Mosshkurtimi i thonjëve dhe i flokëve për atë që therrë Kurban!!?



A është obligim mosshkurtimi i thonjëve dhe mosshkurtimi i flokëve për atë i cili ka vendosë të therrë Kurban??!

Nuk është obligim (vaxhib) mosshkurtimi i thonjëve dhe mosshkurtimi i flokëve për atë i cili ka vendos te therrë Kurban për bajramin e Kurbanit.

Sikurse kemi lloje të ndryshme të namazit (dhe adhurimeve tjera) kemi edhe lloje të ndryshme të Kurbanit.

Përpos llojeve tjera të Kurbanit kemi:

- Kurbanin Hedj, dhe

- Kurbanin Ud-hije (Kurbani me rastin e Bajramit të Kurbanit).

1. - "Kurbani Hedj" është Kurbani të cilin e therrë Haxhiu dhuratë për shkak të bashkangjitjes së Haxhit dhe Umres në të njejtën kohë të cilat në sheriatin Islam quhen: "Haxhi Kiran" dhe "Haxhi Temetuë".

Kështu pra:

Kurbani hedj vaxhib është kurbani, të cilin e pret e haxhiu kur kryen "Haxhin Temetuë" dhe "Haxhin Kiranë", pa kryer ndonjë vepër të ndaluar gjatë mbajtjes së ihramit.

Nëse haxhiu gjatë kohës sa është në Ihram i shkuron flokët ose i shkurton thonjët ai me atë rast ka kryer vepër të ndaluar i cili kërkon kompenzim kështu që përpos "Kurbanin Hedj""Haxhit Kiran" ose "Haxhit Temetuë" e therrë edhe një "Kurban Hedj" tjetërpër shkak të shkurtimit të flokëve ose për shkak të prerjes së thonjëve.

Nëse haxhiu shkurton flokët për shkak të ndonjë sëmundjeje në kokë ose parfumohet për shkak të një domosdoshmërie ose vesh rroba për shkak të domosdoshmërisë ai ka të drejtë të zgjedh në mes të kurbanit, ushqimit të gjashtë të varfërve ose agjërimin e tri ditëve.

Kjo argumentohet me ajetin kur'anor: "Dhe kush është i sëmurë ose ka dhembje në kokë e rruhet (apo i shkurton flokët), për atë shkak ai duhet të kompensojë me agjërim, sadaka ose kurban", (El-Bekare, 196).

Po ashtu kemi hadithin e Muhamedit s.a.v.s., kur i thotë Keab bin Uxhres: "A po të dhemb koka? Ai thotë - po. Muhamedi s.a.v.s. i thotë: Shkurtoji flokët, dhe, ose preje një kurban, ose agjëro tri ditë, ose ushqeji një grup prej gjashtë personave të varfër".

2. - "Kurbani Ud-hije" nuk është Kurban i "Haxhit Kiran" dhe as Kurban i "Haxhit Temetuë" dallon në rregulla të therrjes si fjala vije:

Prerja e kurbanit hedj vendin e ka vetëm në Meke, Muzdelife dhe Mine, ndërsa në asnjë vend tjetër nuk lejohet të prehet, sepse hedj do të thotë të dhuruarit në vend të posaçëm, e ai vend është Mekeja.

Prerja e "Kurbanit Ud-hije" mund të bëhet në çdo vend të botës e edhe në Meke.

Kush vendos të therrë "Kurbanin Ud-hije" dhe i shkurton flokët ose shkurton thonjët nuk obligohet të therrë dy Kurbana sikurse me rastin e "Haxhit Kiran" dhe "Haxhit Temetuë" për nëse vendos të mos i shkurtoj flokët dhe të mos i shkurtoj thonjët kjë është mendub (e paraplqyer) dhe nuk bënë asnjë vepër të ndaluar nëse i shkurton flokët apo i shkurton thonjët.



Autor: Musli VËRBANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...