Erdhi 'Suneti' dhe shkatërroi Fenë
Në fillimet tona falnim me shumë qef Drekën 10 rekate, Ikindinë 8 rekate, Jacinë 13 rekate e kështu me rradhë.
Në xhami rrinim të qetë dhe më shumë devocion. Bënim tesbihët në grup dhe ndaheshim duke i dhënë dorën njëri tjetrit. Qetësi e madhe. Aq sa dëgjonim çfarë lëvizte përjashta.
Kur dilnim nga xhamia, shkonim krejt për kafe, ose bënim shëtitje, ose qëndronim tek oborri i xhamisë. Ndonjëri më i mençur na mbante me muhabet. Ose ndonjë shaka pa qeder. Ishte koha e artë e besimit.
Pastaj erdhën "Ata"
Disave sapo u kish dalë mjekrra, të tjerë me pantallona treçerekshe. Filluan të na flasin për "Sunetin". Filluan të na tregojnë se falet edhe në shtëpi. Por ne nuk rrinim në shtëpi, kështuqë sunetet na shkonin pa u falur.
Na thanë Tesbihët janë Bidat, pastaj në vend të bëjmë Dhikrin për Allahun, njerëzit filluan të bëjnë dhikrin për shejtanin, (Muhabetet e rrugës) brenda në Xhami.
Na u thanë se është suneti i Pejgamberit a.s., por në fakt na mashtruan. Ai kishte qenë suneti i Iblisit (Lanet qoftë).
Për ta vërtetuar këtë rezultati është përçrja e zemrave. Aq sa sot është tepër e vështirë të bashkohen përsëri.
Të gjitha këto i bënë në emrin e Sunetit të pejgamberit a.s..
Nëse do kisha mundësi të kthehesha dhe një herë në fillim. Do zgjidhja "Bidatin" e tesbihëve dhe devocionin e asaj kohë. E do ta refuzoja "Sunetin" e shejtanit që na e injektuan atëherë disa njerëz që sot vetëm me fenë Islame nuk kanë lidhje.
Autor: Eduart THARTORI


