Shejh Huwejni e pranon realitetin



Shejh Huwejni: "Njeriu më i ditur në hadithin e Profetit a.s.", eshte njeri prej hoxhallareve selefi, reference e selefizmit ne mbare botën islame pranon para nxenesve te tij gabimet e bera prej tij kundrejt shkences se hadithit, hadithit Profetit a.s., duke konkluduar sipas mëndjes se tij per hadithe te dobeta dhe hadithe te sakta.

Ai thote: "Kemi qene fanatik ne fillimet tona. Nuk i kishim lexuar te gjitha librat. Kishim shume deshire me u duk para njerezve. Po ashtu nuk ndoqem rrugen e të pareve". Ne nje video tjeter thote: "Kemi bere krim ndaj njerezve. Nuk dinim pershkallezimin e rregullave fetare (tederuxh el ahkam). Nuk i dinim rregullat fetare te shkollave juridike (hanefi, maliki, hambeli, shafi), etj.".

Ka ardhur momenti qe imamet vehabi ose selefi te trojeve shqiptare, te integruar ne Bashkesite islame, te kuptojne se vehabizmi ose selefizmi, ishte projekt dhe program per mbrojtjen dhe interesat e shteteve te gjirit. (Kujtoj ketu stacioni telefiziv Al-Jazeera qe ne vakt syfyri transmetonte live dersin e shejh Huwejnit duke fol per shkence hadithi (kuptohet reklame)).

Shqiperia dhe myslimanizmi ne Shqiperi ka te tjera kerkesa, ndryshe c'kerkon vehabizmi.

Vendi yne, ka tradite dhe ligjerim tjeter fetar islam. Tradita fetare islame e trasheguar nder shekuj tek brezat tone eshte bere pjese e qenesishme e kultures shqiptare. Per kete arsye, tradita vehabite e importuar, nuk i shkon popullit tone.

Ndoshta dikush mund te thote qe ky eshte islami.

Ne i themi, qe vehabizmi eshte nje rryme apo ideologji fetare synite e cila lindi dhe u formua ne fund te renies se Perendorise Osmane me qellim qe te c'bente te gjithe traditen 1400 vjecare fetare ne bote.

Megjithatë kjo deklarate qe ka bere shejh Huwejni, eshte per tu pershendet dhe per tu vleresuar, edhe pse e vaket, eshte hapi i pare drejt rikthimit te synizmi i kater shkollave juridike (hanefi, maliki, shafi, hambeli - eshari, maturdi dhe sufizmin e pastër.

Mi bo shume selam imameve vehabi te teravive me 8 rekat, sidomos atyre nga Tirana.



Përgatiti: Eduard SHEFKIU

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...