Njëra nga mënyrat më Dinake të rrënimit të Xhamive në Bullgari



Në këtë shkrim (përkthim) jo të gjatë do të paraqesim njërën nga mënyrat më interesante të rrënimit të xhamive në Bullgari, të cilat janë shënuar sipas rrëfimeve të një gjenerali të brigadës në pension, Aleksandar Aleksandroviq Musolov, i cili ishte njëri prej aktorëve kryesor i këtyre veprave të mbrapshta barbare. Ai me mburrje rrëfen kur thotë: Me anën e dinamitit i kemi rrënuar minaret e xhamive, të cilat sipas tij, qendrës së Bullgarisë së re po i jepnin një pamje të qyteteve të Turqisë. Materialin të cilin e kemi shkoqitur nga rrëfimet e këtij gjenerali monstruoz i ka botuar ditari "MIR" (paq) nr. 9543, më 30-prill-të vitit 1932. Në vijim do të shohim se si i përshkruan ai këto vepra barbare dhe të mbrapshta të rrënimit të xhamive në Bullgari.

Gjatë një dreke regjenti Dondukov Korzakov shpesh ankohej se në Sofje (kryeqyteti i Bullgarisë, Sh.V.), ka shumë xhami, dhe se ato kryeqendrës së Bullgarisë po i japin pamjen e qyteteve të Turqisë, dhe numri i tyre nuk është në përputhje me popullatën myslimane, dhe se aty ngarendën minaret si në mal.

"Ne, thotë gjenerali në fjalë, e pyetëm përse nuk urdhëroni që ato të rrënohen? Përgjigja e regjentit ishte: Nuk është punë e letë. Kur e kemi rrënuar xhamin e madhe e quajtur xhamia e zezë, vazhdon regjenti me fyerje ndaj kësaj xhamie madhështore që ka ekzistuar dikur në Sofje (Sh.V.), e cila dukej si të ishte ndonjë lugat dhe përbindësh, komisari i Turqisë, emrin e të cilit nuk e mbajë më në mendje ka protestuar, me çrrastë përfaqësuesit e fuqive të jashtme, duke mos u hamendur për shkaqet e një vepre të tillë çfarë ne e bëmë, na u kërcënuan se ne me Turq po vepronim në mënyrë barbare, përfundon regjenti ...".

"Por disa muaj më vonë thotë gjenerali Musolov, pas një dite të mirë me diell, u ktheva në shtëpi që të pushoj pak. Papritmas koha ndryshoi dhe filloi të bie shi. Bubullima çdoherë e më shumë vinte duke u shtuar. Punëtori shërbyes i regjentit i lodhur dhe shumë i djersitur arriti tek unë, dhe mu drejtua: "Regjenti ka urdhëruar që menjëherë të vini tek ai". Me hapa vrapues arrita tek konaku i regjentit, dhe hyra në kabinetin e tij. Isha i lagur si miu. Regjenti më dha shenj që t'i afrohem, dhe më tha: "Të urdhëroj që t'i marrësh dhjetë ushtarë të inxhinierisë të cilët do të jenë nën komandën tënde, ata kanë dinamit. Dhe përpiqu që rrufeja të godas sa më shumë minare. A më kuptove? U përgjigja: Po". Stuhia vinte duke u qartë. Trimat e inxhinierisë ushtarake hipnin deri tek gjysma e minareve, atje e vendosnin dinamitin dhe tërhiqeshin. Kohë pas kohe dëgjoheshin bubullima pa shkëlqim dhe ne e dinim që rrufeja i qëllonte minaret pa e gabuar cakun. Të nesërmen vërejtëm se dhjetë xhami kishin mbet pa minare dhe pa kulm, dhe më pas komisarit Turk ia dërguam kopjen e protokollit në të cilën konstatohen shkaqet e fatkeqësisë nga moti i lig".

Sipas gjeneralit në fjalë i cili ka qenë njëri prej akterëve kryesor në rrënimin dhe shkatërrimin e atyre xhamive me metoda më dinake, kjo urrejtje është një tregim i vërtet. Madje ai vazhdon dhe thotë se kjo ngjarje të cilën e publikova haptazi nuk është as akuzë as urrejtje, por diç që ka ndodh me të vërtet. Me këtë që shtrova më lartë pata për qëllim të tregoi përse dhe në çfarë mënyre u zhdukën përmendoret turke nga skena. [*]



Përktheu dhe Përgatiti: Shevki Sh. VOCA



_________________________

[*] - Libri Dr. Zoran Sv. Tomic: "KAMAL ATATURK - tvorac nove turske" BG, 1939, ("Kemal Ataturku-themelues i turqis moderne").
P.S. Hyrja e librit është shkruar nga Suphi Tanrier, Ministri i Plotfuqishëm dhe Përfaqësues i shkëlqyeshëm i Republikës Turke në Bukuresht. Hyrja librit i ka 105 faqe shkruar me numra romak CV. Ndërsa libri përbëhet nga 283 faqe, pa hyrje.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...