Bidati (analize Bidatit)



Pejgamberi a.s, ka thene:

1. Cdo bidat eshte humbje. E cdo humbje eshte ne zjarr, ... (Hadith i Sakte).

2. Kush sjell dicka qe nuk eshte prej ceshtjes tone (Vlerave Islame), ajo eshte e Refuzuar, ... (Mutefekun Alejhi).

3. Kush shpik nje pune te mire ne Islam, ai do te kete shperblimin e saj dhe te atyre qe punojne me te, ... (Hadith i Sakte).

Bazuar vetem ne keto tre Hadithe do ta trajtojme ceshtjen e Bidatit. Asaj qe quhet Shpikje, ose inovacion.

Sipas Hadithit te pare, cdo Bidat eshte humbje dhe Humbja eshte ne zjarr, ...

Mirpo ne Hadithin e dyte kemi nje perkufizim me te detajuar te Bidatit.

Pejgamberi a.s. po na thote: Kush vjen me nje pune (Bidat) qe nuk eshte sipas vlerave te Islamit. Ajo eshte e refuzuar, ...

Per ta forcuar edhe me teper kete ide Pejgamberi a.s. na ka thene edhe Hadithin tjeter. Kush Shpik dicka qe eshte e mire atehere ai do te shperblehet per ate shpikje dhe per te gjithe ata qe veprojne ate shpikje, deri ne diten e Gjykimit, ...

Pra nga keto kuptojme se Bidati klasifikohet ne dy pjese.

1. Bidati i refuzuar.

I cili eshte ai Bidat qe shpiket ne legjislacionin e Islamit, ne Adhurime dhe ne vlera. Per kete ekziston Parimi juridik Islam qe thote: Cdo shpikje ne fe eshte e ndaluar, derisa te kemi argumentat qe e lejojne ate.

2. Bidati i pelqyer dhe i shperblyer.

Eshte ajo shpikje qe eshte e mire dhe qe ajo eshte pjese e vlerave Islame. Per kete Pejgamberi a.s ka thene: Se personi do te shperblehet per kete shpikje deri ne diten e gjykimit. per veten dhe per krejt ata qe e veprojne ate.

Ketu futemi ne parimin tjeter juridik te islamit.

Cdo tradite qe nuk ka lidhje me ibadetet islame, dhe nuk eshte ne kundershtim me vlerat islame, eshte e lejuar derisa te kemi nje argument islam qe e ndalon ate.

Ne baze te kesaj, nuk mund te konsiderojme argument per ndalesen e dickaje, thenien e dikujt, (Edhe pse njihet si dijetar), kur thote: Kete veper nuk e ka bere pejgamberi a.s. dhe as sahabet e tij.

Sepse Mosveprimi i Pejgamberit a.s. ose Sahabeve te tij, nuk eshte argument per ndalesen e saj.

Madje ketu dijetaret e Islamit (Selefet - Brezi i pare i tyre) kane folur per nje parim tjeter ne Jurisprudencen Islame qe eshte: Nese ibadeti nuk kryhet dot pa kete shpikje, atehere (shpikja) merr gjykimin e ibadetit.

Pershembull: Ora me zile.

Ajo nuk eshte njohur ne Kohen e Pejgamberit a.s. dhe te Sahabeve. Mirpo sot ajo ndihmon qe ne te zgjohemi ne Namazin e Sabahut. Atehere meqe Sabahu eshte Farz, Edhe vendosja e Ores me Zile eshte Farz.

Nese Namazi i Nates eshte Sunet, atehere edhe vendosja e ziles per Namaz Nate eshte Sunet.

Nese Ora vendoset per te bere nje veprim te keq, atehere edhe vendosja e saj eshte HARAM.

Ne kete kuader mund te peshojme shume gjera qe nuk kane qene ne kohen e Pejgamberit a.s..

Pershembull: Dhikri dhe mexhliset e dhikrit.

Shume nga veprimet tona qe i bejme (Madje edhe ata qe flasin kunder Bidatit) jane ne te vertete Bidate, sepse nuk jane bere ne Kohen e Pejgamberit a.s..

Mirpo ku mund ta fusim dhikrin me xhemat?

Ne kemi shume argumenta per kete:

Kurani: (Ata qe e permendin Allahun, ne Kembe, te ulur e te shtrire, ...).

Hadithi: Melaiket i shtrijne krahet e tyre per ata qe mbildhen ne grupe dhikri te Allahut xh.sh. Duke e lutur Allahun per ta.

Mirpo disa mblidhen neper rrathe ne Xhami, disa te tjere ne shtepi ose neper Klube apo shoqata (Qe dje i quanin Teqe) e sot i quajne Klube Kulturore Islame ose Shoqata. A mund te themi se keta po bejne Bidat?

Sigurisht qe jo. Sepse Kuptimi i Dhikrit eshte lene i hapur qofte nga pozicioni qe ndodhemi, ose vendi ku ndodhemi. Mund te jemi ne Xhami, ne Shtepi ose ne cdo vend tjeter.

Andaj do te ishte padrejtesi te themi qe nuk e ka bere pejgamberi dhe sahabet dhe nuk duhet te behet.

Sepse Pejgamberi a.s. ka bere veprime te ngjashme me to.

Ky eshte amaneti i Dijetareve qe te thellohen dhe te mos bejne haram ato qe allahu i ka bere hallall. thjesht prej dembelizmit te tyre per te perdorur krejt burimet e jurisprudences islame.

Artikulli u shkrua, pasi hulumtova ne shpjegimet e Dijetareve ne keto ceshtje.



Autor: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...