Letër e hapur drejtuar 'kripto-katolikëve' dhe 'katoliko-centristëve' inkuizicionist shqiptar!



Duke u bazuar në thirrjet tuaja drejtuar shqiptarëve për rikthim 'en bloc' tek "rrënjët", gjegjësisht konvertim në krishterim, dhe, përreth gjuhës suaj vullgare, urrejtëse, të ndytë, blasfemiste, dhe linçuese të cilën po e përdorni ndaj islamit dhe muslimanëve, gjuhë kjo e cila nuk përputhet aspak me fenë krishtere të cilën e pretendoni, si dhe, duke marë parasyshë 'yryshin' tuaj në këtë aspekt, do të dëshironim që ta dëgjojmë opinionin tuaj përkitazi me çështjet kyçe të fesë në të cilën po na ftoni (me qëllim që t'i bindemi ftesës suaj), edhe atë, si vijon:

1. A thua vallë, në çka na ftoni të besojmë, në Zotin Një, në Trinitet, apo në diçka tjetër? Nëse thirrja juaj bazohet në Trinitet, atëherë, mundësisht na e shpjegoni Trinitetin?!

2. A thua vallë, cilin Libër të Shenjtë tuajin po na ftoni që ta ndjekim: Dhjatën e Vjetër apo Dhjatën e Re?!

3. A thua vallë, cilin prej 4 (katër) ungjijve na ftoni që ta ndjekim, ungjillin e Mateut, Markut, Lukës, apo Gjonit?!

4. A thua vallë, në cilin krishterim na ftoni, në atë katolik, ortodoks, protestant, anglikan, etj.?!

5. A thua vallë, në cilën fe të 'të parëve tanë' na ftoni që të kthehemi: në fenë e paraardhësve tanë Ilirë, të cilët ishin politeist/pagan? Në fenë e paraardhësve tanë Arbëror, të cilët, para se të krishterizohen ishin politeistë/animistë? Në fenë e paraardhësve tanë Arbëror të cilët u konvertuan në ortodoks? Apo në fenë e paraardhësve tanë Arbëror të cilët u konvertuan në katolik?!

6. Meqë pretendoni se jeni aq pro-evropjan, dhe në ndërkohë akuzoni islamin si fe lindore, turke, anadollake, arabe, afgane, etj., si dhe bëni thirrje për dëbimin e muslimanëve dhe shkuarjen e tyre në Turqi, në Anadoll, në arabi, e gjetiu, na tregoni, mos vallë feja juaj katolike, ortodokse apo hebreje e ka zanafillën e saj në Londër, Paris apo Nju Jork?! Kkur dihet mirëfilli se Jezusi (Isau, paqa qoftë mbi të) ka lindur, rritur, dhe predikuar në Betlehem dhe Nazaret, Palestinë, Botën Arabe, Lindje/Orient, ashtu sikurse edhe shumica e apostujve tjerë, duke përfshirë këtu edhe Shën Palin…!

7. Nëse e kaluara dhe e tashmja e islamit dhe muslimanëve ju duket aq anakronike, e prapambetur, e dhunshme, etj., me ç'rast po na flisni për 'betejat otomane', për 'konvertimin e dhunshëm islam' të shqiptarëve, për 'rrezikun neo-otoman', etj., mundësisht, na tregoni përkatësinë e aktorëve që ishin shkaktarët kryesor të: gjenocidit romak, krimeve të bizantit, luftërave të kryqëzatave, krimeve të aleancës latine, krimeve të mesjetës, përndjekjeve dhe dënimeve të inkuizicionit, krimeve të konkuistave dhe re-konkuistave evropjane, konvertimeve të dhunshme në Amerikën Latine dhe gjetiu, gjenocideve kolonialiste, spastrimeve etnike të Indianëve të Kuq dhe popujve Aborigjin australian dhe zelandas, konflikteve fetare evropjane (duke përfshirë Natën e Bartolomeut), luftërave ballkanike, kampanjave nën moton 'kryqin ose vdekjen', gjenocideve sllave, planeve dhe krimeve cioniste, luftërave botërore, krimeve komuniste, zhvatjeve të periudhës se tranzicionit, etj.! Madje, kush janë nxitësit e gjitha krizave, luftërave dhe terroreve aktuale në botë?!

Këto janë vetëm disa nga pyetjet kyçe në këtë kontekst, mbase, kjo listë e pyetjeve është e pafund!

Ne jemi më se të sigurt se, ju, jo vetëm që nuk e dini përgjigjen ndaj pyetjeve të lartëpërmendura (dhe shumëçkahit tjetër), por juve as që ju intereson përgjigjja ndaj tyre! Mbase, ju nuk 'nuhatni përtej hundës suaj' as të vërteta, as fakte, e as argumente, të vetmet gjëra të cilat i 'nuhasin hundët tuaja' janë interesat personale afatshkurte!

Kjo, ngase, ju jeni ndjekës të verbër ndaj egos, lakmisë, dhe parasë!

Juve ju ka verbëruar nënshtrimi, servilizmi dhe fama!

Juve ju intereson dukja, jo përmbajtja!

Sidoqoftë, në gjithë këtë injorancë, servilizëm, dhe dilentantizëm, mundësisht na tregoni se. a thua vallë jeni të vetëdijshëm në lidhje me dëmin që po ia shkaktoni vetvetes dhe asaj në të cilën thirrni, përreth dëmit që po ua shkaktoni 'vëllezërve të gjakut dhe fisit' si dhe kombit dhe atdheut të përbashkët, duke e çuar ujin në mullirin e armiqëve të shqiptarisë?! Apose, servilizmi, interesi, mllefi, dhe urrejtja ua ka verbuar sytë dhe ua ka 'bllokuar' arsyen!

Nëse vërtet jeni të vetëdijshëm për gjithë këtë, e, megjithatë vazhdoni me avazin tuaj prej diletanti, atëherë, le të ju mbulojë turpi dhe mallkimi i shqiptarisë ...

Amen!



Autor: Sali SHASIVARI



Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...