Dobësia e Albanit në njohjen e gjuhës arabe



Shembuj në lidhje me këtë çështje ka më tepër, por, ne do të mjaftohemi vetëm me dy prej tyre që qartë dëshmojnë se Albani nuk e njeh mirë arabishten.

- Në veprën e tij: "Sahihu", 4/88, thotë: "Vuxhubul-ehdhi bijedi-dh-dhalimi", gjë që paraqet përdorim të gabuar të parafjalës - saktësisht duhet thënë: "Vuxhubul-ehdhi 'ala jedi-dh-dhalimi".

Pasi që nëse thuhet si në verzionin e parë atëherë kuptimi i saj do t'ishte: "të ndihmohet tirani (mujshari, zullumqari, shtypësi) në tirani (mujshi)", ndërkaq, Albani dëshiron të thotë: "është obligim që të pengohet tirani në tirani".

Andaj, le të mendojmë pakëz lidhur me këtë shembull!

Çka d.t.th. kur të shkruhen libra e të gabohet në përdorimin e parafjalës?!

- Në: "Sahihun" e tij, 2/254, ka cituar Hadithin: "Tre personave All-llahu Xhel-leshanuhu nuk do t'ua pranojë namazin: njeriut që e fal namazin e xhenazes e që nuk është 'Teviz'". Në interpretimin e kësaj shprehjeje thotë se kështu është përcjellur nga origjinali - porse, nuk është i sigurtë në domethënien e shprehjes "Teviz".

Sa i takon shprehjes "Teviz”, ajo nuk ekziston fare në gjuhën arabe, e as që është përmendur në Hadithin e cekur më lartë, por, në trajtën burimore është përmendur shprehja "Ju'mer", andaj, kuptimi do të ishte: "Nuk do të pranohet namazi i xhenazes i atij njeriu që falet e që nuk lexon asgjë në namaz".

Ja siç e shihni, edhe pse për të njëjtin Hadith, por, në një vepër tjetër: "Tefgib ve Terhib", faqe 195, numri i Hadithit 484, Albani e ka përmendur me këto shpjegime, por, nuk ka kujdesin e duhur ose harron!



Autor: Hasan ES-SEKAF



_________________________

Shkëputur nga Broshura: "Paradokset e shejh Albanit", i Autorit: "Shejh Hasan es-Sekaf".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...