Mesele mbi Maturiditë dhe Esharitë 1



Pyetja:

Selefistët (vehabitët) thonë se Esharijtë nuk janë nga Ehli Sun-neti sepse këta kanë ndjekur filozofinë dhe apologjetikën si dhe kanë përdorur interpretimin (te'vilin) që selefët e drejtë e kanë ndaluar. Njëkohësisht, ata në të njejtën mënyrë kanë vepruar edhe në shumë çështje tjera. Shpresoj që shkurtimisht t'më përgjigjeni dhe t'më udhëzoni për librat që kanë përgjigje të plotë për këto gjëra?


Përgjigjja:

Esharijtë dhe Maturidijtë (dy Shkolla të Ehli Sunnetit në Akide (për çështjet e besimit)) kanë mbrojtur drejtimin e Ehli Sunnetit me armën e Mu'tezilëve që është filozofia dhe këtë e kanë përdorur në rast të nevojës. Ndërsa, Mu'tezilet janë ata që i janë dorëzuar filozofisë.

Nëse edhe mbrojtja e Hak-kut (e të drejtës) në të cilën kanë qenë Selefët, me armën e filozofisë quhet mendim bid'atçi atëherë edhe Ibni Tejmiu është i thelluar në këtë të keqe pasiqë ai ishte prej atyre që shumë tepër zhytej (edhe pse ai ka kundërshtuar filozofinë dhe filozofët) në filozofi, shumë debatues ndaj atyre merren dhe mbështeten në të.

Literaturë që gjerësisht i qaset kësaj teme është libri im: "Es-Selefij-jetu ...".



Shejh - Dr. El-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...