Nuk e ka bere Pejgamberi a.s., madje asnje nga Sahabet r.a.!



Keshtu disa, argumentohen dhe ta konsiderojne nje pune qe po ben si 'Bidat' ose 'Haram' ...


More miq te nderuar!

Ju qe keni studiuar 'Usul-ed-Din', (Burimet e Sheriatit Islam), pa me tregoni cila prej ketyre burimeve eshte dicka qe quhet: 'Nuk e ka bere Pejgamberi a.s.'? D.m.th. ku thuhet se nese Pejgamberi a.s. nuk e ka bere atehere nuk duhet ta bejme edhe ne?


Le te qartesohemi pak me shume ...

Pejgamberi a.s., eshte obliguar qe te na e qartesoje te gjithe Islamin. Atij nuk i lejohej qe nese dicka duhej te sqaruar dhe te mos e sqaronte. Po ashtu nese dicka ka heshtur d.m.th. se eshte e Lejuar.

Ne Haxhin e Lamtumires, a nuk thirri Pejgamberi a.s. tre here: 'A e transmetova Mesazhin'?

Publiku musliman aty te gjithe thane: 'Po'!

Atehere Pejgamberi a.s. ngriti koken nga qielli dhe tha: 'O Allah deshmoje kete'.

Pra nese do kishte dicka te ndaluar ose te lejuar, Pejgamberi a.s. do te kishte folur per te, perndryshe (Hashahu) nuk e ka percjelle Amanetin.


Keshtu te dalim ne ate qe eshte tema e ketij Statusi ...

Ne asnje rast, Dijetaret e Islamit te hershem (Selefet e vertete) nuk jane argumetuar dhe nuk e kane konsideruar Argument, faktin qe 'Nuk e ka bere pejgamberi a.s dhe as sahabet' ...

Pra 'mosberja nga pejgamberi a.s. apo nga sahabet,nuk eshte argument islam', dhe nuk mund te ndertosh mbi te nje fetva Islame.


Pse Pejgamberi a.s. nuk e ka bere?

Mosberja e Pejgamberit a.s. ose heshtja e tij, per te na treguar si qendron kjo ceshtje, mund te jete per disa arsye. Nder to mund te permendim:


1. - Ka qene meshire per Umetin, por jo haram

Pra nese Pejgamberi a.s. nuk e ka bere ose nuk e ka ndaluar, kjo d.m.th. se ta ka lene me zgjedhje.

Allahu xh.sh. thote: 'O ju qe kenibesuar: Mos pyesni per gjera, te cilat nuk jane deklaruar per ju. Sepse mund te jene te mundimshme per ju. Nese ju pyesni gjate kohes se shpalljes se Kuranit, ato mund tju qartesohen, por nuk jane te lehta per ju. Allahu u ka toleruar per to. Sepse Allahu eshte Fales i madh dhe Meshirues', (El-Maide:101).

Pra kur Allahu dhe Pejgamberi a.s. nuk jane deklaruar qarte, per nje ceshtje te caktuar, d.m.th. se ajo eshte meshire. E ti nuk ke te drejte ta besh ate 'Bidat' ose 'Haram'!


2. - Eshte preference individuale ...

Rasti per kete eshte kur Halid ibn Velidi r.a. i solli Pejgamberit a.s. nje Hardhuce te madhe shkretetire, me qellim per ta gostitur. Dicka te tille arabet e Konsumonin, por kjo nuk ishte ne shijen e Pejgamberit a.s., andaj e refuzoi. Por kur Halidi e pyeti: 'Nese eshte apo jo e ndaluar', ai tha: 'Jo nuk eshte e ndaluar, por nuk eshte ne preferencat e mia personale'.


3. - Nuk ka qene Zakon ...

Disa dukuri qe sot jane zakon, atekohe nuk kane qene fare te njohura. Rasti i ditelindjes ose festave te datave te shenuara.

Ditelindje ose Data te shenuara kane qene te njohura dhe atehere. Por jo keto qe kemi edhe sot.

Pershembull Date e shenuar ka qene Dita e Ashurase. Per kete Pejgamberi a.s. ka folur dhe ka kerkuar te agjerojme. Sepse ne ate dite Allahu xh.sh, shpetoi Musain dhe besimtaret nga Faraoni.

Apo rasti i Ditelindjes se Pejgamberit a.s., kur ai e ka deklaruar se e njihte dhe per kete arsye e festonte sipas menyres se tij, me Agjerim te Henen.

Mirpo ka edhe menyra te tjera sic eshte Festimi i Pervjetorit te Lindjes, apo Dita e Nenes, Mesuesit, etj.. Keto nuk kane qene te njohura ne ate kohe. E nese do te ishin te rendesishme per tu ndaluar ose lejuar, patjeter qe Pejgamberi a.s. do ti sqaronte ato, ne nje menyre ose tjeter. Por nuk e ka bere. Cka d.m.th. se eshte e Lejuar derisa nuk ka argument per ndalesen e tyre. Por nuk eshte 'Bidat' i ndaluar sepse nuk eshte pjese e 'Ibadeteve'.


4 . - Kur Pejgamberi a.s nuk e ka bere, por eshte Haram berja e saj ...

Kjo ka te beje me te gjitha kategorite e adhurimeve.

Pra nese Pejgamberi a.s. ka falur 'pese' Kohet e Namazit, dhe jo 'gjashte'. Kjo nuk d.m.th. qe te dale dikush sot dhe te thote se une po i bej gjashte. Sepse adhurimet jane te plotesuara dhe Pejgamberi a.s. e ka mbyllur perfundimisht Misionin e sqarimit te tyre. Nuk ka te drejte askush te beje dicka qe Pejgamberi a.s. nuk e ka bere, si adhurim.


Por kujdes!

Shpeshhere ne ngaterrojme Adhurimin me Veprimin normal. Ngaterrojme Mjetin me Qellimin.

Pershembull: Nuk ka asnje argument se Pejgamberi a.s. e ka bere Dhikrin me Tesbihe.

Por kjo nuk d.m.th. se e kemi te ndaluar te bejme Tesbihe me ato kokrrat te lidhura ne nje fije (Numratore).

Sepse ato jane thjesht Mjet dhe jo qellim ne vetvete. Nese ty mjeti te ndihmon per te arritur qellimin e mire, atehere ai merr gjykimin e vete qellimit, me kusht qe Mjeti te jete i lejuar.

Pra ditelindja apo ndonje pervjetor tjeter, i papermendur nga Pejgamberi a.s. nuk jane adhurime. Por jane tradita qe po te ishin te ndaluara, ose obligime, do te sqaroheshin nga Pejgamberi a.s. Por nuk e ka bere. Cka d.m.th. se eshte e lejuar. Mjafton qe aty te mos kete veprime te ndaluara, si alkoli, festat e tepruara dhe tradita te pista te popujve te tjere jomuslimane.


Si perfundim:

Mos thoni me kurre qe nuk e ka bere Pejgamberi a.s. andaj nuk lejohet, sepse po te ishte e ndaluar, Pejgamberi a.s. do te kishte folur per te patjeter, sepse ka qene i obliguar.



Pergatiti: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...