Roli i vehabitëve në themelimin dhe ngritjen e masonizmit në Palestinë



Vehabizmi lindi nga planet e skicuara të kryqtarëve anglezë me synim që të sundojnë me Islamin. Synimi vijues i tyre ishte që sytë e muslimanëve të drejtohen drejt shtrembërimeve dhe të rritet kujdesi ndaj çdo gjëje të huaj. Vehabitët luajtën rol shumë të rëndësishëm në tradhëtinë e Islamit dhe të shtrembërimit të tij. Këtu do të përqendrohemi në çështjen palestineze dhe shërbimet e vehabive në dobi të anglezëve dhe të masonëve. Këtë do ta paraqesim përmes veprave të tyre, fjalëve të tyre dhe dakordimit të tyre me kryqtarët që nga formimi i këtij drejtimi të ndytë. Po ashtu, nuk ka ndonjë dallim në mes vehabizmit dhe dinastisë saudite që u ngrit në baza të injorancës (Mbretëria e Saudisë).


Vehabizmi, shkopi i kristianëve (nasranive)

Pas kundërshtimeve të muslimanëve që Palestina t'u jepet çifutëve, lëvizja vehabite, e nxitur nga anglezët, pajtohet me mendimin e anglezëve në Konferencën që është mbajtur në vitin 1926 me titull 'Shikim në metodën e sundimit të Hixhazit'. Kur disa delegacione muslimane bënë thirrje që pushtuesit të largohen nga tokat arabe, që përfshinte Palestinën, Sirinë dhe Gadishullin Arab, vehabitët argumentojnë dhe përkrahin që kjo çështje të largohet nga rendi i ditës.


Roli i vehabizmit në rënien shtetit osman dhe gjurmët e tyre në rënien e Palestinës

Roli i vehabizmit në rënien shtetit osman dhe gjurmët e tyre në rënien e Palestinës dhe moskursimi i tyre me të gjitha mjetet, duke ndihmuar kryqtarët ishte shumë i qartë. Mjafton të përmendim angazhimin e vehabive me Er-Rreshidin në krye që anglezëve t'u lehtësohet sulmi në Basra dhe lavdërimi i anglezëve në adresë të vehabiteve për këtë çështje, pastaj vrasjet e njerëzve të ndershëm në Hixhaz nga vehabitet dhe roli i tyre në rënien e hilafetit.

Kjo kuptohet qartë nga thëniet e Hajm wajzman,që në njërën nga to thuhet: 'Nuk mundemi të depërtojmë asesi përmes vendeve arabe që të arrijmë në Palestinë derisa të ekzistojë kontrolli nga hilafeti osman (dersa të ekzistoi hilafeti), dhe për arritjen e këtij qëllim (shkatërrimin e hilafetit) kan bashkpunuar me Anglinë'.


Mashtrimi i muslimanëve në shërbim të kristianëve dhe çifutëve

Kur filloi kryengritja palestineze në vitin 1936 kundër Britanisë, sepse qëllimi i Britanisë ishte dhënia e Palestinës çifutëve mason, ndërhynë vehabitet në shërbim të Anglisë që t'i mashtrojnë për liri, duke ju premtuar kryengritësve që Britania do t'i plotësojë kërkesat e tyre nëse e ndalin kryengritjen. Thirrja e vehabitëve ishte si vijon: 'Ju drejtohemi vëllezërve arabë palestinezë se jemi në vëzhgim të gjendjes që po mbretëron në Palestinë, në pajtim me mbretërit arabë dhe emirin Abdullah ju bëjmë thirrje që të ndaleni dhe të qetësoheni, të mbështetur në All-llahun dhe nijetin e mirë të qeverisë angleze dhe dëshirën e saj të njohur për drejtësi, na zini besë neve, së shpejti do t'ju arrijmë në ndihmë'.

Kjo thirrje u bë duke u mbështetur barabart në All-llahun dhe në kristianët!, vetëm që të përçahen palestinezët. Vehabizmit nuk i mjaftoi vetëm kjo thirrje por dërguan në Palestinë fshehurazi Xhon Filipin dhe një nga zëvendësit e tij . Emirët e Nexhdit (Fejsal Bin Abdulaziz) u takuan me udhëheqësit palestinezë në Kuds duke ju drejtuar atyre përfaqësuesi i vehabive me këto fjalë: 'Duke u mështetur në atë sa e njohë sinqeritetin e qëllimeve të Anglisë mund të betohem në All-llahun se Britania është e vendosur në atë çka na ka premtuar, Britania i ka premtuar babait tim se është e vendosur në zgjidhjen e çështjes së Palestinës'.


Vehabitët e shesin Palestinën

Vehabitët ia kanë shitur Palestinën qysh herët çifutëve dhe kjo ka ndodhur në konferencën (Elakir) në vitin 1341 h./ 1922, në vendin e quajtur Elahsae, në mes udhëheqësave vehabit dhe ministrisë së jashtme Angleze. Kjo shkruhet në vërtetimin zyrtar në të cilin thuhet: (i shkruar nga udhëheqësi i vehabive): '... Kam vendosur dhe e falënderoj njëmijë herë zotëri Bersi Kuks, përfaqësues i Britanisë së Madhe, që nuk ka kurrfarë pengese nga ana jonë që t'i jepet Palestina çifutëve të varfër ose të tjerëve sikur që po mendon edhe Britania dhe nuk kundërshtoj mendimin e saj derisa të ndodh kijameti'.

Arlah Bin Xhorjon ka arritur në vizitë në Teheran me 13. 09. 1945, pastaj në Rijad që të vërtetojë marrëveshjet, po ashtu, një delegacion vehabit drejtohet për në Londër, që të prezentojë në konferencën qëllimi i së cilës ishte shpërngulja e çifutëve për në Palestinë dhe përfaqësues i vërtetë i tyre ishte Shejhu i tyre Xhon Filip. Xhon Filipi propozon në dhënien e Palestinës çifutëve me qëllim të çlirimit të gjitha tokave arabe.

Kur filloi lufta në Palestinë me 15 Maj 1948 udhëheqësit vehabitë dërguan ushtarë në ndihmë të palestinezëve. Këta ushtarë ishin të papërgatitur dhe në numër të vogël nga 60 deri 200. Emiri i lindjes se Jordanit nuk lejoi futjen e tyre ne tokën e tij (Abdullah Bin El-Husejn). Po ashtu ndodhi edhe në pjesën veriore. Atyre ju mbetet vetëm pjesa jugore, në të cilën nuk kishte kurrfarë lufte. Më pastaj këta ushtarë hyjnë në shkollat e Egjiptit për ushtrime.

Ndërsa për armët e tyre fletë Udhëheqësi Taha El-Hashimij, kryetar i seksionit ushtarak, i cili thotë: 'asnjë armë nuk ka qenë në gjendje të përdoret, të gjitha kanë qenë jashtë përdorimit për mungesen e pjesëve që e kanë pasur'.


Vlera e vërtetë e Palestinës tek Vehabit

Xhon Filip shkruan në librin tij 40 vite në Gadishullin Arab për të vërtetën e udhëheqësit vehabit për çështjen e Palestinës: 'Vërtetë çështja e Palestinës nuk i ka interesuar mbretit Abdulaziz As-Seudit, sepse kjo i ka konvenuar në zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me Britaninë dhe Amerikën për shkak të rreziqeve'.

Xhon Filip shton duke thënë: 'Çështja e Palestinës ishte krejtësisht në duar të udhëheqësve vehabitë, ishte çështje e Anglisë së dashur që të bëj çka të dojë dhe si të dojë me Palestinën, ndërsa për udhëheqësat e vehabive të binden dhe të nënshtrohen'.


Ku janë të deleguarit dhe udhëheqësit?

Në vërtetimet amerikane dhe bitanike dhe në shkrimet e Xhon Filipit tregohet shumë qartë për çështjet e fshehta në mes vehabitëve dhe Anglisë, Artur Lawri ambasador i Izraelit në Londër në komentin e tij në gazetën 'Tajms' të Londrës në vitin 1964, mbron Hajmin Wajzman i cili ka treguar për vërtetimet e ministrisë së jashtme të Amerikës se ai i ka dhënë ryshfet 20 milionë stërlina angleze udhëheqësve vehabitë në atë kohë që ti përkrahin dhe ndihmojnë në ngritjen e shtetit cionist në Palestinë, duke bërë të ditur se ai që ka dhënë këtë mendim ishte Kolonel Xhon Filipit, (ky ishte udhëheqës i vehabitëve dhe formues i tyre).


Politika e qëndrushme vehabiste

Politika e vahabive asnjëherë nuk ka ndryshuar lidhur me çështjen e Palestinës, duke u kujdesur gjithmonë për kryqtarët dhe çifutët, asnjëherë gjatë historisë së tyre nuk kanë hyrë në ndonjë luftë a kundërshtim. Vehabitet nuk marrin pjesë në asnjë luftë arabe kundër armikut sionist por ata gjithmonë janë drejtuar në kënaqjen e arabëve dhe të korrupsionit për qëllim të rehatisë së armikut.


Përpjekjet për blerjen e gjakut

Me fillimin e luftës në Qershor të vitit 1967, të cilën e filloi regjimi sionist kundër disa tokave arabe me përkrahje dhe mbështetje nga Amerika dhe Evropa, paraqitet udhëheqësi vehabit duke iu drejtuar këtyre shteteve me 6 Qershor: 'O vëllezër, ju kam ardhur nga vëllezërit tuaj amerikanë, anglezë dhe evropianë, ju duani ata dhe ju duan ata juve ...'.

Tregon Shejh Esad Et-Temimi, imam në xhaminë e Kudsit, para humbjes se vitit 1967, se vehabitët i kanë dërguar atij nga Jordani 1 milion dollar që të heshtë në lidhje me çështjen palestineze por ky këtë nuk e kishte bërë.


Pse t'i luftojmë çifutët

Në vitin 1958 kolonelet e ushtrisë së vehabitëve kanë dërguar leter në Minstrinë e Mbrojtjes duke thënë: 'Anijet izraelite kanë zbritur në pjesën e vehabive të Gjirit (Halixhit) El-Ukbetu, (zbresin anijet ne tokat tona dhe ushtarët izraelitë na provokojnë, bëjnë bartjen e drogës, ua japin disa përsonave të cilët e dërgojnë në vendet e tyre dhe nganjëherë vetë ushtria e bënë këtë punë, kërkojmë leje që t'i sulmojmë (që të hapim zjarrë kundër cionistëve armiqë)'.

Përgjigjja e udhëheqësve të vehabive ishte: 'Nuk ka mundësi që çifutët të tregojnë armiqësi ndaj jush gjersa ju nuk tregoni armiqësi ndaj tyre, çifuti nuk e ka vleren e një plumbi, është nënçmim të shpenzojmë një plumb për ta, e All-llahu në Kur'anin famëlartë thotë: 'I kanë mbyllur duart e tyre (janë bërë koprrac kundër armikut) dhe janë mallkuar'.


Rregullimi me çifutët

Shumë njerëz nuk e dinë të vërtetën e politikës së vehabive saudit dhe të marrëdhënieve të tyre me çifutët dhe cionistët, marrëdhënie këto të shkëlqyera që herët. Kush i dinë festimet e udhëheqësve vehabit e kupton se çfarë marrëdhenie kanë, dhe që shumë kohë kanë bërë përpjekje për rregullim me çifutët qysh para marrëveshjes së 'Kamp Dejvid' në vitin 1979!

Prononcimi i udhëheqësit të vehabive Fejsal Bin Abdulaziz për gazetën 'Vashington Post' në vitin 1969 thotë: 'Vërtetë ne dhe çifutët jemi të bijtë e agjës dhe nuk lejojmë që t'i gjuajmë në deti siç thonë disa, por dëshirojmë të jetojmë në paqe me ta ...'. Më shumë se një herë e ka thënë këtë fjalë po ashtu me 15 Qershor 1975 se 'jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që ta njohim Izraelin si shtet, por Izraeli duhet ta rregullojë problemin e tij me fqiun e tij dhe ta rregullojë çështjen e tij me palestinezët'.

Kur është pyetur për thënien 'ta rregullojë çështjen e tij me Palestinën', ai ka thënë: 'Izraeli e dinë më mirë punën e tij '.


Fetwatë ligjore

Që nga shtatori i vitit 1982 në Konferencën e quajtur 'Plani arab për barazinë e plotë, drejtësine dhe zgjidhjen e problemit të Lindjes së Mesme' vehabistët fillojnë të japin fetwa për rregullim joushtarak por paqësor me Israelin dhe për vazhdimin e marrëdhënieve në këtë frymë. Nga këto fetva po cekim:

Së pari fetwaja e Shejh Abdulaziz Bin Abdulvehab Bin Baz, i cili e lejon rregullimin dhe jo armiqësinë me çifutët, punën me ta pa marrë parasysh qoftë qetësi të përhershme apo të përkohshme, madje vizitën e Mesxhidi Aksasë e ka cilësuar sunet për muslimanët!. Ndërsa ne besojmë që kjo fetwa nuk delë nga dikush xhahil, por kjo është shërbim në rrugën e rregullimit me çifutët, që një vepër të tillë nëse e veprojnë muslimanët donë të thotë njohje e pushtimit cionist të vendeve të shenjta, po ashtu forcim i ekonomisë pushtuese cioniste.

Çudi edhe më e madhe është që ky dijetar nuk e ka lejuar që të kërkohet apo të merret ndihmë nga Rusia kundër cionistëve, e pas kësaj ka dhënë fetwa për lejimin e hyrjes së çifutëve dhe kristianëve në vendet e shenjta dhe i ka thirrur ai së bashku me ndjekësit e tij në minberet e vendeve të shenjta, madje i kanë quajtur (xhundullah) 'Ushtria e All-llahut', e kjo nuk është tjetër veçse vrasje e fëmijëve, grave dhe pleqëve irakianë, madje lejon edhe vrasjen e irakianëve edhe nëse janë në namaz.

Edhe më trishtuese se kjo është fetwaja e Shejh Nasrudin El-Albanit, e botuar në revistën 'El-Hirs El-Watani', revistë saudite, viti 14, numër 134, Rebiu'l-ahir 1414 h. - tetor 1993, në të cilën thotë: 'Ju bëjë thirrje popullit palestinez që të dalin nga toka palestineze dhe ti'a lënë atë dhe shtëpitë e tyre çifutëve!'. Kështu bëhet e qartë se vehabizmi nuk është ngritur për tjetër qëllim por vetëm që ta shtrembërojë Islamin, dhe t'i bëjë muslimanët të merren me vetveten e tyre dhe t'i largojë nga çdo rrugë që çonë në drejtim të bashkimit të muslimanëve.

Revista 'Menar El-Hadij', në numrin 30, të botuar në muajin Dhul-ka'de të vitit 1415 h., boton fetwanë e Bin Bazit, ish-mufti i Saudisë, në të cilën bën thirrje për rregullim të përhershëm me cionistët pa kurrfarë kushtesh.

Po ashtu, ka botuar fetwanë e Bin Bazit, se lejohet të kërkohet ndihmë nga amerikanët dhe përkrahësit e tyre për luftimin e irakianëve në luftën e dytë në Gji (Halixh) në vitin 1991. Në muajin Maj të vitit 2001 jep fetwanë e tij Abdulaziz Al Eshejh mufti i Saudise duke thënë se shpërthimet të cilat po i bëjnë palestinezët janë vetvrasje.

Gazeta El-ahbar e Kajros me datën 24.2.1996 boton fetwanë e Sherif Kusamij, emir i vehabitëve në Algjeri, se lejohet dhunimi i vajzave muslimane, me këtë fetwa pasuesit e tij dhunojnë mbi 3000 vajza të cilat janë shfaqur në televizione, duke e llogaritur këtë xhihad, me këtë rast ngriten në protesta mbi 100 mijë gra algjeriane kundër kësaj vepre neveritëse vehabiste.


Udhëheqësit vehabit dhe ndalimi i duave kundër Jahudive dhe Krishterëve

Gjatë udhëtimit tonë për në haxh me zbritjen tonë në vendet e shenjta në aeroport fillon kontrolli. Ne mendonim se vëllezërit tanë mendojnë se mos jemi nga ata që bëjnë trafikimin e narkotikëve, por zyrtarët na bëjnë me dije kontrolli ka lidhje me librin e quajtur 'Rregullat e Islamit', i cili është në listen e zezë dhe ndalohet hyrja e atij libri në Saudi, sipas tyre ky libër përmban fyerje të ndryshme. Ne u munduam t'u tregojmë se libri përmban fjalë dhe mendime nga të gjitha medhhebet por ishte e kotë, duhej të digjej ky libër sepse ky libër është një nga 5 librat që është në listen e zezë ishte përgjigjja. Po ashtu, ishte i ndaluar libri tjetër i dijetarit Es-Salimij 'Derdhja e mundit në ndryshim nga të Krishterët dhe Jahuditë'.

Ne themi se vehabizmi është formuar nga anglezët dhe qëllimi kryesor i tij është shkatërrimi i Islamit nga brenda, nënshtrimi ndaj çifutëve dhe kristianëve. Kjo kuptohet qartë nga lejimi i tyre i derdhjes së gjakut të muslimanëve dhe përvetësimi i pasurisë së muslimanëve, vrasja e njerëzve të pafajshëm pa kurrfarë mëkati.

Si është e mundur që vehabitët t'i ringjallin të gjitha këto mendime shkatërruese dhe demtuese për muslimanët (lejimin e gjakut të muslimanëve) e të cilat islami i kishte shuar para qindra viteve dhe e kishte ndaluar derdhjen e gjakut të muslimanit, tani këta i vënë në jetë mendimet paraislame shkatërruese, që edhe një nga mendimet e tyre të dëmëshme shkatërruese është edhe mendimi dhe bindja e tyre se Zjarri i xhehennemit do të shuhet dhe do të dalin mushrikët nga ai.

Tani po paraqesim ndalimin e tyre që u'a kanë bërë të gjithë imamëve që të mos bëjnë dua kundër jahudive dhe të krishterëve, me qëllim që të ndalohet çdo gjë që i bën jahudit dhe të krishterët të mos ndjehen rehat duke ndaluar edhe fjalët dhe qdo shprehje kundër tryre, (ah sikur të merreshin vendime për ndërprerjen dhe ndalimin e fjalëve fyese kundër muslimanëve dhe dijetarëve islam).

Vendimi i datës 13.5.1409 h. nga Ministria e Haxhit dhe Vakëfeve me numrin 3719 të Vendimit, në vendim shkruan: '... kemi vërejtur te disa imamë se hytbet e tyre përmbajnë dua për shkatërrim dhe të ngjashme me këtë kundër çifutëve dhe të kristianëve dhe grupeve të tjera fetare, edhe duke i përmendur shtetet me emra, e kjo nuk është në pajtim me atë si na ka udhëzuar Kur'ani i madhërueshëm'.

Kjo është akideja e vehabive e cila bën thirrje për dashurinë për armiqët e All-llahut xh.sh. dhe mbrojtjen e tyre, ndërsa vrasjen e muslimanëve madje edhe në vendet e shenjta. Tani na duhet të cekim thënien e emirit të vehabive në Nexhd në letrën e tij drejtuar përfaqësuesit anglez Sër Bersi Kuks, me rastin e pushtimit anglez të Basrës dhe daljes së saj nga duart e muslimanëve.

Në këtë letër shkruan: 'Zotriu im Bersi Kuks, përfaqësues i Britanisë së Madhe, gjithmonë të zgjasë triumfi i saj ... hyrja e ushtrisë suaj madhështore angleze në Irak është fitore e madhe për muslimanët dhe triumf i madh për ne ... nënshtrimi jonë dhe shërbimi jonë do të jetë për Britaninë e Madhe dhe dashuria jonë për ju do të jetë deri në pa fundësi', kjo është e vërteta e hidhur, o ju vëllezër të dashur muslimanë, të cilëve ju ka rënë në kokë thirrja e vehabive për mos lexim dhe as shikim të ndonjë libri islam që nuk përshtatet me menhexhin e tyre.



Përktheu nga arabishtja: Zuhdi Hajzeri, Kajro-Egjipt.



_________________________

(Shkëputur nga artikulli "Vehabizmi - kush e prodhoi dhe kujt i shërben?")

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...