Tregtia me dijen, prodhon diploma false, me pasoja të rënda



Diploma false në aspektin juridik islam është vepër penale që përfshinë të dy palët, edhe palët që e jep edhe atë që e merr. Diplomat flase kryesisht bëhen perms dy metodave, që janë:

- Ose falja (blerja) e notave nga profesorët pavarësisht se kjo realizohet me interes material apo ndonjë interes tjetër. Në kjo metodë është perfide që djallëzon profesorët, studentët, administratën e fakulteteve dhe më e keqja djallëzon institucionin sepse kjo diplomë administrativisht mund të jetë në rregull, por në realitet të gjithë ata që kanë venduar nënshkrim për këtë kanë bërë vepër penale dhe kanë dëshmuar rrejshëm.

- Përmes blerjes së drejtpërdrejtë të diplomës pa u futur fare në provime, duke paguar lekë të majme ose nëpër institucione edukativo-arsimore dh shkencore, apo në kancelaritë alternative që i kanë hapur përfaqësuesit e këtyre institucioneve.

Diplomat false krahas faktit se është vepër penale, në aspektin fetar islam me vete ngërthen edhe një sërë veprash tjera, që janë:

1. Diploma false është gënjeshtër e qëllimtë dhe e planifikuar, për të cilën Pejgamberi a.s. thotë: "Vërtetë gënjeshtra (Rrena) shpien në shfrenim, shfrenimi shpien në zjarr të xhehenemit ...", (Buhari, Muslim). Pra ky veprim krijon shfrenim dhe haos në shoqërinë njerëzore në të gjitha poret e jetës.

2. Diploma false është mashtrim, e Pejgamberi a.s. thotë: "Kush na mashtron, ai nuk është nga ne", (Muslimi.) Pra nuk është nga mesi i myslimanëve.

3. Diploma false është dëshmi e rrejshme, për të cilën Pejgamberi a.s. ka thënë: "A nuk dëshironi t'ju tregojë për mëkatet më të mëdha"? Po, si jo o i dërguari i Allahut! Pejgamberi a.s. tha: "idhujtari - ti bëshë shok Allahut (shirku), ... dëshmia e rrejshme ose fjalët e rrejshme ...", (Buhari Muslim). A nuk po e shihni se këtë vepër të shëmtuar pejgamberi a.s. e ka radhitur në varg me Shirkun?!

Fatkeësisht, në shorëqinë tonë kemi si tepër kuadro të pajisur me këso lloj diplomash në të gjitha profilet, duke filluar nga hoxhallarët, mësuesit, profesorët, e deri te akademikët, prandaj. Ky është alarm trishtues, për ata që i kuptojnë alarmet.



Autor: Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...