Martesa me Kusherirat
A eshte e vertete qe Islami lejon martesat me Kusherirat?
Islami ne fakt eshte feja e Allahut qe ka ardhur per te gjitha kombet dhe per te gjitha racat, kulturat dhe traditat, ne cdo kohe deri ne diten e Kijametit.
Allahu i madheruar ne fakt ka sjelle limitet e atyre qe ndalohen. Por nuk ka thene qe ti shkosh kesaj pune deri ne limit.
Madje Pejgamberi a.s. e ka ndaluar qe ti cojme punet deri ne Limit.
Por le te vazhdojme.
Cfare ka ndaluar Allahu?
1. Martesat me nenen tende.
2. Me vajzen tende.
3. Me motren tende.
4. Me hallen tende.
5. Me tezen tende.
6. Me vajzen e vellait tend.
7. Me vajzen e motres tende.
8. Me gjidhenesen tende.
9. Me motrat nga Gjiri.
10. Me vjehrren tende.
11. Me vajzen e gruas tende qe jetojne me ty. Nese me nenen e saj keni kryer marrdhenie seksuale.
12. Me nuset e djemve tuaj.
13. Martesa me dy motra ne te njejten kohe.
Per kete kemi ajetin e Kuranit me poshte si argument.
- حُرِّمَتْ عَلَيْكُمْ أُمَّهَاتُكُمْ وَبَنَاتُكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ وَعَمَّاتُكُمْ وَخَالَاتُكُمْ وَبَنَاتُ الْأَخِ وَبَنَاتُ الْأُخْتِ وَأُمَّهَاتُكُمُ اللَّاتِي أَرْضَعْنَكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ مِنَ الرَّضَاعَةِ وَأُمَّهَاتُ نِسَائِكُمْ وَرَبَائِبُكُمُ اللَّاتِي فِي حُجُورِكُمْ مِنْ نِسَائِكُمُ اللَّاتِي دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَإِنْ لَمْ تَكُونُوا دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ وَحَلَائِلُ أَبْنَائِكُمُ الَّذِينَ مِنْ أَصْلَابِكُمْ وَأَنْ تَجْمَعُوا بَيْنَ الْأُخْتَيْنِ إِلَّا مَاقَدْ سَلَفَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَحِيمًا ﴾، النساء ٢٣. -
Disa mund te thone se ketu nuk jane kusherirat, dmth vajzat e xhaxhait, dajes, halles, tezes, etj.. Andaj ne duhet te martohemi me to.
Po i jap pergjigjen bazuar nga pjesa e fillimit e ketij statusi.
Mos i sill gjerat deri ne limit.
Ligjet nuk jane bere vetem per ty dhe per mua. Jane bere edhe per kombe qe kane patur tradita shume te ndyra. (Pershembull, ne Indi apo ne Kine, madje edhe ne Europen e antikitetit dhe Mesjetes jane dokumentuar martesa Incesti. Andaj Allahu ka vendosur nje limit per ata popuj. Limit qe nuk duhett ta kalojne.
Shqiptaret
Por ne si shqiptare historikisht kemi qendruar larg ketij Limiti. Gjithmone kemi rezervuar distanca te gjata mes nesh dhe ketij limiti. E pse pra sot doni ti shtyni gjerat deri ne limit?
Pejgamberi a.s. ka thene: Kush i ruhet Limiteve, ka ruajtur fene dhe nderin e tij. Kush i ruan delet e tij ne kufi me pronen e mbretit, eshte e mundur qe ato te mesyjne ne pronen e huaj.
Bazuar ne kete hadith, Pejgamberi a.s po na kerkon shume qarte: MOS I SHTY GJERAT DERI NE LIMIT. Sepse ne fund fare kjo do te kete pasoja per ty dhe per njerezit rreth teje. Jane vertetuar se martesat me kusherirat sjellin pasoja gjenetike tek femijet qe lindin nga keto martesa.
Marrim shembull Egjiptin, i cili konsiderohet vendi me numrin me te larte te martesave me kusherinjte. 96.38 % e martesave atje jane me kusherirat Sipas nje raporti ne vitin 2008) Gjithashtu Egjipti ka problemin me te madh edhe me problemet gjenetike tek te sapolindurit. 77% e femijeve me probleme mendore, jane prej martesave me kusherinj. e Egjipt lindin cdo vit 1000 femije me Talasemi dhe duhen rreth 350 mije qese me gjak per ti mbajtur ata ne jete.
Ndersa ne Emiratet e Bashkuara Arabe, 80 % e femijeve qe vuajne nga kanceri ne gjak, jane gjithashtu fryt i martesave me kusherinjte e afert. N
Ne kulturat e lashta, Faraonet e kishin lejuar martesen me motrat dhe produkti ishte nje familje e dobet psikologjikisht dhe fizikisht. Cka ne fund coi ne shkaterrimin e shtetit.
Familjet aristokrate europiane edhe sot vuajne nga semundje gjaku, pikerisht se i kane trasheguar ato nga prinder dhe gjysher, produkt i martesave me Incest ose me kusherinj.
Prandaj le te ruajme traditen tone shekullore ku ne si shqiptare e kemi pare si te peshtire dhe te papershtatshme martesen me kusherirat dhe Incestet.
Autor: Eduart THARTORI


