A duhet të pasohet Krishterizmi, a është e mundur të pranohet Islami



E vërteta mbetet e vërtetë e argumentuar dhe universale, ndërsa përzgjedhja është dëshirë dhe përgjegjësi individuale.

Duhet ta pyesim veten tonë a duhet të pasohet Krishterizmi, apo a është e mundur të pranohet Islami.

Përgjigja në këto dy pyetje mund të gjendet në argumentet e paraqitura në librin me titull, "Për hulumtuesit e fesë së ëvërtetë" e autorit Hisham Muhamed Tilbete, që duhet lexuar për t'u qartësuar dhe për të marrë një qëndrim real e të drejtë.

Sipas studjuesve të besimeve fetare të paraqitur në këtë libër, parimi kryesor i Krishterizmit të cilin kurrsesi nuk e pranon logjika, është besimi në shpirtërimin e Zotit, në Trini.

Sipas tyre, është parim i gabueshëm, i cili thotë që njeriu e bart mëkatin që nga njeriu i parë (Ademi) dhe këtë duhet ta shpaguajnë pasardhësit e tij me anë të paradoksit, ku sipas tyre Zoti duhet të zbresë në tokë si në formën e njeriut dhe të kryqëzohet në mënyrë që t'i fshijë gabimet e njerëzve.

Krishterizmi nuk është ajo fe e cila personalisht ka thirrur për këtë. Në vetë dëshminë e Ungjillit, Mesihu (Krishti) sipas mendimit të krishterë), në asnjë Ungjill kurrë nuk është thënë se Zoti do të shpirtëzohet, apo se Ai është djalë i Zotit, apo Ai sëbashku me të Atin dhe Shpirtin e shenjtë janë "Treshi i shenjtë".

Vetë Mesihu (Krishti) thotë, "Unë asgjë nuk mund të veproj me dëshirën time, por gjykoj ashtu siç e dëgjoj. Gjykimi im është i drejtë pse unë nuk angazhohem që t'i realizoj dëshirat e mia, por që t'i realizoj dëshirat e Atij i cili më ka dërguar", (Johan, 30). "Unë do të ngrihem te Ati im dhe Ati juaj, te Zoti im dhe te Zoti juaj", (Johan, 20:17).

Kur'ani e cilëson besimin e krishterë sipas ideve të cilat gjenden në vetë librat e fesë krishtere. "Unë nuk u kam thënë tjetër atyre pos asaj që Ti më urdhërove. Ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin t'uaj, dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre e pasi që më more mua, Ti ishe përcjellës (dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send", (Maide: 116,117).

Këto tekste tregojnë se Mesihu (Krishti) ka qenë thjeshtë njeri dhe ashtu është përmendur në Ungjill, dhe vijmë në përfundim se Krishterizmi nuk është ai për të cilin ka ardhur Mesihu (Krishti).

Krishterizmi i sotëm është vetëm rezultat i të shënjtit Paul. Këtë e gjejmë në Umgjill në letrat e para dërguar Romës, i cili me shënjtërinë e tij e tregon fuqimisht se Isai është djalë i Zotit pasi ai nuk ka mbetur me të vdekurit.

Nëse është ashtu, atëherë si qëndron puna me ata të cilët i ka ngjallur Isai pasi ka qenë i vdekur!? Si qëndron puna me pejngamberët si Ilija, Joshua!? A thua a janë edhe ata djemtë e Zotit!

Pauli ka konkluduar se Mesihu (Krishti) është Zot, sepse sipas pretendimit të tij nuk ka vdekur, (është ringjallur)! Këtë pretendim e kanë shfrytëzuar themeluesit e fesë së krishterë në çështje tjetër. Është e ditur se besimi në "Trinet" nuk është besim i Orthodoksëve. Pra "Trineti" si besim është pranuar në shekullin e IV e më vonë, (shiko temën "Trinity", Shtypshkronja e shkencave britanike).

Krishtenizmi nuk është fe e logjikës dhe nuk është shpallur prej All-llahut dhe të dërguarit e tij, por është prodhim njerëzor.

Islamin e pranojmë si besim të logjikshëm dhe të natyrshëm. All-llahu është Një, me të gjitha cilësitë e Tij dhe nuk i ngjason asgjë Atij. Një i vetmi dhe nuk është i ndarë. I vetëm në veprimtarinë e Tij dhe nuk ka asnjë rival. Nuk ka lindur, dhe nuk është i lindur dhe asgjë nuk i ngjason dhe nuk është i barabartë me Të.

Islamin e pranojmë për shkak të librit të shenjtë Kur'anit, libër i vetëm që nuk ka pësuar asnjë ndryshim gjatë 14 shekujve. I cili i ka zbritur Profetit Muhamed dhe vetëm ai ka qenë përgjegjës për të.

Çështja e besimit është më e rëndësishmja në jetën e njeriut. Një hadid kuranor thotë, "Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë ndaj All-llahu, pra jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se përjetim mashtrues".

Kur'ani ndryshon nga Ungilli, sepse Ungjilli ka patur nevojë që të kundërshtohet dhe të kritikohet në vetë tekstet për të ardhur deri te teksti më i përshtatshëm me origjinalin e humbur (Dairetul Mearif el Britanie, Kapitulli "Bibla").

Në Kur'an kurrë nuk lexojmë se All-llahu ka pushuar (Ungjill, 2:2), ose ka fjetur (Mezairë, 87:56), ose ka dalë në dyluftim me njeriun dhe ka ngadhëënjyer njeriu ndaj Tij (Tethnije, 32:22, 32).

Në Kur'an lexojmë se, "All-llahu është Një, nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap kotje as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e tij, Ai e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aqë sa ka dëshiruar Ai. Dija dhe sundimi i Tij përfshin qiejt dhe tokën, kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë. Ai është më i larti, më i madhi", (Bekare: 255).

Edhe në Ungjill edhe në Teurat lexojmë shumë shtrembërime që nuk mund të krahasohen me ato që tregon Kur'ani.

Në Kur'an lexojmë, "All-llahu i ndihmom ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë e falin namazin, japin zekatin, urdherojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes, All-llahut i takon përfundimi i çështjeve", (Haxh: 41).

E lexojmë edhe hadithin ku Profeti Muhamed këshillon: "Mos shkatërroni, mos teproni, mos masakroni, mos vritni fëmijët, dhe as ata që janë në faltore", (Tranmeton: Ahmedi nga ibn Abasi).

Profeti Muhamed këshillon, "Mos vritni plakun e lodhur dhe as fëmijën e vogël dhe as gruan, mos plaçkitni, mos tuboni pasurinë në një vend, tregohuni edukativ se jeni rregullues, dhe bëhuni të mirë se All-llahu i do të mirët", (Transmeton: Ebu Davudi ngs Enesi).

Islami është i pranuar edhe për shkak të specifikave tjera, që janë shumë interesante dhe të dobishme në Kur'an, këto janë faktet kuranore të cilat kanë qenë në fletushkat e mëhershme, që dëshmon pajtueshmërinë e Kur'anit dhe librave të mëhershme.

Rallë mund të gjejmë libra jehud apo të krishterë, të cilët kanë qenë para Kur'anit e që nuk kanë të përbashkët me Kur'anin.

Në librat e shenjta ka dëshmi të palogjikshme të popujve të vjetër, si besimi i trinitetit dhe besimi se i biri i Zotit është Zot, djalë i virgjëreshës i cili është sakrifikuar në kryq për t'i pastruar mëkatet e njerëzimit, e cila është ngjarje e ngjashme e përmendur te Hindusët dhe te Budistët, e disa prej tyre përmenden edhe në fetë e Egjiptasve të vjetër.

Po ashtu mund të hasim një ngjashmëri interesante në mes besimeve dhe adhurimeve të popujve të vjetër të Azisë së Mesme të cilat kanë qenë sekrete me fenë krishtere. Zotat e këtyre feve vdesin në një sezon të caktuar, e pastaj më vonë ringjallen, ato janë Zota që i ngjasojnë njeriut. Kjo na e kujton atë që në krishterizëm quhet "shenjtërimi (të bërit e Mesiut Zot) (Historia kishtare: Xhon Lajmir)".

Unisimi ka qenë qëllimi kryesor te të gjitha këto rituale, siç është rituali i dhënies së gjakut dhe vetëflijimi. Nga vetëflijimi dhe sofra e ushqimit në të cilin njerëzit hanin mish, njerzit e konsideronin Zot, e pastaj llogaritnin, se me atë ushqim ata janë bashkuar në Zotin (janë shpirtëzuar në Zotin). A nuk është kjo e ngjashme me ritualin që të krishterët e quajnë darka e Zotit (Kjo gjendet në librin "Krishterizmi, zanafilla dhe zhvillimi i saj" i autorit Çarl Xhimbiri fq. 92-99.

Tregimi i Jusufit a.s. ëhtë tregimi i vetëm i cili në Kur'an është i përmbledhur në një vend (sure). Këtë gjë nuk mund ta hasim në anjë nga librat jehude apo krishtere.

Atë që e treguam në tregimin e Jusufit është e njejtë te të gjitha tregimet e tjera në Kur'an.

Kjo na sjell në përfundim se është e pamundur që Profeti Muhamed si njeri analfabet, i cili jeton në shkretëtirë, t'i ketë lexuar të gjitha faqet e secilit libër, të cilat deritani as që i kemi ditur se ekzistojnë. "O pasues të librit, ju ka ardhur pejngamberi Ynë që t'ju sqarojë shumë gjëra të cilat ju i keni mbajtur sekret nga libri, dhe shumë gjëra t'ju falë. Nga All-llahu, veç ju ka ardhur drita dhe libri i qartë", (Maide: 15).

Islami është i pranuar edhe për shkak të mrekullive shkencore në Kur'an, ku spjegohet krijimi i qiellit dhe tokës, "A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e tok ishin të ngjitura e Ne i ndamë", (Enbija: 30). "Ai natën ia mbështjell ditës dhe ditën ia mbështjel natës", (Zumer: 5). "Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte që dokumentojnë fuqinë Tonë, e shenjën e natës e shlyem (e erresuam) e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme", (Isra: 12).

Është interesante se disa libra jehudë para Kur'anit si "Apocalypse of Baureli" e përmendin ketë mrekulli shkencore mirëpo është përzier me besëtytni ku përmend se qiejt, dielli dhe yjet janë pikëlluar për daljen e Ademit nga Xheneti në hënën, e cila ka qeshur për të dhe Zoti e ka dënuar me marrjen e dritës prej saj! Nxjerrur nga libri "The legends of jews" Adam 92.

Para 3.8 bilion viteve sipërfaqja e tokës ka qenë e mbuluar me ujë dhe sasia më e madhe e ujit është vendosur nën sipërfaqen e tokës. Gjatë formimit të xeheve këto ujëra kanë arritur mbi sipërfaqe sikur të isin detëra të vluar nga shëprthimet e vullkaneve. Marrë nga libri "Psysical geology" Flint and Skinner P. 308-309, 2 Edition.

Këtë e dëshmon edhe Kur'ani, "Dhe pastaj e sheshoi (e rrafshoi) dhe prej saj e nxorri ujin e saj dhe kullosat e saj". "A nuk e bëmë Ne tokën e përshtatshme për jetë, ndërsa kodrat shtylla", (Nebeë: 6,7). "A nuk e kemi bërë tokën shtrojë, kurse malet shtylla. Dhe Ai ka shpërndarë kodra (të forta) në tokë ashtu që ajo të mos lekundet me ju", (Nahl: 15). "All-llahu është ai që krijoi shtatë palë qiej e edhe prej tokës aqë sa ata, në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur se All-llahu ka fuqi për çdo send, dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet", (Talak: 12). "Në ta zbatohet (urdhri) vendimi i All-llahut". "A nuk i ke parë se All-llahu drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me të godet kë do, e ia largon atij që do, e shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati se s'të merr të pamit", (En-Nurë: 43).

Valët e brendshme të detit dhe errësirën e thellësisë së detit të vërtetuara shkencëriht i lexojmë në Kur'anin fisnik ku thuhet, "Ose janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valë mbi valë ato retë e dendura, pra errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shoh ai (njeriu) dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë", (En-Nurë: 40).

Ndërsa lidhur me takimin e dy deteve me cilësi të veçanta (Deti Mesdhe dhe Oqeani Atllantik) në kur'anin fisnik lexojmë, "Ai lejoi dy detet të puqen ndermjet vete. Ndërmjet atyre është një pengues që ata dy nuk e kapërcejnë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamante", (Err-Rrahman: 19,20,21,22).

Zanafilla e kuptimit të plotë sa i takon embrionologjisë ka filluar në vitin 1651 kur Harfi e jep mendimin e tij se çdo gjë e gjallë së pari formohet prej vezorit e pastaj embrioni gradualisht zhvillohet pjesë pas pjese.

Këtë e konstaton mjeku akademik francez Mouris Boukall në librin e tij "Kur'ani, Tevrati, Ungjilli dhe shkenca".

Kur'ani fisnik zhvillimin e embrionit e spjegon si vijon, "Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, pastaj bëmë të dëgjojë e të shohë", (El-Insan: 2). "Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët", (Es-Sexhde: 8).

Dr. Keith I. Moore, i cili e ka pranuar fenë Islame, është dijetar, profesor dhe dekan i katedrës në fakultetin e mjekësisë yë Universitetit "Toronto" në kanadë. Ka shkruar librin "The developing human-viyh Islamic additions" 3 Edition "Zhvillimi i krijimit të njeriut (embrionit)" siç paraqitet në islam, duke i spjeguar në holllësi etapat e zhvillimit të embrionit në foshnje.

Në Kur'an thuhet se mënyra e kryqëzimit të Mesihut (Isait) a.s. është e dyshimtë, e pasigurtë dhe vetëm hamendësuese. Këtë mund ta vërrejë edhe lëxuesi i Ungjillit. Në Ungjill sipas Markut thuhet se "Të gjithë nxënësit e Mesihut kanë ikur dhe e kanë lënë vetëm Mesihun, që don të thotë se nuk e knë parë ngjarjen".

Këtë e ka komentuar edhe Karl Xhebxhebiri, dekan i falultetit ye Historisë në Paris në librin e tij, "Krishterimi, zanafilla dhe zhvillimi i saj", fq. 38, Botues "Darul Mearif", ku thotë se, "Është e mundur që shumica e ngjarjeve, posaçërisht sa i përket kryqëzimit e kanë humbur qartësinë e tyre në mendjet e besimtarëve para shkrimit të Ungjillit dhe në opinionet e tyre kanë ndikuar shumë proverba të ndryshme të përhapura në lidhje, pastaj janë interpretuar në menyr të ndryshme saqë e kanë humbur thelbin e ngjarjes".

Ne e pranojmë Islamin për shkak të paralajmërimeve të qarta për pejngamberin e Islamit në librat e shenjta te pasuesit e librave të shpallura. Pejngamberi i Islamit është paralajmëruar në Telmud, në Mijdarishe, në Sudë të Bigjrafes (është libër i jehudëve para zbritjes së Kur'abit).

Në Apokrifrt (libër sekret i krishterëve të paraislamit). Ku ka argumentë për Qaben, për keftherin, për pejngamberin e fundit i cili do të vijë më vonë, po ashtu në këtë libër ekziston fjala Islam.

Në këtë libër ka paralajmërime për kohën kur do të lind ky pejngamber i mëvonshëm dhe cilësitë e tij dhe për triumfin e tij ndaj perandorisë Romake, dhe për librin i cili do t'i zbres atij, dhe po ashtu për emrin e tij.

Lidhur me trillimet për Mesiun (isain), në Kur'an thuhet, "Madje për shkak të thënies së tyre: Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut. Por ata as nuk e mbytën, as nuk e gozhduan (nuk e kryqëziuan me gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan (rreth mbytjes), janë në dilemë për të (për mbytjen) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. Përkundrazi, All-llahu e nfriti pranë Vetës. All-llahu është i Plotfuqishëm, i dijshëm", (En-Nisa: 157-158).

Kështu e përshkruan Kur'ani mënyrën e kryqëzimit të Mesihut (Isait). Është çështje e dyshimtë, e pasigurtë dhe vetëm hamendësuese.Këtë mund ta verejë edhe lexuesi i Ungjillit. Ungjilli sipas Markut përmend se "Të gjithë nxënësit e mesihut kanë ikur dhe e kanë lënë vetëm Mesihun, me fjalë tjera nuk e kanë parë ngjarjen".

Këtë e ka komentuar Karl Xhebxhebiri, dekan i fakultetit të historisë në Paris në librin e tij, "Krishterizmi, zanafilla dhe zhvillimi i saj", fq. 38, Botues "Daul Mearif", ku thotë se "Është e mundur shumica e ngjarjeve, posaçërisht sa i përket kryqëzimit e kanë humbur qartësinë e tyre në mendjet e besimtarëve para shkrimit të Ungjillit dhe në opinionet e tyre kanë ndikuar shumë proverba të ndryshme sa që e kanë humbur thëlbin e ngjarjes".

Qëndrime të ngjashme në lidhje më këtë ka edhe prifti Dr. Xhon Lormer në librin e tij "Historia e kishave". Po ashtu edhe Çarl Xhimber, dekan në fakultetin "Historia e feve" në universitetin e Parisit në librin e tij, "Krishterizmi, zanafilla dhe zhvillimi i saj".

Pastaj Frang Jong në (ligjeratën pë studimin e ungjillave në Universitetin e Birmingenit) në librin, "Astura e shpirtëzimit të Zotit në Isën Mesihë", fq. 163, se "Krishterët e ri grekë, të cilët flasin greqisht, janë ata të cilët Isën mesijh e kanë shndërruar në jehudij nga Palëstina, në krijesë Zot të shpirtëzuar dhe kështu e kanë cilësuar pasuesit jehud, pra Mesijh.Me këtë cilësi të turbullt ka depërtuar dersa ka arritur në kisha të ndryshme të jehudëve dhe te të tjerët, derisa ka arritur te pika e trinitetit", (Xhon Hake, profesor në universitetin, Biemingen në librin "The myth of God inkamate").

Udhëheqësi e Renesansës në Evropë në shekullin e 18 lidhur me krishterizmin e ndajnë të njejtin mendim se "Tregimet e Ungjillit janë bëstytni, doke dhe zakone, tregime të dëshmorëve dhe tregime përrallore". Mbi këto çështje është thmeluar kisha krishtere thotë Bedijr, "Feja krishtere është ndërtuar mbi bazën e besimit të kotë, është prej feve më të ërrëta, ku shumica është urrejtje e cil shkakton të keqe të përgjithshme, shumica e saj është fatkeqësi, shumica e saj tregon parime fënijërore të edukatës, shumica e saj tregon për fanatizëm".

Imanuel Kanti thotë, "Nuk duhet t'i përmbahemi beimit të krishterë, besimit të tij, apo besimit në Mesihun si Zot dje si sakrifikues. I krishteri beson se Mesihu është kryqëzuar për të falur gabimet e njeriut", (Ref: Libri "historia e krishterizmit", autor prifti: Xhon Lormer, Vëllimi i 5, Botues: Daurth-Thikajeti).

Këto janë mendime të priftërinjve të njohur të dhekullit 19. Personliteti gjerman Shtrause i ka mohur mrekullitë e Ungjillit duke thënë, "Meta, lika dhe Gjoni nuk e kanë shkruar Ungjillin, por e kanë shkruar të tjerët se jeta e Jezusit është përshkruar nga proverbat të cilat i kanë shpikur shkruesit e ungjillave". Siç ka shkruar Kebrik Xharil themeluesi i asaj që quhet "Orthodoksizmi i ri Evropian" ref. Ibid. "Shkrimi i besimit të Krishterë".

Ekziton edhe njw numw tjetwr i të, nga dijetarët dhr tëtjerët, që mendojnë se duhet larguar nga idetë e tilla derisa ka arrutur në nivelin që kanë dalur në votim, ku 21 nga 29 peshkopë anglezë kanë votuar pro kësaj iniciattive, shumica prej tyre kanë mhuar çështjet si atë se Isai ështëZot, por e llogarisin prej të vdekurve. Prej 31 peshkopëve, 19 peshkopë e logarisin si "God dupreme agent", Gzeta DAILLY NEWS, e datës 25 qershor 1984, të cilën e ka raportuar libri "Anëtarët e kishës angleze dhe mendimi se Isai është Zot".

Teurati pëbëhet prej shumë librave, ku ndonjë libër i përshkruhet ligjit të librit të shenjtë Teuratit e ndonjբherë fshihet nga ajo, si p.sh. "Fletushka e Bernabës" dhe "Tendimet e Butros", "Pastori Hames", "Porositë e Jakubit", dhe nuk kanë qenë stabile derisa ka përfunduar nëvitin 297, pasi është bazuar nga tekstet e Dhjatës së Vjetër, (Botues: Darul Mashrik 1989).

Në Mesjetë, në vendet e krishtera femra është konsideruar magjistare (shtrigë), e duke i akuzuar me këtë i kanë ekzekutuatar më shumë se 1000 gra. Pozita e gruas është përmirësuar në kohën e Renesansës, mirëpo kjo nuk ka zgjatur shumë.

Sa i përket Islamit, Islami i ka dhënë femrës të drejtën trashëgimore, të drejtën e pronësisë, të drejtën e dëshmisë, të drejtën e arsimimit, të drejtën e lidhjes së kontratave, të drejtën e testamentit, të drejtën e gjidhenies, etj.. Në Islam femra është e nderuar dhe e respektuar, pa marrë parasysh a është e kurorëzuar apo e shkurorëzuar.

Në kohë të fundit është shkruar libri "Kujtime nga nga historia arabo-islame", Distributor "Shoqata ndërkombëtare e Kryqit të Kuqë", ku përshkruhet tradita e luftëtarit së luftëtarit me mëshirën, gjatë luftës në trshëgiminë kulturore Islame. Libri përshkruan thënien e Ebu Bekrit, udhëheqësit të çlirimit të Sirisë, "O njerëz! Mos tradhtoni, mos përvetësoni, mos e thyeni besën, mos i damkosni kufomat,mos vrisni fëmijë, foshnje, të moshuar apo gra. Mos i prisni hurmat e mos i digjni ato, mos prisni pemë të fryrshme, mos therrni bagëti të imta o të trasha, bëjeni vetëm për të ngrënë ...".

Libri bën krahasim të kësaj porosie dhe protokollit të parë të vitit 1988 të shtojcës së "Marrëveshjes së Gjebnevës", në nenin 51, 64.

Në libër është edhe porosia e Ali ibn Ebu Talibit, "Kur hyni në ndonjë vend, mos sulmoni të plagosurit, mos hyni në shtëpi pa lejen e tyre, mos merrni asgjë nga pasuria e tyre, mos i malltretoni gratë edhe nëse ju ofendojnë dhe kujtoni All-llahun nëse doni të mëshiroheni", dhe bën krahasim me nenet 41, 72 të protokollit 77 të "Konventës së Gjenevës" (Gazeta Ahram e datës 06-05-1994, Thënie nga Ahmet Bexhet).

Këto janë disa nga argumentet që i ofron ky libër që është mirë t'i dijë çdo besimtar, për të vendosur se cilën fe do ta përqafojë dhe cilës fe do t'i takojë.

E rëndësishme është që besimtari ta edukojë dhe fisnikërojë shpirtin e tij, që në jetën që e jeton të kryejë vetëm vepra dhe punë të mira e të dobishme për veten e tij, familjen e e tij, për shoqërinë dhe për tërë njerëzimin.



Autor: Rexhep TORTE

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...