Tërnava - Ekstremistët jashtë Kosovës



Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që t'i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste.

"Fatkeqësisht edhe sot në Kosovë ende hyjnë njerëz pa kurrfarë kriteri, hyjnë persona të paftuar, hyjnë persona dhe individë, të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës. Ata nuk janë zyrtarë dhe mysafirë të Bashkësisë Islame", ka thënë Tërnava.

"Ata po mundohen që një pjesë, në veçanti rininë, ta indoktrinojnë. Për këtë duhet të jemi shumë syçelë. Ministria e Punëve të Brendshme, EULEX-i dhe Qeveria në përgjithësi, duhet t'i kontrollojnë kush janë ata njerëz. Unë nuk mund t'i kontrolloj kufijtë e Kosovës, pasi nuk është punë e imja, por dua të deklarojë botërisht se ata individë që kanë ardhur në Kosovë nuk kanë ardhur me ftesën e Bashkësisë Islame", tha Tërnava në një intervistë për Radio Kosovën, transmeton protali Indeksonline.

Reagimet e Tërnavës vinë një ditë pasi një grup të rinjsh mysliman me nofkën "Xhemati mysliman i Kosovës" kishin vënë kurora lulesh para Bashkësisë Islame të Kosovës, dje pasi kishin përfunduar namazin, duke simbolizuar kështu vdekjen e myftiut kosovar.

Ata kishin thënë se institucioni i BIK-ut është i politizuar dhe nuk punon për të ndalkuar, siç kanë thënë ata - diskriminimin e myslimanëve të Kosovës.

Por, Tërnava ka thënë se Bashkësia Islame e ka programin e vet dhe e di rrugën të cilët duhet ndjekur.

"Ne i porosisim të gjithë xhematlinjtë tanë, të gjithë vëllezërit dhe motrat tona, që të mos bien pre e asnjë interesi të ngushtë, pavarësisht nga vije ai. Pasi nuk ka radikalizëm vetëm në fenë islame por edhe në fetë tjera, dhe ato janë prezente në Kosovë. Megjithatë, unë nuk shoh rrezik për ardhmërinë, mirëpo duhet që institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me ne, të punojnë dhe t'i çojnë në vend porositë fetare, ta ruajmë mesin, por jo duke i luftuar ndjenjat fetare", ka thënë Ternava në lëtë intervistë për Radio Kosovën.



Përgatiti: express, nëntor 2011.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...