Islamofobët janë alarmuar nga prania dhe avancimi i myslimanëve në Perëndim dhe në SHBA. Në vend që ta pranojnë pluralizmin fetar dhe lirinë e besimit, disa prej tyre përpiqen ta kontestojnë edhe të drejtën e myslimanëve për të ndërtuar xhami në Evropë.

Liria fetare nuk mund të jetë selektive



Islamofobët janë alarmuar nga prania dhe avancimi i myslimanëve në Perëndim dhe në SHBA. Në vend që ta pranojnë pluralizmin fetar dhe lirinë e besimit, disa prej tyre përpiqen ta kontestojnë edhe të drejtën e myslimanëve për të ndërtuar xhami në Evropë.

Ju që pretendoni se nuk mund të mbrohet liria e ndërtimit të xhamive në Evropë, me arsyetimin se në vendet me shumicë myslimane nuk ka kisha, dëshmoni se nuk e njihni realitetin e këtyre vendeve. Në shumë shtete me shumicë myslimane ekzistojnë kisha, manastire dhe institucione të krishtera, ku komunitetet e krishtera ushtrojnë të drejtën e tyre për besim dhe adhurim.

Kurani e përcakton qartë parimin e lirisë së besimit: "Nuk ka detyrim në fe", (El-Bekare, 256).

Një dëshmi edhe më e drejtpërdrejtë për mbrojtjen e vendeve të adhurimit të bashkësive të ndryshme fetare gjendet në suren El-Haxh, ajeti 40. Allahu i Madhëruar thotë: "Sikur Allahu të mos i zmbrapste disa njerëz me të tjerë, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe Ngadhënjyes", (El-Haxh, 40).

Ky ajet është një dëshmi e rëndësishme kuranore për mbrojtjen e vendeve të adhurimit të bashkësive të ndryshme fetare. Ai tregon se mbrojtja e vendeve ku njerëzit adhurojnë Zotin nuk kufizohet vetëm te xhamitë, por përfshin edhe vendet e adhurimit të bashkësive të tjera fetare.

Edhe në periudhën e Muhamedit a.s., 'Marrëveshja e Medinës' përcaktoi marrëdhëniet ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, duke njohur të drejtën e hebrenjve për ta ruajtur fenë dhe identitetin e tyre.

Prania dhe vazhdimësia e bashkësive të krishtera në shoqëritë myslimane për shumë shekuj është një tjetër dëshmi historike e bashkëjetesës fetare. Kisha e lashtë Kopte në Egjipt, si dhe prania shekullore e të krishterëve dhe e kishave të tyre në vendet me shumicë myslimane, janë shembuj domethënës të kësaj vazhdimësie.



Autor: Dr. Ajni SINANI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...