Dita më e mirë e javës është dita e Xhuma
Duke u bazuar në hadithet e Pejgamberit ﷺ se:
- Në këtë ditë është krijuar Ademi alejhis-selam.
- Në këtë ditë është futur në Xhennet.
- Në këtë ditë ka dal prej Xhenneti.
- Në këtë ditë ka vdekur Ademi alejhis-selam.
Tash sipas "analogjis" së atyre që thonë se:
Si po gëzoheni ditën e hënë për lindjen e Pejgamberit ﷺ ku po në të njëjtën ditë ka vdekur ai ﷺ, a po gëzoheni se ka vdekur, a po e festoni vdekjen e tij?!
Vdekja e Pejgamberit ﷺ ditën e hënë nuk d.t.th që ne nuk bën të gëzohemi dhe ta përkujtojmë lindjen e tij ditën e Hënë, sepse në këtë ditë ka vdekur Pejgamberi ﷺ, ashtu siç nuk d.t.th që vdekja e Ademit alejhis-selam ditën e Xhuma nuk duhet të jetë dita më e mirë e javës dhe festë e javës për Ummetin e Muhammedit ﷺ, sepse Ademi alejhis-selam ka vdekur në këtë ditë.
Ne jemi urdhëruar ta shprehim gëzim ndaj mirësive të Allahut dhe të bëjmë durim ndaj mërzive dhe sprovave.
Ne iu gëzohemi mirësive të Allahut sepse kështu Allahu na porosit në Kur'an:
- "قُلْ بِفَضْلِ اللهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَٰلِكَ فَلْيَفْرَحُوا" - "Thuaj: "Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen".
A ka mirësi dhe mëshirë më të madhe se lindja dhe dërgesa e Muhammedit ﷺ.
Ndërsa për pikëllimet/mërzit nuk jemi të porositur në Kur'an t'i shfaqim ato por përkundrazi jemi të porositur që të mos i shfaqim por të bëjmë durim e të mbështetemi tek Allahun.
Edhe logjikisht njeriu e shfaq, feston dhe e falenderon Allahun për një gëzim, ndërsa për pikëllim bëjmë durim.
Përgatiti: Llukman NEBIU