Mashtrimet Vehabiste me hadithe te dobeta dhe te shpikura



Nuk ka asnje hadith sahih dhe as hasen i cili thote se "Allahu eshte siper Arshit".

Argumenti qe pretendojne vehabistet eshte hadithi qe i atribuohet Abdullah ibn Mes'udit r.a. Merfu'an, pra qe ia mandatojne Pejgamberit s.a.v.s. edhe pse nuk ka transmetim te drejteperdrejte prej tij, i cili pasi permend distancat mes tokes dhe qiejve e keshtu me rradhe deri ne Arsh thote: "Allahu eshte siper Arshit dhe nuk i fshihet Atij asgje prej puneve tuaja".

Le ta leme nje moment Abdullah ibn Mes'hudin ...

Ky hadith transmetohet edhe prej Abbas ibn Abdulmuttalib sic gjendet tek Imam Ahmedi ne Musned (2/292), Ebu Daudi (4723), Tirmidhiu (3320).

Ky transmetim eshte DAIF per pasoje te Abdullah ibn Amijreh, ky person eshte anonim (mexh'hul) sic ka thene Dhehbiju ne Mugnij 1/250 dhe Ibn Haxher ne Ta'xhil El-Menfe'ah 2/274.

Ibnul Xheuzi e ka cilesuar daif, Busejri po ashtu, Dr. Ahmed Shakir ka thene Daif Xhidden, dhe Naser El-Albani e ka cilesu daif ne Daif Et-Tirmidhij 3320.

Ky hadith transmetohet edhe prej Ebu Hurejres, e transmeton Ahmedi ne Musned (14/422) dhe Tirmidhiu ne Sunen (3298).

Ne zinxhir gjendet Katadeh qe eshte Mudel'lis (mashtrus) nuk tregon qarte qe e ka degjuar prej Hasen Basriut dhe Hasen Basriu nuk ka degjuar prej Ebu Hurejres. Prandaj dijetaret e kane vleresuar hadithin Daif Xhidden.

Xhurkaniju ne El-Ebatijl e ka vleresuar Batil (i pavlefshem), Ibnul Xheuzi po ashtu dhe Dhehebiju ne El-Uluw thote Munkir (i papranueshem) dhe Nasir Albani ne Daif Et-Tirmidhij 3298.

Sic e shihni asnje hadith nuk eshte i sakte, per me teper se kaq asnje prej tyre nuk eshte thjeshte Daif per shkaqe memorike apo cejkulibrimi por niveli i tyre eshte nen mundesine e forcimit te njeri-tjetrit per t'u ngritur ne graden Hasen.


Le te kalojme te Abdullah ibn Mes'hudi

Hadithi i shume perfolur ne fakt nuk eshte hadith por eshte Ether, qe eshte fjale e sahabijut, i cili nese nuk ka probleme kalon si mandatim (merfu) tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe cilesohet hadith ose mbetet meukuf pra deklarim i sahabijut.

Kete hadith e transmeton Bejhekiju ne El-Esma ve El-Sifat (301), Ibn Khuzejmeh ne Teuhid (105-106), Tabraniju ne El-Mu'xhem El-Kebijr (9/228) Ibn Abdulberr ne Temhijd (7/139).

Ne senedin e tij ka crregullime te pafundme, por si fillim ...

Etheri i Abdullah ibn Mes'udit ka dy versione:

- Versioni i pare thote qe Allahu eshte mbi Kursij.

- Versioni i dyte thote qe Allahu eshte mbi Arsh.

Dhe ky eshte Idtirab ne tekst - crregullim mbi te cilin nuk mund te bazohesh ne Akideh.

Tjetra, ne Senedin e El-Uluw i cili eshte huazuar nga Bejhekiju ne El-Esma ve Es-Sifat nje nga personat qe transmeton eshte Harun ibn Sulejman dhe ai eshte anonim, shtoi kesaj qe Asimi eshte person i perfolur.

Fakti tjeter eshte se Asim transmeton prej Zerr ibn Hubejsh dhe ky prej Abdullahut, i cili nuk eshte Abdullah ibn Mes'udi por eshte Abdullah ibn Amr ibn El-Ass, Zerr ibn Hubejsh nuk transmeton prej Abdullah ibn Mes'udit, sic thuhet ne Tehdhijb El-Kemal 15/359 per Abdullah ibn Amr ibn El-Ass dhih gjithashtu Dhehebijun ne Sejr per te.

Dhe Abdullah ibn Amr ibn El-Ass eshte i njohur qe merrej me Israilijate dhe sipas rregullit te Ibn Salahut "Nese sahabiju merret me Israilijate nuk mundet qe fjala e tij te marre cilesine e Merfuit, pra mandatimit tek Pejgamberi si hadith dhe pastaj thote: "Si Abdullah ibn Amr ibn El-Ass, ai ia mberriti te jete deshmitar i Luftes se Jermukut dhe mbante shenime nga Ehli Kitabi (te krishteret dhe hebrenjt) dhe tregonte cdo gje qe kishte lidhje me ceshjte te fshehta e te paditura"", [En-Nekt an Kitab ibn Salah 2/352].

Pra me nje fjale nuk kemi te bejme nje hadith, por kemi te bejme me Israilizma dhe perralla te Ka'b El-Ahbarit per te cilin ne Sejr Imam Dhehebiju ne biografine e Zerr ibn Hubejshit tregon se ky ka pas transmetuar prej Ka'b El-Ahbarit.

Pasi u sqaruam se s'kemi te bejme me Abdullah ibn Mes'udin por kemi te bejme me Abduallah ibn Amr ibn El-Ass, le te kalojme te deshmojme se kjo lloj shprehje eshte identike me ate te Ka'b El-Ahbarit nga libir EL-Uluw i Dhehebijut.

Prej Zuhrijut, prej Ibn El-Musejjeb, prej Ka'b El-Ahbarit tha: "Allahu ka thene ne Teurat: Une jam Allahu siper robeve te Mi dhe Arshi eshte siper te gjitha krijesave dhe Une jam siper Arshit tim, kujdesem per gjerat e robve te mi dhe nuk me fshihet muas asgje ne qiell e ne toke".

Kjo eshte identike me ate qe tregohet per nivelet dhe distancat e tokes dhe qiejve e me siper Arshi e deri sa thuhet ne Ether: "Allahu eshte siper Arshit dhe nuk i fshihet Atij asgje prej puneve tuaja".

Pas kesaj nuk mundet askush te thote se keto transmetime jane te sakta apo te mira, biles nuk mund te thote askush se jane thjeshte te dobta, por jane te shpikura dhe te sajuara nga Izrailizma.

Me kete po e perfundoj, Allahu eshte me i dituri dhe me i urti.



Autor: Alban CULI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...