Ballkani në rrezik nga vehabizmi i importuar saudit



Arabia Saudite shpenzon qindra milionë dollarë në mënyrë që nëpërmjet grupeve të reja të islamike radikale të zgjerojë urrejtjen ndaj Perëndimit dhe për të rekrutuar luftëtarë të rinj për xhihadin në Afganistan, shkruan Sunday Times.

Gazeta transmeton pohimet e zyrtarëve të Mqedonisë se islamikët fundamentalistë kërcënon të destabilizojë Ballkanin. Po ashtu, kjo gazetë konstaton se fraksionet fanatike të vehabive, që financohen nga sauditët, hyjnë në konflikt me komunitetin e matur tradicional mysliman.

Fundamentalistët financojnë ndërtimin e xhamive dhe madje japin nga 400 dollarë në muaj ithtarëve të tyre, nga të cilët pritet të lëshojnë mjekra, kurse gratë e tyre të bartin ferexhe.

Sipas kësaj gazete, autoritetet e Maqedonisë pohojnë se janë duke mbikëqyrur deri në 50 vullnetarë të Al-Qaedas, të rekrutuar për të shkuar në luftë në Afganistan.

Dokumentet e besueshme, të cilave u referohet gazeta londineze, tregojnë se disa organizata humanitare islamike, për të cilat dyshohet se merren me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit, po zgjerohen në Ballkan në mënyrë aktive.

Krerët e Bashkësisë Islame në Maqedoni kanë konfirmuar se disa xhami u janë marrë dhunshëm nga ana e grupeve radikale, kurse në to janë vendosur imamë të rinj, duke shtuar se mësimi vehabist është krejtësisht i huaj për traditën lokale myslimane.

Autoritetet maqedonase vlerësojnë se BE-ja dhe Amerika nuk e kanë kuptuar se çfarë problemi paraqet fundamentalizmi islamik në rritje në Ballkan, shkruan më tej gazeta, dhe shton se gjatë bastisjeve të fundit në Bosnjë e gjetiu janë gjetur disa arsenale armësh.



Përgatiti: koha, mars 2010.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...