Besimi vehabist, ishte besimi i fshehur, gjatë historisë së Umetit



Ibn Xhibrin, njëri prej vehabistëve më të njohur, e pranon në librin e tij duke thënë: "Pas përfundimit të shekullit të tretë, shekulli i fundit prej shekujve më të mirë, këta libra (librat që ai pëlqen), [1] u lanë fatkeqësisht pas dore, dhe u ruajtën pa u njohur, lexuar apo studiuar, përpos në raste të rralla dhe fshehurazi. Shkolla Esh'arite dhe shkolla mu'tezilite [2] ishin vendosur fort, dhe njerëzit kudo zhyteshin në studimin e tyre". [3]

Ai pra pranon këtu se sistemi i tij besimor është mësuar fshehurazi! Në fjale të tjera, ishte një sekt "batinij" [4] dhe assesi shumica e Sunitëve. Me tej ai thotë: "Dhe me studim të kujdesshëm të këtyre shekujve: i katërti, i pesti, i gjashti, dhe pjesa me e madhe e të shtatit, ju nuk do të gjeni asnjë që ndjek shkollën e Sunetit"! [5]

Cila është kjo "Rrugë Suneti" që u zhduk për katër shekuj? (!!!) Ne e krijojmë një përfytyrim, kur ai na tregon për librat e shkruar në ato shekuj, që sipas tij janë aq të tmerrshme. Ai flet rreth librit të Imam Tahaviut "Akideh et-Tahavijeh" si më pak i keqi prej këtyre librave (ndonëse Imam Tahaviu është prej Selefit, i lindur në shekullin e 3-të ). Ai thotë rreth tij: "Et-Tahaviu përmend në të, disa formulime të tmerrshme që ishin të përhapura në kohen e tij mes dijetareve të Kelamit, sikur pohimi i tij "Me të vërtetë Allahu është i pastër prej limiteve, kufijve, skajeve, gjymtyrëve apo mjeteve. Gjashtë drejtimet (lart, poshtë, përpara, mbrapa, majtas, djathtas) nuk e përfshijnë Atë, siç përfshijnë të gjitha gjerat e krijuara". [6]

Ajo që kuptojmë prej kësaj është se, besimi antropomorfist që Allahu është një qenie trupore, diçka që mund t'i referohesh në një drejtim te caktuar, dhe me pjesë e dimensione, ishte diçka që mësohej veçse fshehurazi përgjatë këtyre viteve.

Mirëpo çfarë ndodhi në shekullin e shtatë? Çfarë tjetër përveç Ibn Tejmijes? Ibn Xhibrini thotë rreth tij: "Atij nuk i interesonin njerëzit e kohës së tij, apo kush e kundërshtonte atë. Përkundrazi ai fliste hapur rreth asaj që ai besonte, dhe e përtëriti besimit e Selefit, dhe shkroi libra që nuk mund të kundërshtohen prej askujt, dhe sqaroi në to ato gjërat që janë më të qarta se dielli ... Pa dyshim, ai foli hapur, sepse Allahu i pat dhënë atij diturinë dhe aftësinë për të shpjeguar, në mënyre të tillë që askush prej kohës së tij, mos t'i bënte dot ballë. Ai pra është personi që e ripërtëriu shkollën Sunite". [7]

Shkurtimisht pra, ai po na thotë se ajo çfarë ai konsideron "shkolla sunite" ishte thuajse e vdekur për katër shekuj, e mësuar vetëm fshehurazi për shkak te frikës nga përndjekja. Lind pyetja: 'Si mundet ky sekt të konsiderohet "sunit" në fjalorin e çdo personi të arsyeshëm? E për me tepër si përshtatet kjo me faktin që shumica e dijetarëve kanë qenë Sunit'?

Dhe me e rëndësishmja: 'Si është e mundur që besimi i Ibn Tejmijes të jetë i transmetuar prej Selefit, pa ekzistuar mundësia e shtrembërimeve përmes gabimeve apo të tjerave, gjersa ishte një besim i fshehur për katër shekuj'???

Pra, si mund të pretendojnë ata se e dinë me siguri, se një sistem besimor që u fsheh, ka arritur të transmetohet në mënyre të tërësisht të besueshme prej Selefit? Ky sistem është transmetuar vetëm prej një grupi të vogël prej Hanbelitëve, dhe fshehurazi, pra ngjashëm me ungjillin e të krishterëve gjatë përndjekjes nga Çifutët dhe Romakët. Dhe të gjithë e dimë çfarë iu ndodhi librave të tyre.

Sigurisht, pas burgosjes së Ibn Tejmijes për herezi, kjo shkollë u shndërrua sërish në një sekt të fshehtë. Kaq për sa i takon "librave që nuk mund të kundërshtohen prej askujt" dhe "askush s'i beri dot ballë". Në fakt, as të krishterët, që kanë një prej sistemeve besimore më irracionale në bote, nuk mund të kundërshtohen, në bazë të parimeve të besimit të Ibn Tejmijes. Pse? Sepse zoti i tij është diçka me masë, me një kufi që mund të ndryshojë, kështu që pse të mos jetë ky zot Jezusi (Isai a.s.) ose çdo gjë tjetër e propozuar? Kjo është pyetja që shtrojnë të krishterët. Dhe sigurisht që kanë të drejte. Nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor midis tyre dhe Ibn Tejmijes.

Ibn el-Kajim e kuptoi ketë, prandaj dhe prandaj huazoi "mbulesën" Esh'arite gjatë debatit me të krishterët në librin e tij "Hidajetu-l-Hajara fil Exhwibetu-l-Jehuudi we-Nesara" - "udhëheqja e të hutuarve në lidhje me përgjigjet ndaj Çifuteve dhe të Krishterëve". "Së katërti, vërtetë Allahu nuk ndryshon". [8] [9]

Siç është e mirënjohur, Ibn Tejmije, dhe Ibn el-Kajimi kanë mësuar (të tjerët) se Allahu i sjell gjërat në ekzistencë në Veten e Tij, sikurse ndryshimi i lokacionit dhe lëvizja. Kjo është dhe një prej kundërshtimeve kryesore te tyre ndaj Esh'arijve, të cilët janë të sinqertë në atë që pohojnë se besimi i tyre është që Allahu nuk ndryshon.

Në fakt Ibn Tejmije i ka fshehur një pjese të madhe të besimeve të tij, dhe kjo është arsyeja pse disa dijetarë e kanë lavdëruar atë - ata nuk i kanë njohur besimet e tij skandaloze. Për shembull, në një vend do të gjeni fjalën e tij se është kufr të thuhet se Allahu është një trup, në një (vend) tjetër se nuk është e lejuar ndalesa e një thënieje të tillë, dhe më tutje se Allahu ka gjashtë kufij dhe një madhësi zvogëlueshme!!!

Besimi i Ibn Tejmijes u be sërish një besim i fshehur pas vdekjes së tij. Librat e tij u dogjën dhe mësimi i tyre u ndalua, dhe çdokush që përhapte mësimet e tij dënohej. Ibn el-Kajjim për shembull u dënua me burg, dhe në një moment pothuajse u dënua me ekzekutim. Prandaj edhe në atë periudhe është vështire të gjesh libra dijetaresh që mbështesin besimet e Ibn Tejmijes.

Pra kemi akoma shekullin e 8, 9, 10 dhe 11 të pastër prej asaj që Ibn Xhibrini e quan Sunizëm, deri kohen e rebelimit të Muhammed ibn Abdulvehabit në shekullin e 12-të pas Hixhretit. Që prej asaj kohe ky grupacion është bërë më i fortë për shkak të mbështetjes nga fuqitë imperialiste. Britanikët qenë të parët që i mbështetën ata me armë, duke rigjallëruar kështu versionin e ashtuquajtura "selefist" të fesë. Pas kësaj, librat e Ibn Tejmijes u nxorën prej fshehtësisë, e u publikuan.

Ajo që Ibn Xhibrini thotë përputhet në mënyrë të mrekullueshme me atë që Taxhudin es-Subki [10] ka thënë rreth 600 vite më parë.

"Ne tashmë kemi përmendur atë që Ibn Abdisselami dhe të tjerët para dhe pas tij kanë përmendur, e kjo është që Shafiijt, Malikijt, Hanefijtë, dhe të nderuarit prej Hanbelinjëve, janë të gjithë Esh'arinjë". Kjo është ajo që është cituar nga Ibn Abdisselami, udhëheqësi i Shafijëve të kohës së tij, dhe Ibn el-Haxhib, udhëheqësi i Malikijve të kohës së tij, dhe el-Hasirij, udhëheqësi i Hanefijve të tashëm.

Ajo që është theksuar nga Ibn Asakiri, mjeshtri i madh i hadithit i Umetit të Muhamedit (s.a.v.s.), për njerëzit e qëndrueshëm dhe të besueshëm: "A ka ndonjë në mesin e juristëve, Hanefijve, Malikijve dhe Shafijve që nuk pajtohen me të, dhe që nuk janë pozicionuar pas tij, dhe që nuk janë të kënaqur me orvatjet e tij për fenë e Allahut, dhe që nuk e lavdërojnë atë për dijën e tij të madhe? Përpos një grupi të vogël që fshehin antropomorfizëm, dhe e bëjnë armik këdo që beson në Tevhid dhe që e pastron Allahun nga përngjasimi me krijesat. Dhe përpos atyre që imitojnë thëniet e Mu'tezilëve që flasin keq për të". [11] [12]

Es-Subkiu, në lidhje me antropomorfistët, konstaton: "Gjendja e Khatabijve (një sekt shi'it), e ata janë (d.m.th. rolin e tyre e kanë marrë) antropomorfistët në kohën tonë, kanë arritur deri aty sa e kanë lejuar gënjeshtrën ndaj kundërshtarëve të tyre fetar. Në veçanti ndaj atyre që i dëmtojnë ata personalisht apo në pronësinë e tyre".

Mua më është thënë që një lider i tyre është pyetur rreth një muslimani shafi'ij: "A të dëshmoj kundër tij me gënjeshtër në gjyq"? Lideri tha: "A nuk beson se është e lejuar të derdhësh gjakun e tij (ta mbysësh)"?

Pyetësi u përgjigj: "Po, besoj [që është e lejuar]". Lideri tha: "Atëherë çdo gjë që është më pak se aq është më pak se derdhja e gjakut, kështu që dëshmo [rrejshëm] dhe mbroj muslimanët prej të keqes së tij".

Pra, ky është besimi i tyre, e ata e konsiderojnë veten musliman, dhe që janë Sunit, (domethënë antropomorfistët, ata që e quajnë veten "selefij" në ditët tona). Megjithatë nëse dijetaret e tyre do të numëroheshin, ndonëse ata në realitet nuk janë dijetarë (sepse janë të devijuar), ata nuk do të arrinin ndonjë numër të madh. Ata e konsiderojnë pjesën më të madhe të dijetarëve të Umetit si jomuslimanë, dhe ata i referohen Imam Ahmed Ibn Hanbelit (r.a.), por ai s'ka të bëj asgjë me ta (është i pastër prej pretendimeve të tyre). Përkundrazi, situata e tij është siç kanë thënë disa prej të dijshmëve, siç e kam parë të shkruar prej shejh Takijuddin Ibn Salah (autori i famshëm i Mukkadimeh ibn as-Salah): [13] "Dy imamë janë sprovuar nga shoqëria e njerëzve që i kanë rrethuar ata, ndërsa ata janë të pastër prej tyre: Ahmed ibn Hanbeli është sprovuar me antropomorfistët, dhe Xhafer es-Sidiku është sprovuar prej shi'itëve". [14] [15]

Vini re se vehabistët, ashtu si antropomorfistët paraardhës të tyre, parapëlqejnë t'i shtrembërojnë gjërat, në mënyre që ato të përputhen me qëllimet e tyre, madje priren dhe ndaj gënjeshtrave dhe shpifjeve të hapura. Es-Subki thotë: "Gjendja e disa antropomorfistëve të kohës sonë ka arritur atë shkalle, saqë ata kanë shkruar një kopje të komentimit të Neveviut mbi Sahihun e Muslimit, dhe hoqën pjesët ku Neveviu flet rreth haditheve që përmendin atributet (cilësitë). Ngaqë Neveviu me të vërtetë është Esh'arij në Akide, kështu që ky shkrues nuk mundi ta kopjonte librin në tërësi, siç ishte shkruar prej autorit. Ky është një mëkat i madh, pasi është shtrembërim i fesë, dhe hapje e dyerve për humbjen e besimit ndaj gjërave që njerëzit kanë shkruar në librat që kanë njerëzit, kështu që Allahu e shëmtoftë dhe poshtëroftë atë që bën diçka të tillë". [16] [17]

Antropomorfistët vazhdojnë në këtë rrugë të ligë të shkatërrojnë besimin e saktë në Krijuesin. Ata gënjejnë teksa pretendojnë se janë Sunite, sikurse Ibn Xhibrini pa dashje la të nënkuptohet.

Shkurtimisht, nëse jeni një ndjekës i Ibn Xhibrinit, Ibn Bazit, Ibn Uthejminit dhe të ashtuquajturve "selefij" të tjerë, dijeni se jeni ndjekës i një sekti që ka qenë i fshehur për shekuj të tërë përgjatë historisë, që prej Hixhretit. Ata pretendojnë se dinë dhe ndjekin atë që Selefi besonin, ndonëse janë në kundërshtim me 95% të të gjithë dijetarëve të të gjitha shkencave kryesore Islame. Pjesë e këtij besimi përfshin:

- Mohimi i përdorimit të dëshmive racionale për vërtetimin e ekzistencës së Krijuesit.

- Vënien në dyshim të mendjes si mjet për të dalluar të mirën nga e keqja.

- Të besuarit që ndonëse mendja është mjet jo i besueshëm, një besim që është transmetuar në fshehtësi në disa shekuj prapë njihet me siguri të plotë si i transmetuar saktësisht.

Nëse mendoni se kjo është në rregull, dhe nuk ju duket si një konstruksion i ndërtuar posaçërisht për t'ju bërë të ndiqni verbërisht, atëherë unë nuk mund t'ju ndihmoj juve ...



Përktheu: Ajlin ISAJ



Referencat:

- Ibn el-Kajjim el-Xhewzijjeh. Hidajetu-l-Hajara fil Exhwibetu-l-Jehuudi we-Nesara, 1 vëll, Kajro, Egjipt: Dar er-Rejjan li-t-Tutath.
- Taxhudin es-Subkijj (771H). Tabakat esh-Shafi'ijjeh el-Kubra, 10 vëll., botimi dytë, Haxhr li-l-tiba' we-nashr we-t-tewzi, 1413.



Fusnotat:

[1] - Disa prej këtyre librave janë nga antropomorfist, disa prej tyre janë falsifikime që i janë atribuuar Imam Ahmedit, ndërsa të tjerat vetëm ndjekim metodologjinë Esh'arite të Tefvidit, që është të transmetosh shkrimet që mund të keqkuptohen si përshkrim i cilësive trupore dhe të krijuara për Allahun, dhe të heshtët rreth kuptimit të tyre, duke besuar që nuk janë nënkuptuar kuptimet e tilla të papërshtatshme.
[2] - Në fakt, shkolla mu'tezilite nuk ishte asnjëherë aq e përhapur, por Ibn Xhibrinit i pëlqen që t'i vendos krahpërkrah, ashtu që të le përshtypje që ato janë të ngjashme. Në realitet janë vetëm një sasi e vogël e mu'tezileve që kanë kontribuar në ndonjërën prej shkencave Islame. Më i dalluari ez-Zemehsherij, komentuesi i Kur'anit dhe linguisti i famshëm. Ata kishin ndikim të dukshëm vetëm gjatë një periudhe të dinastisë Abasite, gjatë sundimit të Me'munit, Mu'teshimit, Wathikut, dhe përfundoi gjatë sundimit të Mutewekilit. Këto ishin ditët e arta të këtij sekti, dhe ata arritën influencë (ndikimin) kryesisht duke iu afruar disa udhëheqësve. "Prej paraqitjes së Esh'arinjëve e tutje, për ta ishte një rënie teposhtë, dhe ata praktikisht u shuan si sekt".
[3] - مخزونة لا يعترف بها ولا تُقرأ، ولا تُدرَّس إلا نادرًا وبصفة خفية، وتمكن مذهب الأشاعرة ومذهب المعتزلة أيما تمكن، وانتشر الإكباب عليه، وكثرت الدروس والكتب التي تؤلف فيما يتعلق بهذه العقائد؛ عقيدة الأشعرية وعقيدة المعتزلة، وكادت السُّنة وكُتبها أن لا يكون لها ذكر، بل كاد مذهب الإمام أحمد أن يضمحل، ولم يبق أحد عليه إلا قلة.
[4] - Sekte Batinij janë ato sekte që i mbajnë të fshehura besimet e tyre të vërteta nga publiku përmes gënjeshtrave, mashtrimeve dhe hipokrizisë.
[5] - وبالتتبع لهذه القرون: الرابع والخامس والسادس وأغلب السابع لا تجد فيها من هو على مذهب السنة.
[6] - وذكر فيها بعض العبارات المنكرة التي اشتهرت في زمانه عن المتكلمين، مثل قوله: إن الله مُنَزَّه عن الحدود والغايات، والأبعاض، والأعراض، لا تحويه الجهات الست كسائر المبتدعات.
[7] - لم يبال بأهل زمانه ولا بمن خالفه بل أفصح بما يعتقده، وجدد عقيدة السلف، وكتب فيها المؤلفات التي لا يستطيع أحد أن يعارضه فيها، وبين فيها ما هو أجلى من الشمس….لا شك أنه ما أفصح بذلك إلا لأن الله - تعالى - وهبه علمًا وقدرة على البيان، فلم يستطع أهل زمانه أن يقاوموه، فهو الذي جدد مذهب أهل السنة.
[8] - المثلثة خالفت أصول الأنبياء في تقديس الله ووصفه بصفات الكمال أحدها إن الله سبحانه وتعالى قديم واحد لا شريك له في ملكه ولا ند ولا ضد ولا وزير ولا مشير ولا ظهير ولا شافع إلا من بعد إذنه. الثالث أنه غنى بذاته فلا يأكل ولا يشرب ولا يحتاج إلى شيء مما يحتاج إليه خلقه بوجه من الوجوه. الرابع إنه لا يتغير ولا تعرض له الآفات من الهرم والمرض والسنة والنوم والنسيان والندم والخوف والهم والحزن ونحو ذلك. الخامس إنه لا يماثل شيئا من مخلوقاته بل ليس كمثله شيء لا في ذاته ولا في صفاته ولا في أفعاله. (هداية الحيارى في أجوبة اليهود والنصارى - (1 / 310).
[9] - Ibn Kajjim el-Xhewzije, Hidajetu-l-Hajara fi 'Exhwibetu-l-Jehudi we-Nesara, 310.
[10] - Tajuddin es-Subkij (771 AH / 1370 AD) kadiu i madh, fekihu dhe historiani. Autor i veprave të famshme si Xhem'u-l-Xhewami në metologjinë e fikhut, dhe Tabakat esh-Shafi'ijeh për biografitë e dijetarëve të shkollës Shafiite të fikhut. Ai është i biri i Ali ibn Abdilkafi es-Subkij, i cili ishte kreu i dijetarëve të kohës së tij.
[11] - وحكينا لك مقالة الشيخ ابن عبد السلام ومن سبقه إلى مثلها وتلاه على قولها حيث ذكروا أن الشافعية والمالكية والحنفية وفضلاء الحنابلة أشعريون هذه عبارة ابن عبد السلام شيخ الشافعية وابن الحاجب شيخ المالكية والحصيرى شيخ الحنفية ومن كلام ابن عساكر حافظ هذه الأمة الثقة الثبت "هل من الفقهاء الحنفية والمالكية والشافعية إلا موافق الأشعرى ومنتسب إليه وراض بحميد سعيه فى دين الله ومثن بكثرة العلم عليه غير شرذمة قليلة تضمر التشبيه وتعادى كل موحد يعتقد التنزيه أو تضاهى قول المعتزلة فى ذمه…".
[12] - Taxhudin es-Subki (771 AH), Tabakat esh-Shafi'ijeh el-Kubra, 3 / 373-374.
[13] - Ibn Salah (643 AH / 1245 AD) është njëri prej dijetarëve më të rëndësishëm të tefsirit, hadithit dhe fikhut. Ai është i njohur për veprën e tij Mukadimetu Ibn es-Salah, e cila u bë standard për të gjitha librat e mëvonshme në shkencën e Hadithit.
[14] - طبقات الشافعية الكبرى ـ هجر للطباعة والنشر والتوزيع - 1413هـ - (2 / 16-17): وقد تزايد الحال بالخطابية وهم المجسمة فى زماننا هذا فصاروا يرون الكذب على مخالفيهم فى العقيدة لا سيما القائم عليهم بكل ما يسوءه فى نفسه وماله. وبلغنى أن كبيرهم استفتى فى شافعى أيشهد عليه بالكذب فقال ألست تعتقد أن دمه حلال قال نعم قال فما دون ذلك دون دمه فاشهد وادفع فساده عن المسلمين. فهذه عقيدتهم ويرون أنهم المسلمون وأنهم أهل السنة ولو عدوا عددا لما بلغ علماؤهم ولا عالم فيهم على الحقيقة مبلغا يعتبر ويكفرون غالب علماء الأمة ثم يعتزون إلى الإمام أحمد بن حنبل رضى الله عنه وهو منهم برئ ولكنه كما قال بعض العارفين ورأيته بخط الشيخ تقى الدين ابن الصلاح إمامان ابتلاهما الله بأصحابهما وهما بريان منهم أحمد ابن حنبل ابتلى بالمجسمة وجعفر الصادق ابتلى بالرافضة.
[15] - Ibid, 2 / 16-17.
[16] - طبقات الشافعية الكبرى ـ هجر للطباعة والنشر والتوزيع - 1413هـ - (2 / 19): وقد وصل حال بعض المجسمة فى زماننا إلى أن كتب شرح صحيح مسلم للشيخ محيى الدين النووى وحذف من كلام النووى ما تكلم به على أحاديث الصفات فإن النووى أشعرى العقيدة فلم تحمل قوى هذا الكاتب أن يكتب الكتاب على الوضع الذى صنفه مصنفه. وهذا عندى من كبائر الذنوب فإنه تحريف للشريعة وفتح باب لا يؤمن معه بكتب الناس وما فى أيديهم من المصنفات فقبح الله فاعله وأخزاه.
[17] - Ibid, 2 / 19.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...