Vehabizmi në Shqipëri



Shqipëria në anën tjetër ka pasur batica dhe zbatica të ashtuquajtur "luftës" së saj me fenomenin vehabi. Më e ashpër ka qenë gjatë fillim shekullit kur edhe disa elementë radikalë islamë, të mbështetur me miliona dollarë ngalamike tentuan të marrin nën kontroll drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptarë.

Nga policia shqiptare ka pasur edhe disa përjashtime të disa celulave të disa shoqatave të cilat u identifikuan sipas policisë shqiptare si organizata terroriste.

Nga KSHM-ja sqarojnë se këto shoqata të përjashtuara dhanë ndihma, ngritën objekte kulti, por një pjesë e ndihmave të tyre ishin të kushtëzuara nga pas.

"Jepej një ndihmë për ndërtimin e një xhamie, por kërkonin që imam në këtë xhami të caktohej një njeri i tyre, që përfaqësonte të njëjtën rrymë. Ose jepnin pensione për jetimët, që ishin të domosdoshme për fëmijët shqiptarë në atë gjendje të mjeruar që ndodhej vendi, por kërkonin që këta jetimë të merrnin pjesë në kurset fetare. Në këto kurse nuk predikohej varianti i Islamit tradicional shqiptar, i cili ishte një Islam tolerant, por praktikoheshin pikërisht ato rryma të Islamit që ishin të huaja për besimtarët shqiptarë", theksojnë burime nga institucioni fetarë.

Sipas përfaqësuese të KSHM-së, kjo tentativë e dështuar atëherë e shpëtoi vendin nga një kërcënim serioz që i kanosej prej fraksioneve fundamentaliste islame.

"Situata për momentin është e qetë dhe nuk ndonjë lëvizje e cila do të jepte përshtypje se rrezikohet islami burimorë që me shekuj të tërë po promovohet në Shqipëri", theksojnë nga KSHM-ja.

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Studime të Sigurisë Kombëtare në Shqipëri, Xhavit Shala, thekson se vehabizmi apo vehabo-salafizmi është një rrymë që ndodhet në pushtet në Arabinë Saudite, ka qenë në pushtet prej shekujsh dhe vazhdon të jetë në pushtet edhe sot.

"Ata kane patur në vazhdimësi synim përhapjen e kësaj rryme në vendet e Ballkanit. Me hapjen e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, ata menjëherë hodhën hapat për ta përhapur pikërisht këtë ideologji dhe këtë rrymë vehabit, por tradita shqiptare ishte ndryshe nga kultura fetare që po sillnin këto shoqata të financuara nga bota Arabe", thekson Shala.

Sipas tij, përhapja e vehabizmit që nisi të shtrijë rrënjë në atë kohë në vend, ishte dhe është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

"Vehabizmi dhe Salafizmi godasin identitetin tonë kombëtar dhe janë të rrezikshme dhe për demokracinë shqiptare, pasi ato janë rryma në Islam që nuk e pranojnë një rend demokratik. Për ta shteti duhet të jetë i bazuar mbi ligjet e shenjta. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët as me besimtarët myslimanë shqiptarë dhe as me shqiptarët si komb", potencon Shala duke nënvizuar se depërtimi në islamin ballkanik është një strategji e përpjekje e kahershme e vehabizmit.

"Pra synimi i tyre nuk ka qene thjesht në Shqipëri. Synimi i tyre është marrja e kontrollit të strukturave të Bashkësive Islame edhe në Bullgari, Bosnje, Sanxhak, Maqedoni e Kosovë. Fatkeqësisht, edhe në Kosovë e Maqedoni, duke përfituar nga varfëria dhe papunësia e madhe, nëpërmjet OJQ-ve kanë depërtuar në përmasa të rrezikshme" përfundon Shala.

Retorika e rrezikut vehabi është reflektim i konflikteve të brendshme të myslimanëve praktikantë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, por që synon përfshirjen e shtetit dhe gjithë shoqërisë në një pale kundër palës tjetër. Kjo retorikë e rrezikut vehabi, e majmur me imazhe globale të fanatizmit dhe ekstremizmit fetar, e bën të pa-mundur kuptimin e mirëfilltë të vehabizmit si fenomen fetar. Sipas këtyre rrymave, myslimanët e Ballkanit e kanë deformuar fenë islame dhe ka kohë që janë larguar nga islami i vërtetë.



Autor: Driton Dikena, dhjetor 2011.

_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Vehabizmi, një lëvizje politiko fetare që tenton të pushtojë Ballkanin".

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...