Ibn Tejmija: Modeli kryesorë i themeleve të Vehabizmit



Mendojmë se ia vlen të jepet përshkrim mbi njeriun e quajtur Ahmed ibn Tejmije (1263-1328) i cili ka jetuar disa qindra vjet para Muhammed ibn Abdulvehabit. Themeluesi i Vehabizmit e admironte ibn Tejmijen si model të mësimeve të tija, dhe si rrjedhojë përqafoi shumë nga pikëpamjet e tija pseudo-sunnite.

Kush në të vërtet ishte ibn Tejmija dhe çka thonë dijetarët Islam për të? Dijetarët musliman kanë pasur opinione të ndryshme mbi të, varësisht nga mënyra e interpretimit të çështjeve të ndryshme. Lajthitja e tij nga rruga e ehli sunnetit si do e mos në çështjet e besimit (akide) e bëri atë një figurë jashtëzakonisht kontraverse në boten islame.

Ibn Tejmija e mori reputacionin e bartësit të islamit të muslimanëve të hershem, veçanarisht në mesin e revolucionarëve reformist, ndërsa shumica e dijetarëve të ehli sunnetit e kanë akuzuar atë për bidat, disa nga ata bile edhe për kufr.

Dikush mund ta parashtrojë pyetjen, pse ibn Tejmije kishte hasur në aq kundershtime nga dijetarët e njohur të ehli sunnetit, të cilët ishin të njohur për asketizmin, devotshmërin dhe besueshmërinë e tyre. Ja disa nga qëndrimet kontraverse - anti Sunnite të ibn Tejmijes:

- Pohimi i tij se cilësitë e Allahut janë 'tekstuale', duke i atribuuar Zotit cilësi të krijuara ai bëhet një antropomorfist,
- Ai pohon se gjërat e krijuara jetojnë përjetësisht me Allahun,
- Kundërshtimi i tijë ndaj ixhtihadit të dijetarëve, në çështjen e Talakut (Shkurorëzimit),
- Thënia e tij se Allahu ka kufi (hadd) të cilin vetëm ai e dinë,
- Thënia e tij se Allahu personalisht (bi dhatihi) qëndron mbi Arsh (El-Kursi) dhe se ka lënë vend që Muhammedi a.s. të ulet afër Tij, - Thënia e tij se prekja e varrit të Pejgamberit a.s. është shirk,
- Thënia e tij se bërja dua te varri i Pejgamberit a.s. për të kërkuar mirësinë e Allahut është një Bidat,
- Thënia e tij se 'Allahu zbret' dhe e ilustroi këtë zbritje duke zbritur ai vetë nga minberi, si që ishte duke mbajtur Hutbe,
- Klasifikimi i njëshmëris së Zotit nga ai, në dy pjesë: Teuhidul rububije dhe Teuhid el-uluhije, gjë që asnjëherë më parë nuk ishte bërë nga dijetarët e hershëm, pasardhës të selefit etj..


Edhe pse mësimet e tij, pseudo-sunnite janë mbajtur të fshehura nga opinioni si në Siri ashtu edhe në Egjipt përshkak të konsensusit të muslimanëve sunnit se mësimet e tij janë devijante, përsëri këto mësime kanë qarkulluar fshehurazi.

Një dijetar Sunni thotë: Në të vërtetë kur tregëtarët e pasur nga Xhidja e sollën në jetë Akiden e vdekur të ibn Tejmijes në fillimin e këtij shekulli, duke financuar shtypin në Egjipt të librit të ibn Tejmijes "Minhaxh ul Sunne el-Nebevije" dhe shkrime të tjera, Muftiu i Egjiptit Muhammed Bekhit El-Mut'i, duke u përballur me pyetjen e sapo paraqitur të antropomorfizmit, tha: "Kjo ishte një fitne e fjetur, Allahu e mallkoftë atë që e trazoi".

Është me rëndësi të theksojmë ate se edhe pse shumë nga qëndrimet e ibn Tejmijes dhe Vehabistëve janë identike, ata prap se prap e kundërshtojnë njëra tjetrën në disa aspekte. Për derisa ibn Tejmija e pranon sufizmin (tasavufin) si shkencë legjitime islame, vehabistët e kundërshtojnë atë në tërësi si një inovacion i urryer në fe. Deri sa ibn Tejmija e konsideron si të arsyeshëm kremtimin e Ditëlindjes së Resulullahut a.s. vehabistët e kundërshtojnë atë përsëri si një Inovacion, i cili duhet të largohet.

Ibn Tejmija njihet të jetë i admiruar edhe nga grupacione të tjera "selefiste" siç janë: Vëllezërit Muslimanë, nxënësi i ibn Tejmijes, ibn Kajim El-Xheuzi gjithashtu njifet të përmendet nga "selefistët" e të gjitha ngjyrave.


Sulmi i Vehabistëve mbi varezat dhe masakrat mbi popullsin muslimane ne Rijad dhe Qerbela

Me një furi të egër në misionine e tyre të "shenjtë", të drejtuar kah asgjësimi i asaj që ata e përceptonin si llumi i ndyrë i Arabisë Saudite, ushtira vehabiste e udhëhequr nga Muhammed ibn Saudi, në fillim i shkatërruan varrezat dhe objektet tjera në Nexhd dhe rrethinë, të cilat ata i trajtonin si "praktika politeiste". Lëvizja Vehabiste arriti të grumbullojë përkrahës të shumtë të cilët vraponin pas tyre, dhe e bashkuan popullin e Nexhdit nën flamurin e Vehabizmit aty nga 1765.

Sulmet dhe "xhihadi" i vehabistëve nuk përfunduan pas vdekjes së Muhammed ibn Saudit, por vazhduan me forcë të egër nën udhëheqjen e djalit të tij Abdul Azizit, i cili e pushtoi qytetin e Rijadit më 1773. Muhammed ibn Abdul Vehabi vdiq një vit më heret, por pas tij la katër djem të cilët vazhduan përhapjen e vehabizmit dhe i përforcuan lidhjet familjare me El-Saudin. Më vonë, në vitin 1801, ushtira Vehabiste marshoi drejt Qerbelasë më një ushtri prej 10.000 burra dhe 6.000 deve. Me të arritur atje, pa pikë mëshire dhe pa asjnë dallim, e dhunuan popullsinë e atjeshme për tetë orë rresht, duke masakruar rreth 5.000 njerëz. Aq më tepër, keqazi e dëmtuan Xhaminë e Imam Husejnit, plaçkitën qytetin dhe u larguan me 200 deve të ngarkuara përplot me pasurinë e plaçkitur nga qyteti. Ky tmerr që ua shkakëtuan muslimanëve vehabistët, ka lënë një kujtim të hidhur dhe një hidhërim të pakufishëm te të gjithë muslimanët.



Autor: Zubair Qamar,
nga anglishtja: Mustafa Musliu.



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Rrënjët dhe roli i Vehabizmit".

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...