Ngadhënjimi i vehabizmit është e njëjtë si 'Fitorja e Pirros'!



Ngadhnjimi i ideologjisë vehabiste në trojet shqiptare ndryshe mund të lexohet edhe si 'Fitorja e Pirros' ndërsa bashkëveprimi me të pa dyshim është tradhëti dhe 'mëkat rrjedhës' edhe pas vdekjes.

Hapësira që ka zënë në publikë vehabizmi jo pahiri, duke u bërë oferta e vetme publikë për të gjeneratën e re, e ka përjashtuar Islamin prej traditës autoktone dhe e ka shkëputur nga çdo lidhje me të kaluarën dhe identitetin autokton.

Të bëhesh sot fetar mysliman, është krijuar përshtypja se duhet të bëhesh vehabi. E të bëhesh i tillë duhet ta kesh gadishmërinë sa për t'u bërë edhe protestant, hindus apo çdo feje tjetër që s'ka lidhje me traditën.

Prandaj gjithë hoxhët që me vetëdije të plotë përformojnë vehabizmin dhe kushdo që i përkrah pa dyshim ka gjynah kolataral që shekuj pas vdekjes mëkatet do u arkëtohen në llogari të veprave tyre.

Ta luftosh Islamin përmes myslimanëve ka 'ndezur' si ide në rastin e Kosovës apo edhe trojeve shqiptare në përgjithësi.

Vehabizmi ka veç një objektiv, të bëhet oferta e vetme në publik dhe të dominojë vijën autoktone të të myslimanëve vendas (hanefij dhe maturidij) dhe target i akuzave gjithëherë janë myslimanët e kësaj vije.

Por ngadhnjimi i vehabizmit është si 'Fitorja e Pirros', i cili kishte fituar betejën por të gjithë ushtarët ishin vrarë. Njëjtë ka ndodhur edhe me 'luftën e vehabizmit' të cilët kanë zënë hapësirën publike, madje edhe organizatën tradicionale mund ta marrin, por në këtë luftë të pa mëshirë, laikë, ateist, agnostik, protestant madje edhe jahudi do mund të bëhen shumicë.

Ata dinë të thonë edhe se më mirë një numër i vogël e 'kualitativ' sipas kritereve tyre se sa sasi 'bidatgjinjësh' e këso akuzash, megjithatë me pak iman sa troha po të kenë, do duhej të frikësoheshin në palcë nga dëmi që po bëjnë kauzës Islame dhe njerëzore.



Autor: Gentian JETISHI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...