Kufri kulminacioni i të këqijave në këtë botë



E keqja ma e randë në jetë është kufri-mosbesimi, ngase nuk ka mëkat e as përgjegjësi pas kufrit.

Pronari i kufrit ka kryer një kriminalitet që meriton përzamjen e tij nga mëshira e Allahut xh.sh..

Për këtë Allahu xh.sh. thotë: "Ska dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) ti përshkruhet Atij shok (idhujtarinë) e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh", (Ajeti 48 Suretu En-Nisa).

Pra, kush hynë në kufër dhe i trillonë Allahut shoq nëse zotnon edhe pasurinë e tërë botës, dhe të ketë kryer çfarëdo vepre nuk ka kurrfarë dhurate te Allahu xh.sh., Allahu xh.sh. thotë: "Krijesat më të dëmshme te Allahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë", (Ajeti 55 Suretu El-Enfal).

Të gjithë ne e dimë se kafsha nuk zotnon logjikën, por ajo dirigjohet nga instikti i saj e që është instikt i vërtetë.

Nëse kafshës ia paraqesim ushqimin ajo do të hajë aq sa i mjafton dhe nuk e tepron. Pastaj nëse kafshës së tillë i paraqesim çfarëdo ushqimi ajo refuzon ta hajë, ngase instikti i saj është i vërtetë dhe i jep vetëm aq sa duhet.

Karakteristika e kafshëve është se ato nuk janë të dhënura pas epshit. Epshi i tyre dhe marëdhëniet i kryejnë vetëm për të ruajtur gjinine-llojin e tyre.

Kafsha e gjinisë femrore kur mbetet me barrë, ajo me nuk lejon që mashkulli t'i afrohet për marëdhënie.

Allahu xh.sh. ata që i bën shoq Allahut i cilësoi me këtë cilësi si dhe më të dobët dhe ma të dëmshëm.

Fjala "Devab" është shumësi i "Dabetun" e kuptimi i saj është gjithëçka që ecë në sipërfaqen e tokës.

Shtrohet pyetja se: Pse Allahu xh.sh. njerëzit i cilësoi me cilësi me të keqe se sa kafsha?

Kafsha e cila nuk zotnon logjikën as fuqinë e të menduarit kryen misionin e saj të plotë pa kurrfarë pengese.

Ajo bartë barra dhe kryen çdo obligim për të cilin është krijuar.

Njeriu i cili zotnon logjikën për të zgjedhur të vërtetën dhe të mirën mbush barkun e tij edhe shpeshëherë i kalon kufijt e ushqimit sa që nuk mundë të lëviz. Njeriu me logjikën e tij kalon kufijt Islam dhe njerëzorë bile nganjëhrë edhe shtazorë, dhe i plotëson vetës çdo dëshirë epshore pa marrë parasyshë mënyrën dhe vendin.

Si të mos cilësohet me cilësinë më të ulët se kafsha kur ai e adhuronë kafshën.

Allahu xh.sh. e dalloi njeriun nga krijesat tjera me logjikë që të rregullojë punët e tija dhe ti shfrytëzojë begatit e kësaj jete. E angazhoi me besim se për këtë ekzistencë ka Krijues.

Mirëpo, njeriu në vendë që të njohë fuqinë e Allahut përdor logjikën e tij si mjet për kufër.

Ai harroi vleften e mendjes dhe e shëndrroi në angazhimin e gjërave tjera, pastaj të këqijat rrjedhin pa kufij.

Në fund të cekim se e mira dhe e keqja nën shiqimin Islam janë:

Puna e mirë është ajo punë që ka për qellim kënaqësinë e Allahut xh.sh. dhe me ate vepër shpreson shpërblim të shumëfishtë ditën e gjykimit. Prandaj, çdo gjë që vjen prej Allahut është mirësi.

E keqja buron nga vet njeriu. Ai shkatërron jetën e tij në ekzistencë, prishë rendin jetësorë dhe thenë ligjet e Allahut xh.sh..

Ai mendon se kryen vepra të mira, e në të vërtet shkatërron.

Allahu xh.sh. krijoi për ne të mira të shumta në gjithësi që njeriu nuk mundet të i numrojë, por ne ato begati i shkatërruam me naivitetin tonë.

Në gjithësi ekziston gjithëçka që i nevojitet njeriut dhe i mjafton prej fillimit të njeriut të parë deri në momentin e fundit të kësaj ekzistence.

Njeriu me egoizmin e tij shkatërronë çdo gjë, me të cilën fitohet jeta e botës tjetër, e nëse praktikojmë urdhërat e Allahut arrijmë qëllimin final të krijimit tonë.

Nëse humbim drejtëpeshimin dhe nuk luajmë rolin për të cilin u krijuam atëherë ballafaqohemi me probleme të rënda në këtë botë e në botën tjetër dënim ferri-xhehenemi.

Pra, njeriu qenka i kufizuar në dituri, ai nuk din asgjë për ardhmërinë e tij prandaj nuk mund të gjykoj për veprat e mira dhe të këqija.

Urrejtja jonë ndaj disa gjërave nuk duhet gjykuar si vepër të keqe, se ndoshta aty ekzistojnë gjëra të mira dhe përkundrazi.

Nëse dëshirojmë të kemi një jetë më të lumtur patjetër duhet të pajtohemi me gjykimet dhe caktimet e Allahut xh.sh..

Gjykimet e Allahut xh.sh. asnjëherë nuk janë të këqija, prandaj kush pajtohet me to, është drejtuar rrugës së drejtë dhe të shëndoshë që shpien në shpërblimin e xhenetit.

Vall-llahu ealem ve bil-lahi teufik!



Autor: Muhamed Muteveli Esh-Sharavi
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Shkëputur nga: E mira dhe e keqja, faqe 71-72.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...