Dreka e fundit pas namazit të xhumasë



Me shkas:

Për ata që gënjejnë se, sipas asnjë medhhebi nuk falet dreka e fundit pas namazit të xhumasë.

Omer b. Hatabi Radiall-llahu anhu, për mëkëmbësit dhe administratorët e tij që i kishte emëruar nëpër vende të ndryshme, lëshoi një dekret, ku përveç tjerash kishte urdhëruar që:

"në çdo xhami apo mesxhid të vendosin imam për faljen e pesë kohëve të namazit, kurse për faljen e namazit të xhumasë të tubohen në një xhami, e ju (si mëkëmbës) t'ua falni të gjithë xhematit namazin e xhumasë, assesi nuk lejohet që të falet xhumaja në më shumë se në një xhami në një vend", përfundon citati i Omerit në këtë letër që ia kishte dërguar udhëheqësve të tij nëpër qytete.

Në librin "tenvirul kulub fi muameletu al-lamil gujub" faqe 198, dijetari i njohur nga medhhebi shafiij Jusuf En-Nebhani ku ka thënë: Pas një polemike të gjatë në kohn time rreth faljes së drekës së fundit u detyrova që të shkruaj një libër me emrin "Husnu shema fi meshruijeti salati edhuhri ba'del xhumua" dhe përveç tjerash thotë: "Namazi i drekës së fundit pas namazit të xhumasë, me një vend ku ka më shumë xhami, patjetër duhet falur, madje sipas medhhebit ton (medhhebit Shafij) është më e preferuar të falet me xhemat, kurse te shkolla juridike tjera nuk falet me xhemat, por falet vetmas".

Në librin "Bedaiu Senaiu" kjo çështje shtjellohet kështu: 'lejohet falja e namazit të xhumasë në një qytet vetëm në dy xhami e jo më shumë se dy. E në këtë gjendje falet pas farzit të xhumasë dreka e fundit ihtijaten'.



Përgatiti: J. ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...