Fetvatë e gabuara apo tendencioze!



Hoxha i nderuar Nazmi ef. Memeti (Rahmet i pastë shpirti) nga Rahovica e Preshevës, që ishte një tribun i vërtetë i Luginës, në dorëshkrimet e tij, që janë me qindra e mija faqe, mes të tjerash shkruan: "Nga shenjat e vogla të ditës Kiametit është dhënia e fetvasë në mënyrë të gabueshme apo tendencioze kundër parimeve islame".

Fenomeni i neglizhimit të dijetarëve punëtorë të sinqertë tek Allahu xh.sh. dhe tek njerëzit, duket se po bëhet një tendencë helmuese, që vjen nga larg e maskuara reformiste.

Allahu xh.sh. e ruajt fenë islame dhe muslimanët e botës, e dhe neve që jemi musliman shqiptar autokton në siujdhesën ballkanike, nga devijimet e reformizmit!

Rreth rrezikshmërisë së fetvasë dhe për të na mësuar, se kushdo nuk mund të jep fetva kur të dojë, e si të dojë, dhe se njeriu duhet të jetë vigjilent kur të flasë për fenë e vërtetë islame dhe në emër të saj t'i frikësohet Allahut xh.sh..

Pejgamberi Muhamed a.s. na udhëzon duke thënë: "Kushdo që jep fetva pa dije, melekët e qiellit dhe të tokës e mallkojnë". Ashtu pejgamberi a.s. thotë: "Kujtdo që i është dhënë fetva pa dije, mekati i tij bie mbi fetvadhënësin".



Autor: Jusuf ZIMERI



_________________________

P.S.: (Teksti është marrë nga dorëshkrimet e Nazmi ef. Memetit pa asnjë ndërhyrje as profesionale e as gjuhësore).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...