituria ka një qëllim të dyfishtë. Ajo është kuptimi i gjërave dhe domethënia e tyre, dhe gjithashtu një udhëzues për të treguar rrugën.


Arsyet teorike dhe praktike

Të dy aspektet e intelektit ose arsyes janë teorike dhe praktike. Arsyeja praktike (El-Akl El-Amel) është guri këndor i arsyes teorike - është mundësuar prej saj. Por fusha e udhëheqjes njerëzore është aty ku gjendet funksioni i tij veprues. Natyra etike e llojeve të ndryshme të diturisë varet nga përdorimi i tyre, dhe një shkencë vlerën e vet e përcakton nga lidhja e saj me synimin. Shkenca ndahet në dy lloje: Shar'ijah (fetare) dhe aklijja (mendore). Arsyeja transhendente ose teorike (El-Akl dhe An-Nazar) merret me kuptimin e të vërtetave fenomenale dhe shpirtërore.

Ky lloj i arsyes shkon nga konkretja tek abstraktja, nga e veçanta tek e përgjithshmja, nga shumëllojshmëria tek uniteti. Ajo kupton, përgjithëson dhe formon koncepte. Ajo është arsyeja teorike, e cila vështron drejt botës mbinatyrore e merr dituri prej saj, diturinë e Zotit: Cilësitë e Tij, engjëjt e Tij, Veprimet e Tij, të fshehtën e origjinës së jetës, etj.. Me fjalë të tjera, intuita është krejtësisht arsyeja teorike që punon me një plan të lartë. Megjithatë, ajo përdor një mënyrë të ndryshme veprimi në fushën transhendentale.

Arsyeja teorike na ka dhënë sisteme të ndryshme të diturisë të quajtura shkenca. Tek njerëzit ekzistojnë gjashtë forca ose fuqi: shtysa, oreksi, zemërimi, të kuptuarit, vullneti dhe intelekti. Dukuritë e shtysës, të kuptuarit, dhe vullnetit varen nga fuqitë bazë të vetvetes - intelekti, uria dhe zemërimi. Këto fuqi bazë i prodhojnë parime të caktuara të natyrës njerëzore. Njerëzit mund të përgjithësojnë dhe formojnë koncepte nëpërmjet mendjes, e cila është aftësia themelore e arsyeshme. Shtazëria (El-Bahimijja) prodhon oreksin, zemërimi vjen nga mizoria (as-salijja) dhe Akl vjen nga mendja. Kafshët kanë vetëm tri fuqi: oreksin, zemërimin dhe të kuptuarit, ndryshe nga gjashtë fuqitë që kanë njerëzit. Mendja dhe vullneti janë ato që i dallojnë njerëzit nga qeniet e tjera. Vullneti është veçuar nga ajo që kundërshton mendjen, që është djallëzore (ash-shejtanijje). Sipas El-Gazalit, në natyrën njerëzore gjenden katër pjesë përbërëse: sherbela, derri, qeni dhe shejtani. Sherbela është Akl, qeni është El-Gadab (zemërimi dhe mizoria), derri është ash-shaha (epshi dhe lakmia), dhe shejtani është shtaza që i nxit këto dy kafshë që të ngrihen kundër Akl-it (mendjes). Njerëzit i zotërojnë këto fuqi në raporte të ndryshme.

Shpirti njerëzor mund të arrijë përsosmërinë, por për ta arritur këtë, ai duhet të kalojë përmes shumë fazave të zhvillimit: epshore (Mahsusat), imagjinare (Mutahajjalat), instinktive (Muhimat), të arsyeshme (Ma'kulat) dhe hyjnore.

Faza e parë është pa kujtesë, vetëm veprimtari e rastësishme.

Në fazën e dytë njeriu i ngjan një kafshe të ulët, e cila, kur goditet, largohet sapo të shohë një shkop.

Në fazën e tretë, njeriu ngjan me një kafshë më të lartë, e cila në mënyrë instinktive shmang rrezikun dhe shpëton nga armiqtë natyrorë, por nuk ka frikë nga krijesat e parrezikshme.

Në fazën e katërt, njeriu i kupton objektet që gjenden përtej fushës së ndjenjave të tyre, dhe mund të formojë koncepte të përgjithshme duke krijuar një realitet të veçantë.

Në fazën e pestë, ata janë të aftë që të kuptojnë gjendjen shpirtërore. Vetëm profetët dhe njerëzit e shenjtë (evlija) arrijnë këtë fazë. Shpirti zhvillohet, ndërsa kuptimi i gjërave të tjera shpirtërore shpallet.



Shqipëroi: Ermal BEGA

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...