Gjiganti i umetit - Imam Ebu Hanife
Shpeshherë them se Ebu Hanife është një dhuratë e Allahut për këtë umet. Alame Dr. Usame El-Ez-heri thotë: "janë pajtuar dijetarët se Ebu Hanife është një nga shenjat e Zotit". Ndryshe edhe s'mund të jetë. Ebu Hanife fekihu më i madh i këtij umeti mbas sahabëve të mëdhenj. Ai ka trasuar rrugën dhe metodologjinë e nxjerres së konkluzioneve juridike.
Prindi i tij kishte kërkuar një lutje nga hazreti Aliu r.a., Allahu e kishte shpërblyer me lindjen e këtij djali që e ndriçoi botën me mprehtësi dhe dijën e tij. Imami i fukahave. I veçantë në dije, njohuri, thellësi, menhexh dhe kritere. I pakompromis në thënien e të vërtetës. Njeri modest e i devotshëm. Në fushën e fikut i kanë borxh të gjithë fukahatë. Kolos dhe gjigant i dijes dhe urtësisë.
Ata që thonë se Ebu Hanife nuk njihte hadithin janë të vegjël dhe fjalët e tyre pa vlerë. Allahu e ruajti këtë fe. Meritë të veçantë në këtë aspekt ka Ebu Hanife me kontributin e tij. Allahu qoftë i kënaqur me ty o imam i këtij umeti.
Përgatiti: Dr. Ajni SINANI