Kush na ka futur në këtë rreth vicioz?!



Sa mund, pagjumësi, dije, thellësi, inteligjencë, devotshmëri, dhunëti, përzgjedhje të metodologjisë shkencore, kuptim e interpretim të Kuranit, Sunetit dhe burimeve të tjera islame është dashur për të shpjeguar dhe sqaruar dispozitat islame si rezultat i së cilës është formuar medhhebi, vjen zotëriu dhe thotë unë dua argument!

As se ka idenë se cilat janë argumentet, as cilat janë burimet, as cila është metodologjia dhe cilat janë teknikat e deduktimit, por thjesht dëshiron të bëhet faktor dhe autoritet që nuk pranon asgjë pa argument!

Nëse dëshiron të behesh i dobishëm dhe i dashur te Allahu o njeri tregoje veten në punën dhe profesionin që ushtron. Në çdo lëmi kërkohët ekspertizë dhe flasin ekspërtët vetëm në fe të gjithë marrin të drejtën të flasin!

Më ka qëlluar që të rri edhe me disa njerëz të lexueshëm dhe më tregonin vaz dhe më shpjegonin islamin! Nuk mund të shkosh në spital të besh operacione thjesht ngase i ke lexuar disa libra. Nuk mund të bëhesh inxhinier ndertimi dhe të ndërtosh një urë apo rokaqiell thjesh se ke lexuar revista e ndonjë libër.

Është interesant sapo fillojnë të vijnë në xhami, sigurisht jo të gjithë, fillojnë ta tregojnë sunetin e Pejgamberit alehi salatu ves selam. Madje ata flasin me argumente! Duke i nënvlerësuar referencat dhe imamët e muxhtehidët e vërtetë sot madje edhe xhemati po i referohet argumenteve!

Çdo kush merr të drejtën të shpjegoj fenë! Janë bërë përpjekje titanike që ti largojnë katër medhhebet dhe kështu u shkaktua dalja e një numri të pafund "muxhtehidësh"!

Kush na ka futur në këtë rreth vicioz?!

Selam.



Autor: Dr. Ajni SINANI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...