Si formohet dhe indoktrinohet një terrorist?



Sigurisht që një terrorist i ashtequajtur islamik, vendin ku formohen si të tillë nuk e kanë në radhet e ndonje organizate politike, kulturore, edukative, sociale, por, ai vjen nga radhet e besimit musliman. Ai vjen nga radhet e anëtareve të xhamive që janë ndertuar. I gjithë arsenali njerezor që gëzon sot Shteti Islamik është i përbërë nga djem te rinj të ardhur nga vende te ndryshme te botës. Në këtë kuadër, një grup i caktuar djemsh të rinj shqiptare janë bërë pjesë e kësaj organizate po ashtu dhe të organizatave të tjera islamike.

Si është e mundur që shqiptarët të jenë pjesë e ketyre organizatave?! Cili është brumi teologjik "islamik" i cili bëri të mundur dhe krijoi shtratin e përshtatshem që shqiptarët të jenë pjesë e këtyre organizatave?!

Brumi teologjik është i njejtë dhe me te njejten filozofi shfaqet në të gjitha vendet. Selefizm-vehabizm-tekfirizmi janë i njejti refren qe përseritet në cdo kohë.

Al-Qaeda e cila është organizmi i parë të cilen e formuan të ashtequajturit selefistat-vehabistat-tekfiristat. Një pjesë e këtyre anëtarevë erdhen dhe depertuan në organizat humanitare të cilat u vendosen në Shqipëri mbas rrezimit të regjimit komunist.

Projekti selefisto-vehabisto-tekfirist për Shqiperinë ishte dhe vazhdon të jetë jashtezakonisht i pëlqyer. Ky projekt pati si qëllim zhdukjen e çdo lloj tradite fetare islame osmane që ishte ngulitur në Shqipëri gjatë shekujve në të cilën Perandoria Osmane ishte prezent, siç duket vehabistet paten për qellim hakmarrjen ndaj arnauteve për mposhtjen e kryengritjeve që beri Muhamed Ali Pasha dhe i biri Ibrahim Pasha kundër vehabistave në provincen e Nexhdit.

Gjithsesi, gjatë këtyre viteve vehabistet nëpermjet financineve marramendese kanë arritur të depertojnë në të gjithë xhamit e vendit tonë, duke krijuar institucione teologjike, arsimore, humanitare, paralele me atë të Komunitetit Musliman të Shqipërisë duke bërë të mundur mbështetjen dhe financimin e filozofise selefiste-vehabiste.

Problemi nuk qendron në indoktrinimin selefisto-vehabist. Ajo për të cilen shqetesohemi është përshkallezimi dhe kalimi nga besimtar normal në besimtar selefist. E më pas në selefisto-vehabist e më pas në tekfirist. Tre janë stadet që bëjn të mundur radikalizimin.

Çfare ndodh? Qytetari i cili fillon të frekuentoj xhamin i behet me dije se çdo traditë e vjetër fetare islame që përqonë Komuniteti Musliman është jasht Kuranit dhe traditës Profetike.

Pasi bëhet indoktrinimi selefist, qytetari tashmë besimtar, fillon dhe shndërrohet në një njeri asocial. Ai fillon dhe bëhet pjesë e pandashme e praktikave dhe veshjeve të caktuara. Referenca e tij teologjike si fillim janë dijetarët selefisto-vehabist që perkrahin shtetin Saudit. Te cilët emertohen edhe si selefizmi akademik. Me pas kalohet në stadin tjetër i cili quhet stadi i selefizem-vehabizmit i cili ka për qëllim ruajtjen e interesave territoriale te Arabise Saudite, për shkak se është sipas tyre, i vetmi vend ku dispozitat e sheriatit janë në zbatim.

Në kuadër të ruajtjes së interesave të shtetit Saudit apo dhe të shteteve tjera te gjirit si dhe të ruajtjes së fizionomise së selefizmit ndërkombetar, financimi i kësaj doktrine radikale është gjithmonë i vazhdueshem. Faza tjetër e cila e transformoi selefizem-vehabizmin në stadin më radikal, i cili quhet tekfirizem e më pas xhihadizem, përkon me periudhen e luftës së gjrit dhe vendosjen e bazave ushtarake amerikane ne Arabine Saudite.

Ky ishte momenti qe bëri divorcin ndermjet selefizmit/vehabizmit akademik, që mbeshtet legjitimitetin e interesave të fisit Al Saud i cili drejton Arabine Saudite dhe një franksioni tjeter i cili më pas mori emertimin selefizm/xhihadist apo tekfirist. Në këtë shtrat të gjërë të selefizmit qendron e gjithe armata teologjike selefiste shqiptare që është diplomuar dhe pritet të diplomohet në universitet e Arabise Saudite.

Partia e parë e studenteve të diplomuar me pikepamje të shkollës selefiste tashme është prezente në trojet shqiptare prej shumë vitesh. Duke qenë se këta teologë ishin dhe të financuar mirë, kjo bëri që fizionomia teologjike e një numri të caktuar xhamiash të ndryshojë nga tradicionale në selefiste. Me ndryshimet dhe divergjencat që pati selefizmi nderkombetar ndermjet tyre, kjo bëri qe edhe në trojet shqiptare të mos kishim nje doktrinë të vetme selefiste. Edhe në vendin tonë siç ndodhi dhe në shumë vende të tjera, selefizmi kaloi nga stadi i selefizmit akademik vehabist në stadin e tekfirizmit.

Ky ndryshim u bë më prezent dhe u financua shumë me luften e cila filloi ne Siri. Armata e shqiptareve që u derguan në Siri për të luftuar dhe për t'ju bashkangjitur organizatave terroriste, erdhi pikerisht nga baza e cila ishte formuar nga selefizm-vehabizmi që më pas percipitoi ne tekfirizem. Ajo që ne shikojme në TV gjatë transmetimit të seancave gjyqesore te imameve të veteshpallur dhe besimtareve të tjerë që kanë ndikuar për të derguar luftetarë në Siri dhe sjelljeve te tyre duke akuzuar të gjithë sistemin dhe gjyqtarët për herezi apo blasfemizem nuk është gjë tjetër vetëm se faza e fundit e selefizmit, pra e selefizmit tekfirist i cili të shpie në shtegun e xhihadizmit.

Çfarë ishte Abdurrahim Balla? Nje student me prirje selefiste, i diplomuar në A. Saudite, mesues në xhamin Dine Hoxha, i cili më pas kaloi në selefizem-tekfirist-xhihadist. Pra, i vetmi shtrat dhe shteg ku doktrina "islame" degjeneron në radikalizem është selefizmi. Pse? Sepse selefizmi shkaterron çdo shkollë tradicionale islame, tradite, zakon, etj.. E, kur ndodhet vetëm në veten e tij ai transformohet në radikalizëm.



Autor: Eduard Shefkiu

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...