Haxhi dhe Umra



Haxhi është obligim (farz) dhe njëri nga pesë kushtet e Islamit. Obligueshmërinë e tij e dëshmon Kur'ani, Suneti, si dhe konsensusi i dijetarëve islamë.

Thotë Allahu i Lartërsuar: {وَلِلّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ الله غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ}, "... Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhetimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit", (Ali Imran, 97).

Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: [بُنِيَ الإِسْلاَمُ عَلَى خَمْسٍ : شَهَادَةِ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَ أَنَّ مُحَمَّداً رَسُولُ اللَّهِ، وَ إِقَامِ الصَّلاَةِ، وَ إِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَ الْحَجِّ، وَ صَوْمِ رَمَضَانَ], "Islami është ngritur mbi pesë shtylla: shqiptimi i shehadetit, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në haxh për atë që ka mundësi", (Buhariu dhe Muslimi).

Imam Neveviu dhe dijetarë të tjerë, Allahu i mëshiroftë, thonë: "Të gjithë dijetarët islamë thonë se haxhi është obligim dhe shtylla e pestë e Islamit".

Haxhi është obligim për myslimanin një herë në jetë. Është bërë obligim në vitin e nëntë nga hixhreti.

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a i cili thotë, së i Dërguari i Allahut ka thenë: [خَطَبَنَا رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلّم فَقَالَ: أَيُّهَا النَّاسُ! قَدْ فَرَضَ اللَّهُ عَلَيْكُمُ الْحَجَّ فَحُجُّوا. فَقَالَ رَجُلٌ: أَكُلَّ عَامٍ؟ يَا رَسُولَ اللَّهِ! فَسَكَتَ: حَتَّى قَالَهَا ثَلاَثاً. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلّم : لَوْ قُلْتُ: نَعَمْ. لَوَجَبَتْ. وَ لَمَا اسْتَطَعْتُم ْ...], "O ju njerëz! U është bërë obligim haxhi, kryejeni atë. Një njëri i tha: "A për çdo vit?" Sikur të thosha po, do t'u obligohet dhe nuk do të mundnit ta kryenit", (Muslimi Nr. 1337).

Transmeton Ibni Abasi Allahu qoftë i kënaqur me të se El-Ekrae bin Habis e pyeti Pejgamberin a.s. duke i thënë: "O i Dërguari i Allahut, a është haxhi çdo vitë apo mjaftonë vetën një herë, në jetë". Pejgamberi a.s. iu përgjigjë atij, duke i thënë: [بَلْ مَرَّةً وَاحِدَةً، فَمَنْ اسْتَطَاعَ فَتَطَوَّعَ], "Haxhi është obligim një herë, e nëse dikush shton, ai është vullnetar", (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Ibën Maxhe).

Pejgamberi, Paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi të, ka bërë vetëm një haxh.

Myslimani duhet të nxitojë në kryerjen e haxhit sipas mundësisë. Nëse e vonon kryerjen e tij pa arsye, bën mëkat, e për ketë i kemi argument hadithin e Pejgamberit a.s. ku thotë: "Nxitoni në kryerjen e haxhit, ngase askush nga ju nuk e di se çfarë do t'i ndodhë", (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Ibën Maxhe).


Vlera e haxhit

Për vlerën e haxhit flasin shumë hadithe, ndër të cilat janë edhe këto, se i Dërguari i Allahut, Paqja dhe shpetimi i Allahut qoftë mbi të, është pyetur: [أَيُّ الْعَمَلِ أَفْضَلُ؟ فَقَالَ: إِيمَانٌ بِاللَّهِ وَ رَسُولِهِ، قِيلَ: ثُمَّ مَاذَا؟ قَالَ: الجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ. قِيلَ: ثُمَّ مَاذَا؟ قَالَ: حَجٌّ مَبْرُورٌ.], "Cila punë është më e mira? Ai a.s. është përgjigjur: Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pastaj cila? Është përgjigjur lufta në rrugë të Allahut. Pastaj cila? Haxhi i pranuar", (Transmeton Buhariu Nr. 26).

Transmetohen nga Ebu Hurejra r.a. i cili thotë: E kam ndëgjuar të Dërguarin e Allahut, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të që ka thënë: [مِنْ حَجَّ لِلَّهِ فَلَمْ يَرْفُثْ وَ لَمْ يَفْسُقْ رَجَعَ كَيَوْمِ وَلَدَتْهُ أُمُّهُ], "Kush bën haxh për hir të Allahut, nuk i afrohet gruas dhe nuk bën ndonjë mëkat, kthehet sërish në gjendjen kur e ka lindur nëna", (Buhariu Nr.1521 dhe Muslimi Nr. 1350).

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. që i Dërguari i Allahut ka thënë: [الْعُمْرَةُ إِلَى الْعُمْرَةِ كَفَّارَةٌ لِمَا بَيْنَهُمَا. وَ الْحَجُّ الْمَبْرُورُ، لَيْسَ لَهُ جَزَاءٌ إِلاَّ الْجَنَّةُ], "Umreja deri në umre tjetër, i fshin mëkatet që bëhen mes tyre dhe për haxhiln e pranuar nuk ka shpërblim tjetër, përpos Xhenetit", (Buhariu Nr. 1773 dhe Muslimi Nr. 1349). "... dhe haxhi i fshin mëkatet që janë bërë para tij", (Muslimi). "Është pyetur i Dërguari i Allahut, Paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi të, se a ka luftë (xhihad) për gratë? Po - iu është përgjigjur. Po për ato ka xhihad pa luftë. Ai është haxhi dhe umreja", (Ahmedi, Ibni Maxhe dhe Ibni Huzejme).


Dobitë e haxhit

Thotë Allahu i Lartërsuar: {وَ أَذِّن فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالاً وَ عَلَى كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ. لِّيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ وَ يَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَّعْلُومَاتٍ}, "Dhe thirr ndër njerëz për haxh, se të vijnë ty këmbësorë, edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara", (El-Haxhxh, 27-28).

Thotë Ibën Abasi: "Dobitë e kësaj bote dhe të botës tjetër. Dobitë e Ahiretit, arritja e kënaqësisë së Allahut, ndërsa dobitë e kësaj bote, ajo që arrijnë nga mishi i kurbaneve dhe tregtia".

Thotë Muxhahidi Allahu e mëshiroftë: "Tregtia dhe kënaqësia e Allahut në çështje të kësaj bote dhe Ahiretit". Në një vend tjetër thotë: "shpërblimi në Ahiret dhe tregtia në këtë botë".

Dobitë që haxhiu arrin në këtë botë, nuk krahasohen me ato të Ahiretit. Dobi të tilla si: "shpërblim të madh, falje mëkatesh, kënaqësia e Allahut", muslimani i arrin nëse është i devotshëm në haxhin e tij. I praktikon urdhrat e Allahut dhe largohet nga ndalesat e Tij. Nuk ka dobi më të mirë se pastrimi i haxhiut nga mëkatet dhe kthimi i tij sërish në gjendjen që e lindi e ëma.


Kufijtë (mikatet) e haxhit

Kufijtë kohorë. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se koha e haxhit përfshin: "muajt Sheval, Dhul-kide, si dhe nëntë ditët e para të muajit Dhil-hixh-xhe". Umra nuk ka kufij kohorë. Ajo mund të kryhet gjatë tërë vitit.

Kufijtë vendorë. Transmeton Ibën Abasi së i Dërguari i Allahut, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të i caktoi kufijtë: "për banorët e Medinës Dhul-hulejfe-n, për banorët e Shamit el-Xhuhfe, për banorët e Nexhdit Karnul-Menazil, për banorët e Jemenit Jelemlem , dhe për banorët e Irakut Dhate Irk", pastaj tha: "Këta kufij janë për banorët e këtyre vendeve dhe për ata që nuk janë të këtyre vendeve dhe vijnë përmes tyre në haxh apo umre", (Buhari dhe Muslimi).


Vëlla Haxhi

Pasiqe ke vendos me kryer Umren apo Haxhin duhet që ti kesh parasysh këto gjëra:

1). Me u pendu të Allahu për veprat e bëra më heret, me një pendim të sinqërt.
2). Dhënja e Hakut atyre të cilëve ju ke bërë pardrejtësi.
3). Të hollat të cilat i ke ndar për haxh, duhet të janë të fituara nga Hallalli.
4). Me udhëtu për në Haxh me njerëz të cilët janë të mirë (që i frigohen Allahut).
5). Me lan vasijetin.
6). Mësimi i rregullave të Haxhit dhe Umres.
7). Kujdesja që mos të humb koha për t'a shfrytëzosh atë duke bër Dua (lutje).


Para hyrjes në Ihram janë të pëlqyshme këto gjëra:

1). Prerja e thonjeve, shkurtimi I mustaqeve, dhe heqja e qimeve nen sqetulla dhe në vendet e turpshme.
2). Larja e trupit.
3). Parfymosja me parfumin (miskun) me te mirë dhe kjo behet vetem ne trup dhe nuk guxon qe rrobat e ihramit me i prek me parfum, (gruas nuk i lejohet parfumosja).
4). Veshja e rrobave te ihramit (rroba duhet ta mbuloj trupin prej qafes deri nen gjunjë).


Gruja nuk ka rrob te posaqme të ihramit por ajo vesh qka ja mbulon trupin dhe nuk vendos nikabin dhe dorezat (ajo kur te kalon pran burrave e mbulon fetyren e Saj, dhe duart ka mundesi me i mbuluar me rrobat që i ka të veshura - pra kjo është për ata që mendojnë se gruas nuk guxon me ju duk asgjë nga ajo, as fetyra dhe as duart).

Pas njetit për Umre apo Haxhë dhe veshjes së ihramit të ndalohen keto gjera:

1). Rrurja e flokve dhe prerja e thonjeve.
2). Perdorimi i parfymit dhe erave te ndryshme .
3). Veshja e rrobave qe jan te qepura.
4). Gjuetija (gjuetija ne tok).
5). Mardhenjet seksuale dhe te gjitha ato qe te qojn deri te ajo.
6). Kurorzimi (nikah).
7). Veprimi i gjunaheve dhe grindja me shoket.
8). Prerja apo shkulja e bimeve qe jan në Qabe.
9). Mbulimi i kokes me gjera qe ngjten per koke.



Tre llojet e Haxhit

1. - Et-Temttu (berja e Umres dhe pas rruerjes se flokeve je i lirë deri ne ditën e tetë, te Dhul-hixhes, pra hiqet ihrami). Te ky lloj Haxhi obligohet Kurbani.
2. - El-Kiran (berja e Umres para ose pas Haxhit, por obligohet me nejt me ihram dhe I ndalohen te gjitha gjerat e ihramit). Po ashtu dhe te ky lloj Haxhi obligohet prerja e Kurbanit.
3. - El-Ifrad (Vetem kryerja e Haxhit). Nuk obligohet therrja e Kurbanit.


Ka disa transmetime te Sahabeve se i Derguari i Allahut, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të i ka porosit shoket e tij qe ta bënje Haxhin Et-Temettu.

Dhe ne inshAllah do të flasim për këtë lloj të Haxhit.


Haxhi Et-Temettu

Haxhi Et-Temettu është: "Nijetit për berjen e Umres dhe pas pëfundimit të Umres jemi të lirë deri në ditën e tetë të Dhul-Hixhes, ku bëhet nijeti për Haxh, duke qenë në Mekke".


Umra

Tri shtyllat e Umres, dhe ato janë:

1). Ihrami - (Njeti për me kry haxhin apo umren (njeti bëhet me zemër dhe jo me goj) dhe veshja e rrobave te ihramit ne vendin e caktuar) duke thënë: "LEBBEJK ALLAHUME UMRETEN".

Vërejtje: Për atë që frikohet se nuk do të mund ta mbarojë haxhin për shkak të sëmundjes apo për ndonjë shkak tjetër, preferohet që këtu të thotë: "Allahumme mehil-li hajthu habeseni habis", "O Zot do ta ndërpres haxhin, aty ku më ndalon diçka".

Sepse, ndërprerja e haxhit kushtëzohet me therje të kurbanit, e nëse thuhet kjo lutje, lirohet nga ky shpagim. Kjo shtyllë, është edhe shtyllë e haxhit. E bëjmë nijetin për haxh dhe themi: "LebbejkAllahum-me haxhen".

Pastaj fillojm me Telbije me za. Ndersa grat e thon vetem sa e ndegjojn ato e jo me ngrit zanin.

TELBIJA: (LEBBEJK ALL-LLAHUMME LEBBEJK, LEBBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBBEJK, INNEL-HAMDE VEN-NI'METE LEKE VEL-MULK LA SHERIKE LEK).

[لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ! لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ. إِنَّ الْحَمْدَ وَ النِّعْمَةَ لَكَ وَ الْمُلْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ], "Të përgjigjem O Zot, të përgjigjem, Ti je i pa shoq, vetëm Tye të përgjigjem, falenderimi të takon vetëm Ty. Të gjitha begatit dhe e tërë pasuria janë të Tuaja, Ti je pa i parival", (Muslimi Nr. 1184).

Telbija në Umre fillon prej veshjes së ihramit e derisa të fillosh tavafin (sjelljen rreth Qabes).

2). Tavafi - (sjellja rreth Qabes shtatë herë, duke filluar nga guri i zi).

Kur te hym në Harem (Qabe) atëherë drejtohemi menjeher te guri i zi ,ku prej aty fillojm tavafin.duke e lën gurin e zi ne anen e majt. nese jemi afer gurit te zi dhe kemi mundesi me prek e prekum dhe e puthim e nese nuk ka mundesi me puth gurin e zi ose vetem me prek ateher e puthim doren dhe e prekim gurine me të e nëse nuk ka mundesi as kjo ateher vetem e ngrehim doren lart ne drejtim te gurit te zi duke thënë Allahu Ekber. Pra nese turma është e madhe atëherë ma mir është që mos me u afru të guri i zi se me kete mundesh me i bër dëm dikujt apo dikush ty. Ndërsa krahu i djathtë duhet të jetë i zbuluar gjatë Tavafit, dhe kur e mbaron Tavafin e mbulon atë.

Të vija e cila është e shënuar dhe e cila është në drejtim të gurit të zi, atëherë aty ndalesh, kthehesh me trup nga guri i zi dhe e ngrit dorën duke thënë: "Allahu Ekber" dhe fillon Tavafin.

Tavafi duhet me qenë shtatë herë. Fillon me gurin e zi dhe mbaron po aty. Në tri sjelljet e para ngutesh ndërsa në katër të fundit ecje normale. Kur të arrish ndërmjet ruknit (pjesa) të jemanit dhe gurit të zi, atëherë thuaj ketë D'ua: "RABBENA ATINA FID-DUNJA HASENETEN, VE FIL AHIRATI HASENETEN UE KINA ADHEBEN-NAR", "O Zot ynë, na jep të mira në ketë botë dhe në ahiret dhe na ruaj prej dënimit të zjarrit (xhehennemit)".

Kur t'i përfundosh shtatë sjelljet rreh qabes me kaq ka përfunduar Tavafi. Atëhere shkon pas Mekamit Ibrahim dhe i fal dy reqate namaz. Pra, Mekami Ibrahim mbetet ndërmjet teje dhe Qabes. Në reqatin e parë këndon suren "KUL JA EJJUHEL KAFIRUN", dhe në reqatin e dutë këndon suren: "KUL HUWA-LLAHUT EHAD". Pastaj shkon të uji Zemzem dhe pin nga ai ujë dhe lag kryet me atë ujë. Pastaj kthehesh të guri i zi dhe e prek atë nese është e mundshme.

Dhe thua: "Allahu Ekber" dhe pas kësaj shkon të kodrat Safa dhe Merve që janë aty afër në Harem.

3). Sa'ji - (Nxitimi nga kodra Safa deri tek Merva) ky nxitim huhet bërë shtatë herë, duke filluar nga kodra Safa. Pasiqe kemi arritur të kodra Safa thomi: "INNES-SAFA VEL MERVETE MIN SHAIRIL-LAHI", pastaj thotë: "EBDEU BIMA BEDE ALLAHU BIHI".

Pastaj ngritesh mbi kodren Safa derisa të shikohet Qabëja dhe drejtohesh nga Kibla (Qabja) dhe thua: "LA ILAHE IL-LALLAHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL MULKU UE LEHUL HAMDU UE HUVE ALA KUL-LI SHEJIN KADIR. LA ILAHE IL-LALLAHU VAHDEHU, ENXHEZE VADEHU, VE NESARE ABDEHU, UE HEZEMEL AHZEBU VAHDEHU", "S'ka të adhuruar përveq Allahut, Një dhe të Pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Lavderimi, Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo send. E përmbushi premtimin e Tij, e ndihmoi robin e Tij dhe vetë i mposhti grupacionet pa ndihmen e askujt".

Pas kësaj mundesh me lut Allahun me çfarë D'uaje (lutje) ti dëshiron, dhe ketë e bënë tri herë. Pastaj zbret prej kodres Safa dhe nisesh për në kodren Mërva duke ecur. Kur te arrinë ne mes te dy kodrave aty ndodhet shënja e gjelbert prej se cilës duhet me vrapu me një vrapim te leht deri të shënja tjeter e verdh e cila ndodhet më larg, pas së cilës duhet me ec me hapa normal. Këtë ecje te shpejt (vrapim e bejn burrat dhe jo grat).

Kur të arrin tek kodra Merva vepron të njëjtën gjë sikur që ka vepru në kodrën Safa. Dhe me kaq përfundon një sjellje. Pastaj zbret prej Mervës dhe shkon në Safa dhe kështu duhet vepruar shtatë herë, (shkuraj prej Safës në Merve është një sjellje dhe kthimi sjellje tjetër).

4). Lirimi prej ihramit - Pas përfundimit të Sa'jit (ecja ndermjet Safa dhe Merves atëhere bëhet rruarja e flokëve apo bëhet shkurtimi i tyre. Ndersa gruja vetëm i shkurton flokët (majet e flokeve). Me kaq perfundon umra dhe njeriu e hek ihramin dhe i lejohen të gjitha gjërat që i ka pas të ndaluara gjatë ihramit. Dhe me kaq përfundon umra.


Dita e Tervijes (dita e tetë eDhul-Hixhes)

Pra, në ditën e tetë, të Dhul-Hixhes duhet me bërë njetin për Haxh nga ai vend (hoteli) në të cilin ie duke qëndruar. Pastaj vesh ihramin edhe thua: "LEBBEJKE ALLHUMME HAXH-XHETEN".

Nëse frigohet se do ti ndodh diqka e cila e ndalon nga kryerja e Haxhit (sëmundja, apo tjetër), atëherë e kushtëzon kryerja e Haxhit duke thonë: "UE INN HABESENIJ HABIS FE-ME HIL-LI HAJTHU HABESETNI".

Pastaj fillohet me TELBIJA: (LEBBEJK ALL-LLAHUMME LEBBEJK, LEBBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBBEJK, INNEL-HAMDE VEN-NI'METE LEKE VEL-MULK LA SHERIKE LEK).

[لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ! لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ. إِنَّ الْحَمْدَ وَ النِّعْمَةَ لَكَ وَ الْمُلْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ], "Të përgjigjem O Zot, të përgjigjem, Ti je i pa shoq, vetëm Tye të përgjigjem, falenderimi të takon vetëm Ty. Të gjitha begatit dhe e tërë pasuria janë të Tuaja, Ti je pa i parival", (Muslimi Nr. 1184).

Pastaj në kohën e drekes shkon në mina (në vendin ku janë të vendosur qadrat (shatorat), e fal namazin e drekës si dhe te iqindis, të akshamit, të jacis dhe natën e kalon aty pastaj fal namazin e sabahit, duke i shkurtuar ato namazet, të cilat i kanë kater reqate në dy, ndërsa ato namaze që i kanë tri reqate si akshami dhe dy reqate të sabahit nuk shkurtohen. Pra, këto namaze falen ne kohën e tyre, dhe nuk bashkohen.


Dita e Arafatit

Në ditën e nëntë, pas lindjes se diellit, Haxhiu niset prej Mines për në Arafat edhe zbret ne vendin e quajut Nemra edhe qëndron aty deri në kohën e drekes, në qoftë së është e mundshëm (edhe pse eshte e veshtir).

Kur të hyrë koha e drekes e fal namazin e drekes dhe të iqindis, bashk te shkurtuara (nga dy reqate). Thirret një Ezan. Pas Ezanit bëhet ikameti dhe falet namazi i drekes (farzi) dy reqata, pastaj jipet selami. Pas faljes se namazit të drekes, bëhet ikameti dhe falet namazi i iqindis (farz) dy reqate. Pra, keto namaze falem me imam (hoxh) dhe nuk falen synnetet e namazeve.

Pastaj veqohet me një vend (duke u larguar nga të tjerët) bënë dhiker, dua - lutje. Kthehet në drejtimin e Kibles (e jo nga kodra, bjeshk), dhe ngrit duart, duke e lut Allahun subhanehu ue teala për qka ka nevoje.

Dhe qëndron në Arafat derisa të perendon dielli. Pas perendimit të diellit zbret nga Arafati dal ngadal (duke mos bërë tollovi), qe mos ti pengojë të tjerët. Dhe niset për në Muzdelife ku do të flejë në të.


Bujtja (fjetja) ne Muzdelife

Pasi që kemi arritur në Muzdelife e falim namazin e akshamit dhe të jacis të bashkuar me një ezan dhe dy ikamete ndërsa synetet nuk falen. Pas faljes se namazit flen në Muzdelife dëri në sabah dhe nuk fal namaz nate (nafile). Kur te arrin koha e namazit të sabahit (menjeher sit hin koha e namazit pa e vonu), fal namazin e sabahit me ezan dhe ikamet.

Pastaj qëndron në kodren e cila gjindet në Muzdelife dhe kthehet në drejtim të Kibbles (QABES) dhe i ngrit duart perpjet dhe bën dua të ndryshme po ashtu bën tekbire derisa të zdritet mir (para lindjes se djellit). Ndërsa për ata që janë të dobët siq janë grat dhe pleqt lejohet me u largu prej Muzdelifes pas mesit të nates.


Dita e pare e kurban bajramit (10 dhul-hixhe)

Para lindjes se diellit niset haxhiu prej muzdelifes për në Mina duke thënë TELBIJA: (LEBBEJK ALL-LLAHUMME LEBBEJK, LEBBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBBEJK, INNEL-HAMDE VEN-NI'METE LEKE VEL-MULK LA SHERIKE LEK).

[لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ! لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ. إِنَّ الْحَمْدَ وَ النِّعْمَةَ لَكَ وَ الْمُلْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ], "Të përgjigjem O Zot, të përgjigjem, Ti je i pa shoq, vetëm Tye të përgjigjem, falenderimi të takon vetëm Ty. Të gjitha begatit dhe e tërë pasuria janë të Tuaja, Ti je pa i parival", (Muslimi Nr. 1184).

Kur të arrin haxhiu në Mina e nderpren telbijen dhe drejtohet për në Xhemretu elakabeh elkubra (pra ky eshte vendi në të cilin hedhen gurt e ky vend është i fundit në drejtim te qabes) ku i hedh haxhiu shtat guralec (guralecet duhet të mblidhen me heret pra rrugës duke ardh prej muzdelifes) njërin pas tjetrit dhe me hedhjen e çdo guri thotë: "Allahu Ekber" dhe hudhja e gurve bëhet pas lindjes se diellit.

Pas hudhjes se gurve i është leju haxhiut të gjitha gjërat që i ka pas të ndaluar gjatë ihramit përveq mardhanjeve imtime.

Pas kësaj Haxhiu ther kurbanin e tij e që mundet me ther ne Mina apo Mekke. Therja e kurbanit ka mundesi me qenë deri në ditën e katërtë në bajramit deri në perendim të diellit (13 dhul-hixhe). Ndërsa atë cilët nuk kan mundesi (skan pare për me ble kurban) me pre kurban atëherë ai agjëron tri ditë në haxh ndërsa kur të kthehet në vendin e tij i agjëron edhe shtatë ditë të tjera.

Pastaj haxhiu i rrun flokët, ndërsa gruaja i shkurton vetëm majet e flokve.

Pastaj kthehet Haxhiu në Mekke dhe bën Tavafin ifedah (tavafi i haxhit) sillet shtatë herë rreth Qabes pastaj shkon në Safa dhe Merve dhe bën edhe në mes të këtyre dy kodrave. Haxhiu ka mundësi që ketë tavaf ta vonoi deri në ditën e 13 të Dhulhixhes. Kur Haxhiu ta përfundoi edhe tavafin atëherë ai është liru prej të gjitha ndalesave të ihramit.

Gruaja e cila është me mestruacione i kryen të gjitha obligimet përveq Tavafit. Pra ajo e vonon Tavafin deri sa të pastrohet nëse mundet.

Nëse gruaja nuk ka mundësi me prit deri sa të pastrohet për shkak të udhetim që do ta bëjë (kthimi ne ven) atëherë ajo e bënë Tavafin edhe pse është me mestruacione, ky është mendimi me i saktë i dijetarve.


Shkurja ne Mina

Pas Tavafit dhe sajit atëherë haxhiu kthehet prap në Mina që të qëndroi atje (flej) naten e 11, 12 , 13 të dhul-hixhes. Në ditën e 11 (dita e dyt e bajramit) pas namazit te drekes haxhiu duhet me i hedh gurt të tri gjemeratet (në tre vendet e caktuar për hedhjen e gurve) duke filluar nga ajo e vogla që është më e afër Mines ku hedhen shtat gur dhe me hedhjen e qdo guri thuhët: "Allahu Ekber". Pastaj largohet pak dhe drejtohet në drejtim të Qabes dhe bën D'ua.

Pas kësaj shkon të e mesmje dhe vepron sikur që ka vepru të e vogla dhe pas hedhjes se gurve largohet pak dhe bën D'ua poashtu në drejtim të Qabes.

Pastaj shkon të Gjemretu e madhe dhe vepron sikur të ato dy të parat përveq së të kjo pas hudhje se gurve nuk ban D'ua por kthehet në menjeher në Mina, gurët të cilët nuk bin në vendin që është i rrethum atëherë ata nuk numrohen por duhet me gjujt tjetrin në vend të tij.

Haxhiu edhe diten e neserme pra diten e 12 dhul hixhes (dita e tret e bajramit) vepron njejt sikur ka vepru ditën e 11 pra hedh guret në tri vendet duke filluar nga e vogla.dhe kjo bëhet pas hyrjes se kohes se drekes.

Nëse haxhiun e zen akshami në ditën e 12 të Dhul-hixhes në Mina atëherë ai duhet me bujt edhe atë nat në Mina e me i hedh guret në tri vendet sikur që ka vepru në dy ditëtë e kaluara. Por nese Haxhiu largohet nga Mina para akshamit atëherë ai nuk ka nevoi me i hedh guret në ditën e trembëdhjet.Me bujt edhe naten e 13 është më mir.


Tavafi lamtumirës

Kur Haxhiu dëshiron me u kthy në vendin e tij apo me dal jasht Mekke atëherë ai duhet me bërë Tavafin lamtumirës, dhe kjo është gjëra e fundit që e bënë para udhëtimit. Ndërsa grat të cilat janë me mujore apo me lehoni atëherë ato nuk e bëjnë Tavafin lamtumirës.

Është e preferume që haxhiu me vizitu xhamin e Pejgamberit alejhi selam, por vizita e xhamis se Pejgamberit nuk ka asnjë lidhje me haxh (nuk është prej obligimeve të haxhit), edhe pse shumë njerëz mendojn se vizita e xhamis së Pejgamberit është prej haxhit. Pastaj kur haxhiu kthehet në vendin e tij është e pelqyeshme që të ther ndonjë lop apo diq tjetër që ti ushqej familjen e tij dhe fukarat.


Kushtet qe duhet ti plotesoi personi qe ti obligohet haxhi:

1. Të jetë mysliman.
2. Mendërisht i shëndoshë.
3. Në moshë madhore.
4. Të ketë mundësi. Mundësia është dy lloje: ekonomike dhe ajo fizike.

Këtyre kushteve i shtohet edhe një, që ka të bëjë vetëm me femrat. Ai është:
5. Shoqërimi i saj nga një mashkull i rritur me të cilin i ndalohet martesa (mahrem).


Shtyllat e haxhit

Të gjithë dijetarët janë të një mendimi se Haxhi ka katër shtylla, dhe nëse njëri nga ta, me dije apo pa dije, me qëllim apo pa qëllim, shkelet, Haxhit është i pavlefshëm dhe duhet kryer prapë. Ato janë:

1. Nijeti për Haxhit. - Kjo shtyllë kërkohet në të gjitha adhurimet. Nijeti mjafton vetëm me zemër dhe nuk ka nevojë shqiptimin me gojë. Pas nijetit duhet të thuhet kjo lutje:

- Nëse vendosim kryerjen e haxhit Ifrad, themi: "LEBBEJKE ALLAHUMME HAXH-XHEN", "Të përgjigjem o Allah me haxh".

- Nëse vendosim Temetu, themi: "LEBBEJKE ALLAHUMME UMREN", "Të përgjigjem O Allah me umre".

Pastaj në Mekë, kur të vendosim fillimin e haxhillëkut themi: "LEBBEJKE ALLAHUMME HAXH-XHEN", "Të përgjigjen O Allah me haxh".

E nëse vendosim atë Kiran, varësisht nga ajo që kemi vendosur, themi: "Lebbejk Allahume haxhen" për haxh, a nëse vendosim umren themi: "Lebbejk Allahume umreten".

Vërejtje: Për atë që frikohet se nuk do të mund ta mbarojë haxhin për shkak të sëmundjes apo për ndonjë shkak tjetër, preferohet që këtu të thotë: "Allahumme mehil-li hajthu habeseni habis", "0 Zot do ta ndërpres haxhin, aty ku më ndalon diçka". Sepse, ndërprerja e haxhit kushtëzohet me therje të kurbanit, e nëse thuhet kjo lutje, lirohet nga ky shpagim. Kjo shtyllë është edhe shtyllë e umres. E bëjmë nijetin për umre dhe themi: "Lebbejk Allahumme umreten".

2. Qëndrimi në Arafat. - Kërkohet qëndrimi prej namazit të drekës e deri në perëndim të diellit, ditën e nëntë të Dhul Hixhës.

3. Tavafi i haxhit. - Ky travaf duhet bërë shtatë herë duke filluar nga Haxherul Esvedi (guri i zi). Abdesi është kusht për tavaf tek shumica e dijetarëve. Kjo shtyllë është edhe në rastin e umres.

4. Sa'ji (nxitimi nga kodra Safa deri tek ajo Merva). - Ky nxitim duhet bërë shtatë herë, duke filluar nga kodra Safa. Kjo shtyllë është edhe në rastin e umres.


Obligimet (farzet e haxhit)

Haxhi ka obligime, të cilat nëse nuk respektohen, duhet therur kurban si shpagim. Ato janë:

1. Veshja e rrobave që njihen si ihram, dhe atë nga mikati (vendi i ckatum). Ihrami përbëhet prej dy pjesëve. Ai nuk duhet të jetë i qepur. Gjatë kohës së ihramit ndalohet veshja e çfarëdo rrobe tjetër.
2. Qëndrimi në Muzdelife.
3. Hedhja e gurëve.
4. Qëndrimi në Mina.
5. Rruajtja apo shkurtimi i flokëve. Rruajtja është më e preferuar.
6. Therja e kurbanit për ata haxhilerë që janë Temetu apo Kiran.
7. Tavafi lamtumirës. Ky tavaf duhet të jetë kontakti i fundit i haxhiut me Meken.



Autor: Tahir BEKAJ

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...