Sheriati, tarikati dhe bashkësia e myslimaneve shqiptar





Per "shtetin" bektashi!

Sheriati është ligji hyjnor i cili përfshin në të karakterin shpirtëror dhe atë dizpozitiv i cili bënë të mundur rregullimin e jetës shpirtërore, sociale dhe politike. Vetëm ai që pranon sheriatin si të tillë është musliman i realizuar. Sheriati ose ligji hyjnor është emëruesi i përbashkët për njësimin shpirtëror dhe ideologjik të muslimanëve anembanë botës. Sheriati është kodifikimi i të gjithë urdhëresave hyjnore me karakter gjithpërfshirës i cila ka te bëjë me anën e dukshëme të ligjit hyjnor, pra me përmasën ekzoterike të islamit. Sheriati është rrugëtimi përmes te cilit besimtari mysliman i jep kuptim jetës së tij të përditëshme.

Përtej dimensionve adhurimore me të cilat merret sheriati, ai meret dhe trajton edhe ceshtjet e martesës, divorcit, trashëgimisë, drejtimit të shtetit, etj..

Sheriati në qënien ose veten e besimtarit ka një rëndësi të vecante sepse sipas Islamit cdo veprim që kryejme jashtë dyerve të xhamisë ajo duhet të jetë në përputhje me dispozitat fetare. Psh një besimtari i cili është duke punuar për të siguruar jetesën e familjes së tij, veprimi që ai kryen është i ndarë në dy role kryesore, i pari është veprim konkret me karakter laik, për të siguruar jetesën familjes, ndërsa veprimi i dytë është po aq me karakter adhurimi ose ibadeti që të cilën islami ose sheriati ja ngarkon cdo individi besimtar. Ky shembull vlen për cdo veprim tjetër aktiv që kryejmë cdo ditë në jetën tonë të përditshme ose në aktivitetin tonë.

Cdo musliman i cili është aktiv në të gjitha fushat e jetës e ka për detyrë që aktivitetin e tij laik ta shdërrojë atë në veprim fetar korrekt sipas sheriatit. Parimet baze në të cilat bazohet sheriati janë: Kurani kerim, tradita Profetike, ixhmaja-konsensusi dhe kijasi-analogjia.

Themeluesit e shkollave interpretative dhe kodifikuese të sheriatit janë; Imam Ebu Hanifja r.a. Imam Shafiu r.a. Imam Malik dhe Imam Ahmed ibn Hanbeli r.a.. Këto shkolla juridike-sheriatike janë përhapur në botën gjatë historisë islame.

Në periudhën e Perandorisë Osmanë do të vërejme se sheriati i zbatuar, bëhej sipas shkollës juridike Hanefi të themeluar nga Imam Ebu Hanifja.

Edhe institucionet fetare, politike dhe gjyqësore vepronin në kuadër të zbatimit normave sheriatike të konceptuar hanefi.

Rasti më konkret janë gjykatat e sheriatit që kanë ekzistuar në Shqiperi deri në vitin 1926 dhe që kanë qenë të drejtuara nga kadi ose hoxhallarë të mirëarsimuar. Mexheleja e cila konsiderohet vepra më me vlerë në shkollën juridike hanefi të kodifikuar ishtë paketa e cila ishte e detyrueshme për tu zbatuar nga gjykatat e sheriatit. Në atë kohë këto gjykata ishin në administrimin dhe drejtimin e Keshillit të Naltë të Sheriatit të drejtuar nga themeluesi i Kmsh-së Vehbi Dibra.

Po ti rikthehemi historikut të institucioneve islame dhe përhapjes massive të islamit ne trojet tona do të vërejmë një rol jashtëzakonisht të cmuar të tarikateve të ndryshme islame në përhapjen e fese islame gjë e cila ka ndodhur pikërisht në periudhën e Perandorisë Osmane.

Tarikati ose udha shpirtërore e cila njihet ndryshe edhe si tasaëuf-sufizem është përmasa e brendshme e islamit.

Ky dimension i islamit është i argumentuar teologjikisht në bisedën të cilën ka bërë Profeti a.s. me Xhebrailin a.s. i cili i erdhi në formën e nje burri të moshuar që e pyeste Profetin a.s rreth islamit imanit dhe ihsanit-përshpirtmërisë.

Pikërisht në këtë dimension të tretë të islamit qëndron dhe sufizmi ose tarikati.

Imam Maliku ka thënë "ai që mëson sheriatin-jurisprudencën islame dhe mospërfill sufizmin bëhet horr-fasik, e ai që mëson sufizmin dhe mospërfill sheriatin bëhet murted pra i dalë nga rruga e fesë, ai që i ka kombinuar të dyja ai ka arritur qëllimin e vërtetë".

Po ashtu Imam Shafiu ka thënë "tri gjera më janë të dashura nga bota, heqja dorë nga pretendimi, kalitja e personalitetit me butësi dhe ndjekja e rrugës së sufive". Edhe autoritete të tjera teologjike islame kanë konfirmuar domosdoshmërinë bashkimit të sheriatit dhe tarikatit-tasaëufit në karaketerin dhe personalitetin e besimtarit dhe aq më tepër në ligjerimin Islam. Gazaliu është shembulli më i arrirë në kontributin e dhenë drejt sufizmit. Ai ishte njekohësisht edhe njohës i mirë i sheriatit, teologjisë porn ë të njëjtën kohë ai ishte dhe teologu i cili ka shkruajtur rreth sufizmit.

Pra sufizmi është rruga e cila meret me purifikimin e qënies së brëndëshme të muslimanit që janë nefsi-vetvetja, haëaja-pasioni, marëdhënia me botën e jashtme që është dynjaja dhe shejtani. Imam Ibn Kajim el Xheëzije .r.h. ndër librat e tij të shumtë që ka shkruar është dhe libri me famë "Medarixhu Esalikinë" i cila ka të përfshire dhe të komentuar të gjitha gradat shpirtërore që duhet të prekë dhe posedojë besimtari musliman që quhen ndryshe dhe si mekam.

Termi salik dmth udhëtar për tek Allahu i madhëruar. Ky term është eksplicit term sufizmi. Ibn Kajim El-Xheëzije formën referuese të librit të tij e huazoi nga mjeshtri sufi i cili ka vendosur bazat e gradave të sufizmit që është imam El Harawi i cili shkrojti librin "menazilu esairine" vënd reflektimet e rrugëtarëve tek Allahut. Pra ajo cka dua të them se sufizmi nuk është një "bidat" i ri i islamit por ai qëndron në bazë dhe në themel të islamit.

Pa sheriat nuk kemi fe dhe pa sufizëm nuk kemi shpirt dhe dhëmbshuri per krijesat e Zotit. Të posedosh njërën dhe te shmangësh tjetren është sikurse ai shpendi i cili fluturon me një krah. Edhe në ligjërimin teologjik të hoxhallarëve të vjetër shqiptar do gjejmë brenda sufizmin ose tarikatin. Gjatë periudhës postkomuniste në Shqipëri pati një dyndje të madhe të shoqatave humanitare dhe misionarëve të huaj të cilët kontribuan me çmundën në rimëkëmbjen e vlerave islame. Ndonëse ishte nje kontribut i çmuar në shumë aspekte të ndryshme të aktiviteteve islame, në lidhje me rimëkëmbjen apo mbështetjen e tarikateve islame një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Arsyet janë të ndryshme. Aspekti më i rëndësishëm në mosmbështetjen e tarikateve islame janë direktivat ideologjike me pikëpamje disi puritane islame dhe ato me karakter reformues. Prezenca financiare e organizatave me karakter reformues kanë shkaktuar një lloj tkurrje apo vetpërjashtim të tarikateve islame synite nga hapësira normale synite.

Me shume diplomaci dhe dinakëri shiizmi këtë akt vetpërjashtimi nga hapësira synite, e ka shfrytëzuar për të depërtuar në hapsirën e cila realisht është synite. Po ashtu dhe realitete politike te njejten gjë jane duke bere. Rasti i shtetit bektashi.

E gjitha nënombrellën e sufizmit apo tarikatit. Në botën islame të gjitha tarikatet sufiste sic jane Rifaite, kadirite, shadhilite etj janë sunite dhe ndodhen brenda hapsirës e cila dominohet nga sunizmi.

Jo pa qëllim tarikatet kanë ekzistuar juridikisht dhe defacto brënda Komunitetit Mysliman dhe vazhdojnë të jënë të tilla de jure në statutin e Kmsh-se.



Autor: Eduard SHEFKIU

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...