Shpjegmi i gabuar (jo korrekt) i Albanit mbi hadithin Axhin
Imam Buhariu njërën prej kaptinave të Sahihut të tij e ka emërtuar: "Si mbështetemi me duart përtoke kur çohemi në kijam pas sexhdes së kryer". Në këtë kaptinë ka treguar për Hadithin nga Ebu Kalabeti radi All-llahu anhu që ka thënë: "Më erdhi Malik ibni El-Huvejrithi në Xhaminë tonë dhe tha: "Unë do t'jua fal namazin, por, nuk e dua këtë gjë shkaku i vetë namazit, por, dua që t'ju tregoj për atë se si e kam parë të Dërguarin e All-llahut duke u falur"". Ejubi tha: "E pyeta Ebu Kalabetin për atë se si ka qenë namazi i tij"? Ai tha: "Sikur namazi i këtij plaku, Amër ibni Selemetit". Ejubi tha: "Ky plak kur shqiptoi tekbirin dhe kur e çoi kokën nga sexhdeja e dytë, u ul pakëz, u mbështet përtoke dhe pastaj u çua", (Fet'hul-Bari, 2/203).
Disa Imamë të njohur, njohës të disiplinave të Hadithit, si Imam Hafiz ibni Salahu, Imam Neveviu, Hafiz ibni Haxher El-Askalani theksojnë me sa vijon: "Është sunnet që të çohemi nga sexhdeja duke u mbështetur me shuplakat përtoke, e jo me pjesën e jashtme të duarve, ashtu siç vepron kuzhinieri kur e ngjesh brumin", (Sipas këtij Hadithi vepron Imam Shafiu, vër. e përkth.) Kjo është shënuar në veprën: "Telhisul-Habir" nga Ibni Haxheri, 1/260.
Imam Neveviu në veprën: "El-Mexhmuu" koment i veprës: "El-Muhedheb", 3/442 ka thënë: "Sa i takon Hadithit që përmendet në Vesite dhe në ca vende tjera nga Ibni Abbasi për atë se i Dërguari i All-llahut kur është çuar në namaz pas sexhdes së dytë është mbështetur me duar ashtu siç mbështetet kuzhinieri kur e ngjesh brumin, ai është Daif (i dobët) ose Batil (i trilluar) që nuk ka bazën e tij. Ndërkaq, po të ishte i saktë (sahih) atëherë ajo do të thoshte se është mbështetur me shuplakat e jo siç bën Axhini (kuzhinieri apo plaku), edhe pse kjo e dyta (plaku, vër. e përkthyesit.) është më korrekte", këtu mbaron citati i Imam Neveviut. Të gjithë e dine se kush është Imam Neveviu, e ky nuk është rasti i vetëm ku Albani kundërshton dijetarët e mëdhenj të cilët i ka pranuar gjithë Ummeti si ekspertë të diturive Islame.
Poashtu, edhe Ibn Haxher El-Askalani në veprën: "Telhisul-Habir", 1/260, e përmend Hadithin në fjalë si Batil (Apokrif) duke u pajtuar me Hafiz Ibni Salahun dhe me Imarn Neveviun.
Mirëpo, epilogu i fundit sipas Albanit është ai se Hadithi-Axhin është Autentik (Sahih) dhe i besueshëm si dhe në vlerësimin e tij kanë gabuar të gjithë dijetarët pararendës të mëparshëm! Thjesht, u ka rëshqitur prej dore një gabim i tillë!!! Kjo gjë tingëllon paradoksalisht!
Albani përfundon me fjalinë: "Dhe sa e sa nga të mëparshmit u ka shkuar huq (u ka rrëshqitur prej dore) në mënyrë që me sukses ta bëjnë këtë gjë gjeneratat e mëvonshme".
Tani fjalëpërfjalë do të citoj se çka thotë Albani lidhur me këto çështje (lidhur me Hadithin-Axhin, vër. e përkth.) në veprën e tij: "Silsiletul-ehadithi ed-daifeh", 2/392:
"Hadithin e ka shënuar Ebu Is'hak El-Harbi në mesin e Haditheve Garib prej Erdheka ibni Kajsit": "E kam parë Umerin se si mbështetet me sipërfaqen e shuplakave në namaz gjatë ngritjes nga sexhdeja". E pyeta për këtë gjë. Tha: "E kam parë të Dërguarin e All-llahut duke vepruar kësisoji". Dhe thotë (Albani): "Vargu (zinxhiri) i transmetuesve (përcjellësve) është i mirë", edhe ate me sa vijon: "Na ka treguar Abdull-llah ibni Umeri, na ka treguar Junus ibni "BEKIRI" (duhet të jetë Bukejri, shënim i autorit) nga Hejthemiu nga Ali ibni Kajsi nga Erdheke ibni Kajsi". Dhe vazhdon: "Dy djemtë e Kajsit janë të besueshëm (thikah), kurse Hejthemi është djali i Imran Dimishkiut".
Ibni Hibbani e përmend në mesin e të besueshmëve-thikat. Ndërkaq, nga ai ka përcjellur El-Hejthem ibni El-Harixheh. E përmend Ibni Ebi Hatemiu në Xherh ve Ta'dil dhe ihotë: "Nga ai përcjellin Muhammed ibni Vehb ibni Atijje, Hishanvibni Ammari dhe Sulejman ibni Sherhabili. Nuk përmendin për te as xherh e as ta'dil. Por, rivajetit të këtyre treve ju bashkangjitet edhe i katërti El-Hejthem ibni Harixheh dhe i pesti Junus ibni Bekr. Për këto shkaqe, me ndërgjegje të qetë e pranoj këtë Hadith, mbase sikur të kishte ndonjë dobësi për të do të tregonin ekspertët e Hadithit si Ibni Hibbani dhe Ebi Hatemi". Dhe vazhdon më tutje: "Ky Hadith u ka rrëshqitur (shpëtuar) prej dore kolosëve të Hadithit siç janë Ibni Salahu, Neveviu, Askalani, etj., ata kanë gabuar kur kanë thënë për këtë Hadith se është Mevdu' (i rrejshëm)".
Përgjigjja e Albanit dhe tregimi i lëshlmeve në vleresimin e hadithit në fjalë
- El-Hejthem ibni Imrani është i besueshëm (thikah) vetëm tek Ibni Hibbani dhe tek asnjë dijetar tjetër. Edhe vetë Albani është shprehur lidhur me Hibbanin se korigjimi i tij është i dobët dhe se dijetarët nuk bazohen në te. Albani në veprën e tij: "El-ehadithu-Sahihah" në Hadithin numër 343 tekstualisht thotë: "Dihet se Ibni Hibbani është i pabesueshëm te dijetarët që kanë bërë korigjimin e Haditheve". Pra, Albani veten e sjell në kontradiktë me vehten. E pranon Ibni Hibbanin kur i konvenon edhe ate duke mohuar Imam Buhariun nëse përmend diç që nuk i konvenon.
- Rivajeti (transmetimi) i disa ravive (transmetuesve) të jobesueshëm, nëse ata transmetojnë nga ndonjë i panjohur, nuk mjafton që Hadithi të shpallet Sahih, bile edhe sipas kriteriumit të vetë Albanit e lere më sipas të tjerëve. Mirëpo, ai edhe në këtë shembull shmanget nga ky rregull. Ndërkaq, për atë që ai thotë se me ndërgjegje të qetë mund të thotë se Hadithi në fjalë është Sahih duhet thënë se diç e tillë nuk do të thotë asgjë kur të vehet në peshoren e rregullave precize shkencore të ekspertëve të Hadithit.
- Në sa e sa raste grumbuj të transmetuesve të besueshëm transmetojnë nga transmetuesi i panjohur dhe vetëm Ibni Hibbani i pranon ato Hadithe kurse edhe vetë Albani i refuzon siç është rasti me Hadithin e Malik Darit për çka do të flasim më vonë.
Autor: Hasan ES-SEKAF
_________________________
Shkëputur nga Broshura: "Paradokset e shejh Albanit", i Autorit: "Shejh Hasan es-Sekaf".


