Udhërrëfyesi i paqes, Muhamedi a.s.



Të gjithë njerëzit kërkojn modelin e vet të jetës, me këtë synojnë të gjejnë një model pasimi që ju garanton suksesin, qetësin dhe paqen në jetën e tyre. Ne muslimanët e kemi model të pasimit njeriun më të ndritur të botës, pasimi i të cili garanton paqen, qetësin dhe suksesin në këtë jetë dhe jo veq kësaj por ky model shpërthen edhe perdet e fitores në botën e përtejme, ai është Pejgamberi Muhammed s.a.s..

* * *

Njerëzimi deri sa pa luftëra që rrënuan çdo gjë që gjeten para vetes, vranë e masakruan, rrënuan e shkatërruan, digjen e rrafshuan, ishte Pejgamberi s.a.s. me udhëzimin Hyjnor, që ndaloj vrasjen e pleqëve, grave, fëmijëve, murgjërve e lutësve të mbyllur, robërve e të dobtëve. Nuk u ndal me kaq por ai vendosi rendin e ri, që në luftëra të mos shkatërrohen as të mbjellat, as bereqetet, as mos të ketë rrënime e shkatërrime. Ai s.a.s. edhe në luftëra obligoj paqen, deri njerëzimi edhe në paqe zhvillon lufta.

* * *

Rruga që trasoj Pejgamberi s.a.s. edhe njeriun që nga egërsia shpirtnore hante organet e brendshme të njeriut, e shëndërroj në njeriun i cili shpenzoj çdo gjymtyrë të trupit të tij për humanizëm dhe dinjitet njerëzor. Ashtu siq edhe ata që varrosën të gjalla vajzat e tyre nga turpi i injorancës së kohës, i shëndërroj në njerëz që shpenzun krejt jetën e tyre për të siguruar shkollimin, arsimin edhe edukimin e vajzave për ti shërbyer të mirës së njerëzimit.

* * *

Njerëzimi humb ekuilibrin kur humb vlerat të cilat i kultivojë Pejgamberi s.a.s.. Ç'ekuilibri i vlerave njerëzore është hapi final drejt luftërave, përplasjeve dhe krizave në shoqërit njerëzore.

* * *

Pejgamberi s.a.s e mësoj njerëzimin për drejtësin e vërtetë duke luftuar standartin e dyfisht në gjykim dhe duke vënë peshoren e drejtësisë mbi çdo interes individual dhe kolektiv.

* * *

Vlerat e pafundme të Pejgamberit s.a.s. i pranuan edhe ata që nuk e besuan, dhe përderisa i respektuan ato, respektuan vlerat e njerëzimit, e kur ja kthyen shpinën atyre, nisën pa drejtësit mbi njerëzimin.

* * *

Shoqëria që u ndërtuar mbi themelet e edukatës profetike përjetuan kënaqësin shpirtërore dhe zhvillimin ekonim të shoqërisë, sepse ata nuk vepruan mbi veset e liga shpirtërore dhe nuk i lanë vend kamatës, e cila e shkatërron ekonomin e vendit.

* * *

Përderisa hulumton personalitetet historike sheh se Muhammedi s.a.s. është modeli më i mirë i pasimit përveç që është obligim. Ai ishte i besueshëm para se të thotë, më besoni. Ai ishte i drejtë para se të thotë jam i drejtë. Ai ishte i sinqertë para se të thotë, jam i sinqertë. Ai ishte i pajisur me vitytet më të mira të njeriut para se të thotë, jam më meritori për pasim. Atij i paraprin veprat para se ti prijnë fjalët. Njeriu i tillë është e pamundur të dështoj, prandaj ne atë e marrim model të jetës sepse garanton suksesin.

* * *

Jeta e tij është pasuria me e madhe për tërë njerëzimin, është deti i diturive, ajka e urtësive, kënaqësia e të devotshmëve, magjepsja e të diturve, argumenti më i mirë për të ekzistuarit e Allahut, udhëzuesi më i mirë për praktikimin e fesë islame dhe modeli i paqes dhe sigurisë njerëzore.

* * *

Njohja e jetës së tij dhe veprimeve të pejgamberit s.a.s është obligim Hyjnor. Thotë Allahu në Kuran: "Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merrnie, e çka të ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë Allahun ...", (59:7). Po ashtu thotë Allahu në Kur'an: "Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun", (33:21).

* * *

Po ashtu pejgamberi s.a.s thotë: 'U porosis për devotshmëri ndaj Allahut s.t. për dëgjueshmëri dhe nënshtrueshmëri ndaj udhëheqësit edhe sikur ai të ishte rob. Vërtetë, gjatë jetës suaj do të përjetoni shumë divergjenca. Ju jeni të obliguar që të kapeni për sunetin tim dhe sunetin e halifëve të drejtë. Kapuni për të me dhëmballët tuaj. Ruanu prej risive sepse çdo risi është lajthitje'.

* * *

Jeta e tij ishte Thirrje në të mirë dhe ndalim nga e keqja, por, kjo rrugë e drejtësisë dhe sigurisë islame që buron nga Dëshmia kërkon sakrificë, madje një sakrificë aq të madhe prej së cilës nuk u abstenua as Muhammedi s.a.s.. Ai ishte i Dërguari i Allahut megjithatë përjetimet, mundimet dhe vuajtjet e tij ishin pjesë e personalitetit të tij në këtë rrugë. E si mos të jetë kështu kur ai do të jetë shembull për të gjithë besimtarët.

* * *

Thirrësi në rrugën e Allahut gjatë mësimit të jetës së Pejgamberit s.a.s has në dy përfitime: i pari: 'fiton kurajon për sakrificë dhe ndjen kënaqësi në këtë rrugë', dhe i dyti: 'përfiton dituri se si të veproj dhe jetoj nën hijen e besimit dhe urtësisë islame, duke u bërë edhe ai model për të tjerët'.

* * *

Për jetën e Muhamedit s.a.s. përveq thirrësve është obligim të dijnë edhe politikanët, udhëheqësit e lëvizjeve shoqërore, aktivistët e ndryshëm dhe të gjithë ata që synojnë të lënë gjurmë përparuese për popullin dhe vendin e tyre.

* * *

Përveç shumë shkaqeve që duhet të mësojm dhe pasojm jetën e Pejgamberit s.a.s. janë edhe tre shkaqe:

Shkaku i parë: 'është se përvoja më e sukseshme, në zhvillimin e një populli, në gjithë historinë e njerëzimit, është përvoja profetike e Muhammedit s.a.s.'.

Shkaku i dytë: 'është se të gjithë ne kemi nevojë të kemi një shembull që të na udhëheqë në jetë. Për këtë nuk do të gjesh shembull më të mirë se Muhammedin s.a.s.. Kjo për shkak se Zoti gjatë 23 viteve që e dërgoi si profet e pajisi me të gjitha vlerat që ka nevojë njerëzimi'.

Shkaku i tretë: 'është se Muhammedi s.a.s. ishte personaliteti më i madh në tërë historinë e njerëzimit. Madhështin e tij s.a.s. e mohojnë vetëm ata që nuk e njohin personalitetin e Tij'.



Shkroi: Abdullah KLINAKU

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...