Influenca e Imam Ebu Hanifes dhe Imam Maturidiu



Shkenca e Kelamit ose Akaidit (Besimit Islam) është nga shkencat Islame më të hershme të strukturuar për nga aspekti tematik.

Pas vdekjes së Profetit (s.a.v.s.), paraqiten disa ndodhi dhe këto ndodhi reflektuan në sjellën e konflikteve, kështu që më vonë këto ndodhi filluan të trajtohen në mes çështjeve të rëndësishme në shkencën e Kelamit. Ndërsa fillimi i diskutimeve rreth çështjeve të shkencës së Kelamit nuk dihet saktë se kur kanë filluar, por, dihet se është diskutuar që nga viti 70 hixhri (kalendarit islamik), (Van Ess, 401).

Feja Islame që nga vitet e para ka filluar të shtrihet dhe për një kohë të shkurtër ka arritur një shtrirje të madhe gjeografike. Në këto shtrirje gjeografike ka rastis në ithtarë të feve të ndryshme si: krishterë, hebrenj, sabii (adhurues të yjeve), mexhûsi (adhurues të zjarrit) dhe ithtarë të feve tjera. Ndërsa nga këto kontakte shoqëria myslimane-arabe filloi të ballafaqohet me njerëz të ndryshëm, me mendime të ndryshme dhe me mënyra jetese të ndryshme.

Profeti (s.a.v.s.), deri sa ishte gjallë ishte burim i vetëm për zgjidhjen e problemeve dhe njerëzit nga ai kërkonin rrugët për të qenë robër më të mirë dhe denjë nga ai që përbëhej atmosfera lahûti (hyjnore). Ndërsa pas vdekjes së Profetit (s.a.v.s.) zgjidhja e problemeve ishte detyrë që duheshe të merr mbi supe shoqëria islame (ummeti). E për problemet e reja të paraqitura u duheshe që të bëhen zgjidhje brenda fushës së parimeve fetare, por, marrja mbi supe të kësaj detyre për zgjidhjen e problemeve pa diskutime ka qenë i atyre personave të cilët e dinin mirë Kur'anin dhe Sunnetin (Traditën profetike).

Ndërkohë me shfaqjen e mendimeve shumë serioze filluan të dalin rryma të mëdha. Ndërsa një zhvillim i tillë ishte shumë i natyrshëm, sepse nuk mund askush që të kupton Kur'anin dhe Sunnetin njëjtë. Nga kjo që në fillim të periudhës dijetarët e mëdhenj të cilët kanë qenë të pranuar në përgjithësi nga shoqëria Islame (ummeti) e kanë formuar mendimin e quajtur Ehli Sunne, Rruga e Kur'anit dhe Rruga e Selefit, (Topaloglu, 9). Por, për formim e kësaj që treguam me disa fjalë është dashur që të jetohet një kohë e gjatë tre shekuj.


Kelami i Ehli Sunnes

Në lidhje me ndarjen e shkencave Islame nuk mund të flitet para shekullit tre hixhri (kalendarit islamik). Në këtë periudhë në qendrat shkencore është arritur në një nivel shumë të lartë shkencorë. Ky nivel nuk ka qenë vetëm nga influenca negative të kulturave të reja dhe kundërshtimit të tyre. Islami nuk ka filluar në një polemik kundër teologëve, gjithashtu edhe nuk është zhvilluar duke kundërshtuar besimin e të tjerëve, (Ess, 414). Mesazhi i fundit i Zotit i cili iu dërgua gjithë njerëzve ka qenë e domosdoshme që të ketë pasur synime më të rëndësishme.

Në periudhën e hershme u përgatitën dijetarë emrat e të cilëve do të përmenden në gjithë historinë e shkencës Islame. Imam Azam Ebu Hanifja i cili më së shumti njihet dijetar i fikhut (jurisprudencës islame) në periudhën e hershme e ka shkruar veprën e njohur "El-Fikhu'l-Ekber", në të cilën ka përpiluar fushën e përgjithshme të çështjeve të besimit. Imam Ebu Hanifja përveç se është marrë shumë thellë me çështjet e fikhut është marrë edhe me çështjet e kelamit i cili edhe vetë siç thotë: "Në këtë shkencë (kelam) arrita në një nivel që të gjithë më drejtoheshin me gisht dhe më kishin zili." (Bagdadi, 13:333). Ndërsa në qoftë se e kujtojmë vitin 150 h. të vdekjes së Imam Ebu Hanifes do të kuptohet fort mirë që në fushat e shkencës Islame deri në atë kohë më së paku se sa është arritur në distancë me shkencën e Kelamit.

Imam Ebu Hanifja konsiderohet kelamisti i parë nga fukahat e Ehli Sunnes, (Bejadi, 19). Ky edhe pse është i njohur që atribuohet fakihu më i madh i medhhebit hanefi, por shkenca e besimit Islam i ka shumë gjëra borxh që ka vepruar duke komentuar dhe formuar themelet e saja. Gjithashtu Ebu Hanifja konsiderohet kelamisti i parë në mesin e fukahave (juristëve) që ka aplikuar në themelet e besimit dhe dispozitave fetare me përzgjedhjen e përdorimit të principeve dhe themeleve të arsyes. Nga kjo Imam Ebu Hanifja dhe përfaqësuesit e tij janë quajtur "Ehlu-Re'j ve'l-Kijas" (Racionalistët). (Sherif, 1:128). Pozita e Imam Ebu Hanifes në Kelam dhe Fikh ka qenë në atë nivel sa që Mu'tezilitët, Havarixhët dhe Sunnitët duke pretenduar çdo njëri prej tyre se ai ka qenë një nga përfaqësuesit e tyre. Gjithashtu ekzistojnë edhe emra tjerë të cilët përmenden shumë që janë nga imamët e mëdhenj të cilët e kanë zhvilluar mendimin e Ehli Sunnes: "Hasan El-Basriu" (v. 110 h.), "Imam Shafiu" (v. 204 h.), "Imam Ahmed b. Hanbeli" (v. 241 h.), "Harith El-Muhasibi" (v. 243), "Ebu Ali El-Kerabisi", "Ibn Kulab" (v. 240 h.) dhe "Ebul-Abbas El-Kalanisi". Të gjithë këto konsiderohen nga prijësit e parë (ose dijetarët e periudhës së hershme).

Ndërsa kah fundi i shekullit tre hixhri filloi të plasohet me gjithë detajet e saja rruga e Ehli Sunnes. Periudha e gjatë e braktisur mbrapa nga përbërja e përvojës, u plasua që të vendohet në një fushë të sistemeve të përcaktuar. Gjithashtu edhe kushtet ishin të tilla që kërkonin një gjë të tillë.

Verifikuesi i librit të Imam Maturidiut "Te'vilatul-Kur'an", Mustefidur-Rahman, i cili në parathënien e tij në këtë vepër tregon mënyrën e formimit dhe kushtet e mendimit të Ehli Sunnes duke thënë: "Në periudhën e kritikave të fraksioneve ka qenë gjendje e patjetërsueshme që duhej të përmbahet një rrugë mesatare, një sjellje me tolerancë që do të arrihej në pajtim dhe zgjidhje nga kjo krizë. Në vende të ndryshme të botës Islame u paraqitën tre prijës: "Imam Tahaviu" (v. 321) në Egjipt, "Imam Esh'ariu" (v. 324) në Irak dhe "Imam Maturidiu" (v. 333) në Azinë e Mesme. Të gjithë këto Imama (Prijës) u drejtuan me një sistem duke aplikuar atë që problemet shqetësuese të paraqitura t'i zgjedhin me arsye dhe me përputhshmëri të shpalljes", (Rahman, 3).


Esh'arizmi, Maturidizmi dhe Tahavizmi

Çështjet e fesë rreth besimit nuk janë mjete vetëm për të kënaqur trurin. Ngase çdo njeri besimtar patjetër duhet të ketë njohuri në disa çështje. Më parë ashtu siç përmendëm veprën e Imam Adham Ebu Hanifes "El-Fikhu'l-Ekber" e cila është një nga shkrimet e rëndësishme në fushën e kelamit dhe që tregon në një masë të vogël themelet e besimit të fesë Islame. Historia e Kelamit, me këto 5-10 faqe sa mund të ngërthen, por me këtë kaq të saj do të sillemi rreth çështjeve të domosdoshme të cilat duhet t'i dinë çdo besimtar.

Imam Adham Ebu Hanifja themelet e besimit të cilat i ka formuar janë çështje të cilat para tij shumë janë folur dhe diskutuar. Por, këto tema ai me një njohje të thellë i ka rregulluar në një mënyrë sistematike e cila hiç pa kundërshtime ka pasur influencë te gjithë ata pas tij. Në këtë teme duke mos u zhytër në detaje që do të trajtojmë për tre rrugët e besimit të cilat kanë lidhshmëri të fortë me Imam Ebu Hanifen.

Mendimi Esh'ari është sistem i besimit më i ndikuari dhe i përhapuri i cili që kur filloj të shfaqet nga aspekti gjeografik dhe me periudhën e parë të Ehli Sunnes. Në shkollat Islame vite të gjatë me qëndrimet e kësaj shkolle janë mësuar dhe është dhënë mësim. Kjo rrugë e besimit pas Imam Esh'ariut ka pasur përfaqësues shumë të fortë dhe së bashku me Maturiditët e kanë përbërë shumicën e shoqërisë Islame e quajtur "Xhaddetu'l-Kubra" (Rruga më e Madhe) dhe e cila deri sot e kësaj dite e mbron këtë veçori, (Sherif, 1:277).

Në lidhje me ndarjen e Imam Ebu'l-Hasen El-Esh'ariut i cili një kohë të gjatë ka qenë përfaqësuesi i shkollës (medhhebit) Mu'tezilit tregohen ngjarje të ndryshme. Ekzistojnë shkaqe të shumta që pak njerëz mund të ballafaqohen si ky imam i madh që të vendos të ndryshoj rreshtin, gjithashtu një kthim nga pika e tillë me ndikim të vendimit duhet që ngjarja me njëra-tjetrën të jetë në përputhshmëri. Por, në lidhje me këtë temë që arrihet në këtë konkluzion, nuk duhet të jetë hiç gabim: "Ky ndryshim i paraqitur te Imam Esh'ariu është nga zhvillimi i kelamit Sunni që nga Ebu Hanifja e cila ka luajtur një rol të madh dhe lidhshmëria e tij (Esh'ariut) shpirtërore te ai (Ebu Hanifja)", (Javuz, DIB I.A. 11:448).

Ndërsa Tahavizmi nga aspekti esencial nuk është trajtuar si një medhhebi i pavarur. Por, me Maturidizmin që plason një afërsi të madhe për këtë rrugë do të jetë e dobishme të flasim shkurtimisht që të kuptohet sa më mirë duke treguar edhe lidhjen e Imam Maturidiut me Imam Ebu Hanifen.

Influenca e Ebu Hanifes te Ebu Xha'fer Et-Tahaviu është shumë e qartë. Ky ka qenë ashtu si Maturidiu që do të trajtojmë më vonë i cili ka qenë ndjekës i Imam Ebu Hanifes edhe në fikh, por edhe në çështjet e kelamit. Libri i tij i njohur "Akidetu't-Tahavije" (Shkenca e Besimit sipas Tahaviut) i quajtur: "Bejanu I'tikadi Ehlis-Sunne ala Medhheb Ebi Hanife ve Ebi Jusuf El-Ensari ve Muhamed bin El-Hasen", (Sqarim mbi shkencën e besimit të Ehli Sunnes sipas Medhhebit të Ebu Hanifes, Ebu Jusuf El-Ensariut dhe Muhamed bin El-Hasanit), (Keutheri, 49), është një vepër shumë e rëndësishme që përkrah qëndrimet e shkencës së besimit sipas Ebu Hanifes. Qëllimi i vetëm i Tahaviut është që qëndrimet e Imam Ebu Hanifes duke dhënë një përshkrim dhe nga këto përpiqet që të prezantoj relacionin e qëndrimeve të transmetuara të Ehli Sunnes. (Sherif, 1:280-281). Imam Et-Tahaviu ka bërë shërbime të mëdha për largimin e dyshimeve dhe çështjeve të ndërlikuara. Gjithashtu edhe e ka shpreh shumë qartë të kapurit të tij pas Imam Ebu Hanifes. Rëndësia e Imam Tahaviut në Akiden (shkencën e besimit) është se ka qenë ndjekës besnik i Ebu Hanife dhe ka prezantuar qëndrimet e tij, themeluesit të parë të shkollës së kelamit Ehli Sunne (Sherif, 1:293).

Lidhja e Imam Maturidiut me Imam Adham Ebu Hanifen nga dy prijësit e mëparshëm, Imam Esh'ariut dhe Imam Tahaviut, është me një metodë më të ndryshme. Imam Maturidiu si Imam Tahaviu nuk ngel vetëm me përcjelljen e qëndrimeve të Imam Ebu Hanifes, por qëndrimeve të tij përpiqet t'u gjej një themel të kelamit racional. Prandaj Imam Tahaviu vlerësohet si ndjekës konservator, ndërsa Imam Maturidiu si analist. (Sherif, 1:281).



Autor: Arif Xhoshkun
Përktheu: Muin Sulejmani



Referenca:

EL-BAGDADI, Hatib, "Tarihu'l-Bagdad", Bejrut, (pa vit botimi).
EL-BEJADI, Al-lame Kemalud-din Ahmed, "Isharatu'l-Meram min Ibarati'l-Imam", Egjipt, 1949.
ER-RAHMAN, Muhammed Mustafid, "Te'vilati'l-Kur'an", Bagdat, 1983.
EL-KEUTHERI, Muhamed Zahid, "el-Havi fi Sirati'l-Imam Ebi Xha'fer et-Tahavi", Egjipt, 1995.
ESS, Josef Van, "Islam Kelamı'nın Baslangıcı", për: Shaban Ali Dyzgyn, A.U.I.F.D., 2000.
SHERIF, M.M. "Islam Dusuncesi Tarihi", "Maturidilik", për: Ahmet Ynal, Stanboll, 1990.
TOPALOGLU, Bekir, "Maturidiye Akaidi" (për. i veprës së Sabunit), DIB yay.
JAVUZ, Jusuf Shevki, "Maturidiyye", Enciklopedia Islame e Dijanetit të Turqisë, vëll. 11.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...