Nuk e tradhëtova kurrë Islamin dhe umetin e Muhamedit a.s.
Mesazhi që Sulltan Abdulhamid Han i dërgoi Shejhul Islamit Mahmud Efendi (Ebu Shemat), pas shkarkimit të tij nga detyra e Sulltanatit.
Me Emrin e Allahut të lartësuar. Paqja qoftë mbi Pejgamberin Muhamed a.s. dhe krejt Pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.
Po ua dërgoj këtë mesazh që të jetë dëshmi për historinë.
Nuk desha unë të largohesha nga Froni. Por presionet e një grupi të quajtur (Xhon Turq) ishin ata që më detyruan ta marr këtë vendim.
Ata më detyruan që unë të nënshkruaj vendimin për themelimin e shtetit të Izraelit në Palestinë. Por unë e refuzova në mënyrë të prerë këtë turp historik ndaj meje dhe ndaj Perandorisë Osmane. Ata më ofruan 150 milionë lira floriri. Por u thashë se krejt botën në flori të më jepni nuk do ta pranoj kurrë këtë turp.
Kjo ishte arsyeja që më shkarkuan.
Për 30 vite kurrë nuk e Tradhëtova Islamin dhe umetin e Muhamedit a.s. e as nuk njollosa më turp baballarët dhe gjyshërit e mi sulltanë.
Ata përfundimisht vendosën të më syrgjynosin në Selanik edhe pse unë nuk desha këtë.
Sot jam i qetë në ndërgjegjen time se kurrë nuk pranova të dëmtohet padrejtësisht qoftë edhe një njeri i vetëm nga shtetasit e mi.
Ju puth duart.
Me respekt, Abdul HAMIDI.
Autor: Abdul HAMID