Gezimi jone me lindjen e profetit Muhamed a.s.



Gezimi jone me lindjen e profetit Muhamed a.s. duke e mare te mireqene se Profeti Muhamed a.s. eshte celsi dhe meshira per mbare njerezimin.

Per ate eshte krijuar gjithesia dhe njerezimi.

Hadithin e ka sjelle imam El-Hakim, e ka mbeshtetur imam Subkiu dhe imam Belkini r.a. se Ibn Abasi r.a. tha: "Allahu insipiroi Isain a.s.: 'beso ne Muhamedin a.s. dhe urdhero cdo njeri qe mberrin Muhamedin a.s. qe ta besojne ate. Mos kish qene Muhamedi a.s. nuk do e krijoja Ademin a.s. as zjarrin dhe parajsen. Kam krijuar arshin mbi uje dhe ai u shkund. Shkrujta mbi arsh La Ilahe Ila Allah (nuk ka te adhuruar me te drejte pos Allahut) - Muhamedi a.s. eshte i dreguari i Tij dhe ai u qetesua (arshi)'". Imam Hakim tha: "ky hadith eshte me zinxhir te sakte", 2/615.

Imam Dejlemij ne musnedin e tij nga Ibn Abasi r.a. se Profeti a.s. tha: "me erdh xhibrili dhe me tha: O Muhamd! Allahu thote: mos ishe ti nuk do e krijoja xhenetin dhe as zjerrin", Hadithin e ka cituar dhe imam Subkij ne librin "shifaul esikam" dhe e ka cilesuar te sakte, fq. 162.

Hadithin e ka cituar dhe Ibn Tejmije ne librin Fetwal Kubra 151/2 dhe ka thene: "transmeton imam Ebu Neim El-Hafidh ne librin 'delailu Enubuweh - treguesit profetik' - me zinxhir te shejh Ebu El-Ferexh deri tek Umeri r.a. tha: ka thene Profeti a.s.: nderkohe qe Ademin e preku 'gabimi' ngriti koken dhe tha: O Zot - me hak te Muhamedit a.s. te me falesh mua. Allahu e inspiroi duke i thene - kush eshte Muhamedi a.s.? kush eshte Muhamedi a.s.? Ai tha: O Zot! Kur plotesove krijimin tim, une ngrita koken per te pare arshin tend - pashe se ishe shkruajtur - La Ilahe Ila Allah Muhamed Resullullah. Kuptova qe Ai (Muhamedi) eshte krijesa me e nderuar per Ty, nderkohe qe kishe barazuar emrin Tend me emrin e tij. Allahu tha: po. Te kam falur. Ai eshte fundi i Profeteve prej pasardhesve tuaj. Mos ishte ai nuk do te krijoja".

Ibn Tejmije tha: "ky hadith mbeshtet hadithet e sipercituar. Ky sherben si komentim per hadithet e sakta".

Ne lidhje me kete Allahu na ka kujtuar ne librin e Tij se Profeti a.s eshte meshira per mbare krijesat.

Allahu ka thene: Te kemi derguar meshire per mbare njerezimin. Cka verteton se Profeti a.s., eshte meshire. Kjo meshire eshte per te gjithe krijesat. Per ta bere te qenesishme kete meshire eshte e domosdoshme te ekzistoje bota. Krijimi eshte shfaqje e kesaj meshire. Nuk ka ndonje problem te themi se gjithesia eshte krijuar per shkak te kesaj meshire.

Ibn Asakir transmeton se Selman r.a. tha: "Xhibrili zbriti tek Profeti Muhamed a.s. dhe tha: Zoti yt thote: nderkohe qe Ibrahimin e konsiderova mikun tim, ty Muhamed te kam konsideruar Habib - te dashmin tim. Nuk kam krijuar krijese me te nderume. Kam krijuar dynjane dhe banoret e saj qe ti beje me dije bujarine tende dhe poziten tende tek Une. Mos ishe ti nuk do e krijoja dynjane".

Transmeton imam Tirmidhiu r.a. nga Ibn Abasi fjalen e Profetit Muhamed a.s.: "Une jam me i nderumi i te parve dhe te fundmeve tek Allahu. Kjo nuk eshte mburrje".

Pra qe nenkupton se shpirti i pare i krijuar eshte shpirti i zotnise tone Muhamedit a.s. sikurse ai vete e ka thene: "isha i pari ne krijim dhe i fundit i derguar". Transmeton ibn Sad murselen me zinxhir te sakte.

Transmeton Ebu Neim dhe Ibn Ebi Hatim ne tefsirin e tij po ashtu dhe Dejlemiu te gjithe nga hadithi i Seid ibn Beshir prej Katades prej Hasanit prej Ebu Hurejres r.a. me shprehjen "isha i pari ne krijim dhe i fundit i derguar".

Profeti a.s. eshte profeti i pare ne boten e shpirtrave dhe vula e profeteve ne boten fizike.

Allahu e zgjodhi Muhamedin a.s. para te gjithe profeteve ne boten e shpirtit para cdo profeti. Ne ate bote shpirterore me Muhamedin a.s. u cel profetesia dhe mbyllet me Muhamedin ne boten fizike. Pra, Muhamedi a.s. eshte celesi dhe vula.

Transmeton imam Tirmidhiu r.a. nga Ebu Hurejreh r.a. tha: "e pyeten O Resulallah! Kur u ngarkove me profetesi? Ai tha: nderkohe qe Ademit nuk i ishte bashku trupi me shpirtin".

Imam Termidhiu tha: hadith hasen garib. Kete hadith e transmeton Ebu Nuajm, El-Hakim, El-Bejhekiu, El-Bezar, Tabarani me rivajet te ibn Abasit.

Nga Mejsereh tha: e pyeta Profetin O Resulallah kur ishe Profet? Ai tha: "isha profet kur Ademi ishte ndermjet shpirtit dhe trupit" transmeton imam Ahmedi, Bukhari fi Tarikh. Po ashtu dhe imam Tabarani dhe imam El-Hakim. El-Hafidh El-Hejthemiu eshte shprehur per zinxhirin transmetues te Imam Ahmedit dhe Tabaranit se eshte i sakte.



Autor: Eduard SHEFKIU

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...