Albani dhe çështja e Ezanit
Një diskutim interesant në mes alameh Abdulaziz 'Ujun es-Sud el-Hanefij dhe el-Albanit
Shejh Muhammed Awwameh transmeton incidentin në vijim.
Ai shkruan: "Saktësia/preciziteti (në fjalë-formulimet e të Dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi we selem) mund të kërkohet vetëm prej transmetimeve të dijetarëve, ose prej lajmërimeve të tyre në lidhje me dallimet e transmetuesve në transmetimin e tyre. Kjo është e bazuar në transmetim gojor dhe të mësuar. Nuk mund të verifikohet me saktësi të shtypjes (printimit). Kjo është çështje e qartë që s'ka nevojë t'i sqarohet as një studenti të dijes".
Mirëpo, jam shtyrë që të shkruaj një shënim të veçantë mbi këtë nga incidenti në vijim, që shkakton të qeshura si dhe të qara, që na është transmetuar nga shejhu ynë, alameh i Himsit, që ishte një në llojin e tij, Shejhu i Kur'anit, mukriu i devotshëm, mufesiri dhe fakihi, Shejh Abdulaziz 'Ujun es-Sud (rahmetullahi alejh) i cili ndërroi jetë në kohën e syfyrit më 14 Rexhep hixhrij, (Allahu i lartësuar e mëshiroftë atë).
Ai më transmetoi në shtëpinë time në Haleb para nëntë viteve këtë në vijim:
Një njeri që s'e njihja hyri në Xhami pak para ezanit të drekës. Më vonë e kuptova kush ishte. Ai ishte shejh Nasirudin el-Albani! (një prej dijetarëve prijës në refuzimin e taklidit (pasimit të dijetarëve)).
Ai u ul duke pritur ezanin. Kur myezini tha: "Allahu Ekber-Allah" me një zanore Fet'ha (e) në shkronjën R, ky njeri bërtiti me një fërgëllimë zemërimi: "Kjo është gabim! Kjo është bid'at".
E pyeta: "Çka është gabim dhe bid'at"? Ai u përgjigj: "Kjo është në kundërshtim me atë që gjendet në Sahih Muslim"!
Kështu që unë pyeta, "Çka është në Sahih Muslim"? Ky njeri tha: "Në Sahih Muslim është përmendur si: Allahu Ekber-ullah Me zanorën dammeh (u) në shkronjën R".
Shejh 'Abdulazizi e pyeti atë në mënyrën e tij të respektuar:
"A e ke mësuar Sahih Muslimin prej mësuesve të tu, të cilët e kanë mësuar prej mësuesve të tyre, deri tek Imam Muslimi (rahmetullahi alejh) që Imam Muslimi e ka transmetuar me dammeh në shkronjën R, apo i referoheni asaj që ka shkruar daktilografi"?
Shejhu ynë tha: "Ai mbeti i heshtur, njashtu edhe unë. Ai pastaj fali namazin dhe u largua".
Shejh Muhammed Awameh komenton: "I mençuri duhet të merr mësim prej kësaj".
Shënim:
Muftiu i Homsit, Muhadithi, Al-lameh Abdulaziz Ujun el-Sud el-Hanefij Rahimehullah (1917-1979), ishte një prej mësuesve të Shejh Sejjid Muhammed el-Jakubit hafidhehullah nga Damasku.
Nxënësit e tij:
Shejh Sejjid Muhammed el-Jakubi, nga Damasku
Shejh Shejjid Muhammed bin Alewi el-Malikij Rahimehullah, nga Meka.
Shejh Sejjid Nazim el-Hakkani nga Qipro.
Shejh Muhammed Zekerija el-Buhari, nga Medineja
Shejh Umar Adil Melhefxhi el-Husejni, dhe të tjerë.
Vdekja e tij:
Natën kur ndërroi jetë ai fali namaz dhe pas kësaj u ndje i lodhur dhe pastaj fjeti, kur u zgjua ai mori abdest për namaz, dhe pasi e kreu filloi të falet, dhe ndërroi jetë gjersa ishte ne Sexhde, dhe kjo ishte në ora 4 (të mëngjesit).
Ai është varrosur afër shtëpisë së tij në Homs.
Përgatiti: Fatih IBRAHIMI


