1 maji, festë e punëtorëve apo ditëlindja e Luciferit!



Kisha katolike e Kroacisë, ajo ortodokse Serbe e të tjera, i bëjnë thirrje besimtarëve të vet që mos ta festojnë 1 (një) majin, me pretendimin se kjo ditë është festë e punës së tyre, sepse në pyetje është një mashtrim i kulluar. Në fakt 1 maji është festë demono-staniste dhe nuk ka lidhje me punën dhe argëtimin.

Kjo ditë është ndër festat kryesore të Kontrolluesve, Iluminuesve kulmor të njerëzisë dhe sigurisht këtë natë në tërë botën do të bëhet sakrifikimi ritual i njerëzve.

Duke festuar 1 majin, duke ndezur zjarrin, duke pirë e kënduar, ju në fakt po festoni rënien e njerëzisë, po festoni vazhdimin e mizeries në të cilën po jetoni, po festoni atë që e ushqen këtë mizeri, po festoni mendjet tuaja të kontrolluara.

Pak kush e di që sonte po festohet nata më djallëzore në vit, dita kushtuar Luciferit. Kjo quhet Nata e Valpurgut. Sipas besimit popullor gjerman dhe të vendeve tjera si Finlandë, Suedi, Gjermani, Çeki, Letoni, lituani, Estoni, nata e Valpurgut (Shenjtëresha dhe motër nderi Valpburg jetoi gjatë viteve 710-779) (kalimi prej 30 prillit në 1 maj) është kur shtrigat tubohen në malin Broken dhe kur këshillohen me zotat e tyre. Në anën tjetër, autori amerikan, sotonist dhe okultist, Anton Levey (vd. 1997), në vitin 1966, këtë natë e themeloi kishën sotoniste. Ai ka menduar se kjo është nata më djallëzore gjatë tërë vitit.

Rrënjët e kësaj teorie gjenden në pjetën e Adam Weishauptatit, priftit romako-katolik, jezuit dhe profesor i të drejtës kanonike në Universitetin e Inglostadt, i cili lindi më 1 maj 1748 në një familje hebreje por që në fillim të shekullit 17 u kryqëzua nga katolikët në qytetin e lindjes.

Po këtë ditë festohet edhe lindja e iluminatit. Sipas një burimi, Adam Weishaupti qe habitur kur vërejti se data e lindjes së tij është e lidhur me besimin e lashtë pagan dhe traditë pagane e natyrës dhe plleshmërisë, të quajtur Beltane, të cilën paganët e festonin më 30 prill dhe me festën sataniste valpurgiste që festohen natën mes 30 prillit dhe 1 majit. Ky pati vendosur më për 28 vjetorin e lindjes së tij ta themeloi vëllazërinë sekrete sataniste me emrin Iluminati. Synimi i kësaj vëllazërie kushtuar Luciferit ishte që me një revolucion botëror ta rrënojë mënyrën dhe rendin e deritashëm të jetës, normat morale dhe të nxis formimin e rendit të ri botëror me Luciferin në krye. Prej këtu edhe filloi pritja e organizuar i 1 majit dhe festimi i Natës së Valpurgut.

Iluminati, duke pasur ndikim të Amerikë, organizuan demonstrata dhe konfliktin e punëtorëve me policinë më 1 maj 1886 në Çikago. Pastaj, më 1889 në Paris, në kongresin e parë të Internacionales së Dytë Komuniste, ku përveç komunistëve morën pijesë edhe masonët e të gjitha llojeve, spiritualistët dhe okulistitët. Aty u vendos që çdo vit të festohet në mënyrë të organizuar dhe kjo ditë të bëhet ditë e kujtimit të punëtorëve të rënë në konflikt me policinë e Çikagos.

Pra, Iluminati arriti që në emër të humanitetit dhe të drejtave të punëtorëve të imponojë 1 majin si ditë të punëtorëve, e në fakt kjo është ditëlindja e tyre dhe madhërimi i Luciferit apo Shejtanit.



Autor: Nexhat IBRAHIMI



_________________________

1. http://www.dnevno.hr/vjera/vjera-kultura-i-znanost/stravicna-istina-o-1-maju-koja-se-taji-ako-slavite-klanjate-se-luciferu-slavite-valpurgijsku-noc-najdemonskiji-dan-u-godini-797160/
2. http://www.naslovi.net/2014-04-30/pravda/dejan-lucic-nocas-je-vesticji-praznik-valpurgijska-noc-kojom-se-docekuje-1-maj/9762400
3. http://www.novi-svjetski-poredak.com/2013/05/03/1-maj-praznik-rada-tajni-znak-i-praznik-iluminata-valpurgijska-noc/
4. https://en.wikipedia.org/wiki/Walpurgis_Night
5. http://www.theholidayspot.com/mayday/history.htm

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...