Ebu Hanifja dhe Ateistët



Një grup ateistësh i kishin thënë Imam Ebu Hanifes:

Cilin vit është zbuluar Zoti yt?

Ebu Hanifja: Allahu ekziston para historisë dhe para kohës, ai nuk ka fillim.

Ateistët: Po kemi dëshirë të na e sqarosh me shembuj, si është kjo e mundur?

Ebu Hanifja: Çka ka para katërshit? Thanë: treshi. Po para treshit? Thanë: dyshi. Po para dyshit? Thanë: njëshi. Po para njëshit? Asgjë s'ka para njëshit.

Ebu Hanifja tha: Atëherë nëse para njëshit matematikor, nuk ka asgjë, atëherë si do të ishte e mundur para njëshit të vërtetë që është Allahu të ketë diçka. Ai është i përhershëm, pa fillim dhe pa mbarim.

Ateistët: Në cilën anë gjendet Zoti yt?

Ebu Hanifja: Nëse e sillni një llambë(qiri) dhe e ndizni në errësirë, në cilën anë do të gjendet drita e saj?

Ateistët: Në të gjitha anët.

Ebu Hanifja: Nëse kështu është drita e llambës(qirit), atëherë si do të ishte drita e qiejve dhe e tokës!?

Ateistët: Na e defino qenien e Zotit tënd, a është i fortë si hekuri, apo i lëngshëm si uji, apo ndonjë materie tjetër?

Ebu Hanifja: A keni ndenjur ndonjëherë pran ndonjë të sëmuri, i cili ka vdekur para syve tuaj?

Ateistët: Po, u përgjigjën.

Ebu Hanifja: A foli më i sëmuri pasi që vdiq?

Ateistët: Jo, thanë.

Ebu Hanifja: Para se të vdiste a fliste?

Ateistët: Po, i thanë.

Ebu Hanifja: Çka e bëri që të ndryshojë

? Ateistët: Dalja e shpirtit.

Ebu Hanifja: A i doli shpirti?

Ateistët: Po, i doli.

Ebu Hanifja: Pra më tregoni si ishte shpirti i tij, a ishte ngurtë si hekuri, apo i lëngët si uji?

Ateistët: Nuk dimë gjë për të!!!

Ebu Hanifja: Atëherë nëse për shpirtin që është krijesë e Allahut nuk arritët ta njihni qenien e tij, si dëshironi të njihni qenien e të madhit Allah që është Krijues?



Nga arabishtja: Prof. Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...