Mesele mbi Vehabizmin-Vehabistët 2



Pyetja:

Esselamu alejkum!

Hoxhë i nderuar, ku i ndërtoni qëndrimet e juaja në lidhje me kundërshtimin e Abdulvehabit dhe të kritikuarit e tij? Dhe me çfarë argumenti ju e mbështetni të dhënën se vehabistët veprojnë për para dhe vet etiketimi si "vehabistë" a qëndron?


Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhërishëm, kurse salevatet dhe selamet mbi Muhammed Mustafan s.a.v.s, mbi familjen e tij, sahabët, dhe mbarë besimtarët islam.

I nderuar Alban, sa i përket Abdulvehabit, unë nuk e kam pasur shok që ta njoh personalisht, porse qëndrimi im ndaj tij është ndërtuar në bazë të mendimeve të dijetarëve eminent islam nga Ehli Sunneti dhe Xhemati që kanë sqaruar për të. Ata nuk janë pak, mund të gjesh me qindra vepra që sqarojnë mendimet dhe pikëpamjet e Abdulvehabit dhe aty qartë dalin në pah edhe gabimet e Abdulvehabit.

Po, unë edhe më tutje kam bindje se ka të tillë që paguhen nga lëvizja vehabite, por më vjen mirë se edhe ju po e pranoni një gjë realitet të tillë, kur thoni se ka dikush se ka një vëlla nga vendet arabe që jep para, pra dmth. Paguhen. Jo, nuk është turp që paguhen, sepse pagesa për punë konkrete është hallall sipas islamit, e edhe unë paguhem për punë konkrete, pra marrë rrogë për punën që e bëjë, por turp është të fshihet ajo, ose të përgënjeshtrohet dhe të thuhet se unë punoj pa para për Allah. Pra këtu qëndron dyshimi!

Sa i përket faktit se i emërtojmë Vehabij, ky emërtim është shumë i drejtë, sepse ato që zbatojnë mendimet e Ebu Hanifes quhen hanefij, të Imam Shafiut quhen shafi'ij, të Marksit quhen marksist, andaj edhe të Abdulvehabit quhen vehabistë. S'ka asgjë të keqe edhe pse dikush tenton t'i jep kahje tjetër.

Sa për kronologji, tani nuk kam kohë të merrem me punët e tilla, por ju sugjeroj të lexoni literaturën apo njërën nga "100 veprat e dijetarëve të mëdhenj islam" që flasin për vehabizmin, ose ju sugjeroj të lexoni veprën e vëllait të Abdulvehabit çfarë ka thënë për të.

Në fund, unë askënd se shikoj me sy të keq, dhe edhe unë i bashkëngjitem lutjes suaj për bashkim, por të mos harrojmë se për këtë duhet edhe vepruar e jo vetëm lutur.



Shejh - Jusuf ZIMERI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...