Dënohet ashpër dhuna në xhaminë e Isa Beut



"Muskujt vëllavrasëse të Shkupit t'i ruajnë për në Prilep"

Me Myftininë e Shkupit janë solidarizuar Myftinjtë dhe institucionet edukativo-shkencore të BFI-së ndërsa dhunën e kanë dënuar edhe shumë institucione të tjera fetare nga Ballkani dhe bota dhe i kanë bërë thirrje Maqedonisë që sa më shpejt të ngrejë duart nga elementi radikal që dëshiron t'ia vesh islamit sepse në të kundërtën shumë shpejt kryeqendrën do të shndërrojnë në një kryeqendër e dhunës dhe sulmeve vetëvrasëse.

Myftinjtë dhe institucionet edukativo-shkencore të BFI-së, kanë reaguar ashpër ndaj dhunës e cila nga grupe të ndryshme radikale ka gjet shprehjen gjatë namazit të xhumasë në xhaminë "Isa Beg", duke u solidarizuar me myftiun e Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, i cili u përballua me dhunën e grupit radikal të hatibit të suspenduar Ramadan Ramadani.

Sipas Myftiut të Tetovës, Alifikri ef. Esati, dhuna në xhami humb imazhin e besimit islam.

"Lus besimtarët që të largohen nga veprimet e pahijshme ndërsa organet përgjegjëse të nxjerrin fajtorët para përgjegjësisë", thekson Esati.

Edhe Myftinia e Strugës shpreh indinjatën e thelle për dhunën Brenda xhamisë. "Duhen të demaskohet keqbërësit që ngritën dorën në vet objektin e xhamisë", Ferat Polisi, myfti i Muftinisë së Strugës.

Koordinatori i Muftinisë së Resnjës, Nexhbedin Aliu ka kërkuar nga myslimanët që të ruajnë gjakftohtësinë ndërsa kërkon nga partitë politike shqiptare që të distancohen nga dhuna në xhami, "heshtja domethënë se ato pajtohen më të njëjtën, kjo është e tmerrshme", thekson ef. Aliu.

Edhe koordinatori i Myftinisë së Prilepit, Mustafa Topalovski, distancohet nga dhuna e grupeve radikale vehabiste dhe ka kërkuar që muskujt e treguar në xhaminë e "Isa Beut" mes shqiptarëve ti ruajnë atëherë kur digjen dhe shkatërrohen xhami.

Afrim ef. Xhelili nga Myftinia e Ohërit u jep përkraje institucioneve të BFI-së dhe ka kërkuar nga grupet radikale që të respektojnë vendimet e organeve më të larta të BFI-së.

Pllumbi Veliu nga Myftinia e Manastirit ka lëvduar pjekurinë, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e Myftiut Ibrahim ef. Shabani në luftën e tij për të asgjësuar të gjitha devijimet negative islam.

"Shprehim indinjatën tonë për dhunën e përdorur në xhaminë Isa Beu në Shkup", thotë muftiu i Kumanovës Abedin ef. Imeri dhe i njëjti i jep përkrahje BFI-së siç thonë në "angazhimin për kthimin e qetësisë në objektet fetare".

Sipas Ruzhdi ef. Lata, dhuna në xhami, mund të jetë vetëm punë e intrigave djallëzore të cilët infiltrohen brenda shoqërisë sonë për të dëmtuar bukurinë, edukatën dhe dinjitetin islam.

"Veprimet gjatë namazit të xhumasë nuk i takojnë kulturës dhe civilizimit islam", thekson Lata.

Edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Fahredin Ebibi, shpreh habinë e tij. "Të rrihet njeriu vetëm pse dëshiron të falë namazin e xhumasë dhe të thuhet se është çudi është shumë pak. Kjo është çmenduri e paparë e atyre që kujdestarojnë për të dëmtuar imazhin e xhamisë", thekson Ebibi.

Drejtori i Medresesë "Isa Beu", Ibrahim Idrizi porosit se në fe nuk ka dhunë.

"Kur ushtrohet dhunë në xhami mund të dëmtohet vetëm feja", thekson Idrizi.

Ashpër e ka dënuar dhunën edhe Rexhep Ziberi nga Shoqata e ulemave "Ilmije".

Sipas tij, grushtat në xhami janë veprime kriminele dhe huligane.

"Këta njerëz duhet ti merr policia dhe të marr masa ndaj tyre", thekson Ziberi.

Me Myftininë e Shkupit janë solidarizuar edhe muftinia e Kërçovës, Gostivarit, Shtipit dhe Velesit ndërsa dhunën e kanë dënuar edhe shumë institucione të tjera fetare nga Ballkani dhe bota dhe i kanë bërë thirrje Maqedonisë që sa më shpejt të ngrejë duart nga elementi radikal që dëshiron t'ia vesh islamit sepse në të kundërtën shumë shpejt kryeqendrën do të shndërrojnë në një kryeqendër e dhunës dhe sulmeve vetëvrasëse.



Përgatiti: BIM



_________________________

dhunanexhami

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...