Mos e keqpërdor mishin e kurbanit



Kohëve të fundit është përhapur ideja se mishin e kurbanit të cilin e ndajnë pronarët e kurbanëve po keqpërdoret nga ata që ju jepet ky mish si sadeka, sidomos kur është në pyetje mishi i kurbanit të dhenve, nën pretekstin se kinse po i vjen era mishit të deleve.

Edhe pse dispozita e therjes së Kurbanit është vaxhib sipas mehhebit hanefij, shpërndarja e mishit të kurbanit është sunet, prandaj kujdes nga keqpërdorimi dhe manipulimi me këto dispozita islame, sepse kjo shkakton pasoja si te dhurursi i mishit ashtu edhe te marrësi i kësaj sadekaje.

Ata, që shpërndajnë nëse kanë informacione se dikush e keqpërdorë, apo më mirë me thënë e hedhë poshtë mishin e kurbanit me ndonjë pretekst banal siç e përmenda më parë, të tilit mos i dërgo mish sa për ta hekur qafe këtë punë.

Kurse marrësit e mishit të kurbanit nëse nuk e përdorin, është islame dhe burrërore të mos e pranojnë nëse e dinë se e keqpërdorin, apo ia hedhin qenve, etj, etj..

Kjo përveç se është keqpërdorim, përbuzje, nënçmim është edhe turp për një besimtar islam.



Autor: Jusuf ZIMERI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...