Vehabijtë dhe Tekfiri



Mushrik ka kuptimin e politeistit, kafir ka kuptimin e pabesimtarit. TEKFIR do të thotë: akuzim për mosbesim.

Ideja e parë e TEKFIRIT fillon prej Havarixhëve, ku sipas këtij fraksioni çdo musliman që kryen një mëkat të madh konsiderohet se ka dalë nga Feja Islame dhe duhet llogaritur për mosbesimtar edhe pse dijetarët janë unikë se mëkati i madh nuk e nxjerrë njeriun nga imani.

Vehabijtë e marrin të drejtën që ta quajnë mushrik atë të cilin dëshirojnë ta luftojnë, po ashtu edhe ta quajnë pabesimtarë atë të cilin dëshirojnë ta sulmojnë, me fjalë tjera e kanë ringjall idenë e TEKFIRIT të Havarixhëve.

Sintagma e "tekfirit" është sintagmë e cila ka shkaktuar dhe shkakton kaos të brendshëm dhe i gjithë mundi do të orientohej për luftë ndaj ‘vetvetes' me vetveten, pra në luftë vëllavrasëse.



Autor: Dr. Musli VËRBANI



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Fillet e Vehabizmit".

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...