Kisha, Galileo dhe Muhammedi a.s.



Në shekullin e shtatëmbëdhjetë Kisha e hodhi poshtë njërin nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës, Galileo Galilei. Kurse dhjetë shekujsh para kësaj, Kisha e refuzoi personalitetin më madhështor të njerëzimit dhe të dërguarin e fundit të Zotit, Muhammedin a.s..

Në Mesjetë Kisha e hodhi poshtë teorinë e Galileos. Teoria e tij është një e vërtet shkencore e dëshmuar. Në shekullin e XX, pas gati 400 vjetësh, Kisha do të detyrohet ta pranoj teorinë e tij.

Në shekullin e shtatë Kisha e refuzoi të dërguarin e Zotit, Muhammedin a.s.. Misioni i tij hyjnor është gjithashtu një e vërtet. Kjo sot dëshmohet nga më shumë se 1 miliard e gjysmë muslimanësh dhe nga dhjetëra e dhjetëra mijëra konvertues të rinj që për çdo vit në Amerikë, Evropë dhe anekënd botës e pranojnë Islamin. Kjo ka bërë që feja Islame të jetë feja me përhapje më të shpejtë dhe më të madhe në botë. Prandaj shtrohet pyetja se a do ta detyrohet Kisha që ndonjëherë ta pranoj Muhammedin a.s.?!

Galileo është shkencëtar dhe filozof italian që themeloi shkencën e termodinamikës, i cili jetoi midis viteve 1564 dhe 1642. Ishte prej shkencëtarëve të parë perëndimor që e njohu teleskopin. Në 25 gusht të vitit 1609 u tregoi tregtarëve të Venedikut për teleskopin. Ky mjet do t'i sillte Galileos jo vetëm pavdekshmëri në lëmin e shkencës, por edhe shumë shqetësime.

Galileo diskutoi për sistemin gjeocentrik të Ptolemeut dhe sistemin heliocentrik të Kopernikut. Sipas Ptolemeut Toka është në qendër të universit dhe asnjëherë nuk lëviz, kurse Dielli dhe planetët i vinin rreth e rrotull asaj. Kurse sipas Kopernikut Dielli është në qendër të sistemit diellor, kurse planetët tjera rrotullohen rreth tij. Galileo mbështeti teorinë e Kopernikut, se: 1. Toka është sferike dhe jo e sheshtë, dhe 2. Toka sillet rreth Diellit e jo Dielli rreth Tokës.

Në Mesjetë Kisha nuk lejonte që mendja e njeriut të mendonte lirshëm rreth çështjeve të universit. Ajo kërkonte që studimet shkencore të mos kundërshtonin interpretimet e saj. Komentimi i shenjtorëve të Biblës sipas Kishës ishte i shenjtë dhe vetëm ata kishin të drejtë ta shpjegojnë universin.

Inkuizicioni i saj ishte shumë i ashpër ndaj heretikëve (njerëzit pa fe) sikurse i cilësonte ata që kundërshtonin mësimet kishtare. Ajo i ndëshkonte me djegie dhe tortura të ndryshme të gjithë ata që thonin se Toka është e rrumbullakët, sepse, sipas Dhiatës së Vjetër, Toka ishte e sheshtë. Për pasojë teoria e Galileos u vlerësua e kundërt me besimin e krishterë kurse vetë ai u anatemua.

Kisha në ato kohë ushtronte pushtet absolut dhe zhvillonte gjyqe fetare në vende të ndryshme katolike në Evropë, veçanërisht në Itali dhe Spanjë. Galileo u soll para gjyqit të shenjtë të Kongregatës- Ikuizicionit më 22 korrik 1633 dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ky vendim do të jetë goditje e rëndë për shkencën në Itali për disa shekuj.

Megjithëse Kisha ia doli që në një masë të konsiderueshme ti ndaloj disa përpjekje për dije dhe shkencë ajo nuk arriti ta shuaj zellin për shkencë i cili motivohej nga studimet e dijetarëve muslimanë. Priftërinjtë e luftonin dijen sepse donin të ruanin pozitën e Kishës që bazohej në legjenda dhe druanin se mos u ikte pushteti nga dora. Ata ishin kundër dijes edhe për faktin sepse, sikurse vlerëson Muhamed Kutub dhe shumë studiues të tjerë, shkenca vinte nga burime muslimane dhe për këtë arsye shkenca me vete sillte përhapjen e Islamit në Evropë.

Me kalimin e kohës ndikimi i Kishës u zvogëlua kurse ditura dhe shkenca u përhapën kudo. Dija dhe shkenca fitoi epërsi ndaj Kishës, kurse ndikimi i saj i takoi së shkuarës. Kisha u detyrua që të pranonte realitetin e ri të krijuar. Prandaj, Galileon që më parë e kishte shpallur heretik dhe blasfemues të fesë krishtere ajo u detyrua ta shpall si një hero në mesin e heronjve të shkencëtarëve të botës. Rasti i Galieos u konsiderua si një fatkeqësi në historinë e Kishës dhe një shembull i trajtimit jo-shkencor.

Në vitin 1980, pas gati 400 vjetësh të vdekjes së Galileos, Kisha formoi një Komision prej tetë anëtarëve: dijetarë në matematikë, teologji dhe histori për të përcaktuar pozitën e tokës kundrejt diellit. Pas diskutimit Komisioni pranoi se shkenca kishte provuar përfundimisht se Toka rrotullohet rreth Diellit dhe se Galileo padyshim e kishte thënë të vërtetën, e vërtetë kjo që ishte kundërshtuar për më shumë se tre shekuj nga mendja e krishterë.

Në maj të vitit 1983 një takim të veçantë dhe historik të kryesuar nga vetë Papa Pali II në Vatikan morën pjesë një numër i madh historianë, teologë katolik, dhe shkencëtarë. Papa e hapi takimin duke njohur gabimin e Kishës dhe pranoi se Galileo kishte të drejtë.

Pse Kisha e anatemoi Galileon në shekullin 17, kurse e pranoi më pas në shekullin 20?! Kjo, sepse Galileo në shekullin e 17 ishte një person që shihej me dyshim dhe zhvilloheshin polemika dhe debate kundër tij, ndërkaq në shekullin 20 ai doli fitues dhe qëndronte lart polemikave dhe dyshimit.

Kisha gjithashtu e mohoi Muhammedin a.s. në shekullin e 7. Ajo mbetet borxhli ndaj Muhammedit a.s. Madje Kisha dhe priftërinjtë e saj mbajnë një përgjegjësi të konsiderueshme në përshkrimin e Muhammedit a.s. me epitete të ulta dhe denigruese.

Ka shumë prova dhe dëshmi historike e shkencore që konfirmojnë të qenurit e Muhammedit i dërguar i Zotit, dhe madje nuk ka kurrfarë bazë reale për refuzim e kësaj të vërtete.

Kisha e shleu një pjesë të padrejtësisë së saj ndaj Galileos, por a thua një ditë Kisha do ta shlyej një pjesë të padrejtësisë së saj ndaj Muhammedit a.s.?!

Kisha e njohu Galileon por nuk e ka njohur Muhammedin a.s.. Kjo për shkak të rezultateve dhe pasojave të ndryshme në të dy rastet. Galileo ishte astronom dhe pranimi i tij nuk solli konsekuenca për Kishën, përkundrazi.

Ndërkaq, vështirë se mund të ndodh që një ditë Kisha të bëj me Muhammedin a.s. një veprim të ngjashëm sikurse me rastin e Galileos. Kjo, sepse pranimi i të vërtetës hyjnore që solli Muhammedi a.s. nga ana e Krijuesit të gjithësisë do të thotë shembje e krishterizmit dhe rrënim i Kishës dhe papatit të saj. Dhe është e qartë se Kisha nuk është e gatshme që për hir të kësaj të vërtete absolute të sakrifikoj vetveten.



Autor: Mr. Ajni SINANI



_________________________

(Shënim: Për këtë shkrim kam shfrytëzuar shkrimin e Hiba Osama "El-Kenisetu, ve Galileo ve Muhammedun alejhis salatu ves selam".)

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...